Author: tirana

Reperi Stresi ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Instagram, ku tregon edhe njëherë se gjithçka mes tij dhe Keisit ka përfunduar. Në foton e postuar Stresi shkruan se ka ndezur drutë dhe po i djeg të gjitha fotot, por duke mos e saktësuar se cilat. Menjëherë në foto kanë nisur komentet, por edhe për këtë herë Stresi ka qënë i përgatitur për t’ju përgjigjur atyre që komentonin se po shkatërronte fotot me ish-bashkëshorten. “Mos keqkuptoni thënien time sepse s’ka të bëjë me fotot që mendoni ju. Sado që të djegësh foto, kujtimet si djeg dot”, shkruan…

Read More

‘Një burrë dhe një grua të ndarë nga lufta. Ai serb ajo kosovare. Ai e kërkon atë për vite me radhë midis refugjatëve të shpërndarë nëpër Evropë, sepse ia premtoi asaj. Ajo e pret atë, duke u ulur në një cep të botës, sepse të presësh për të është e vetmja gjë që mund të bëjë. Por ndonjëherë fati i kthen njerëzit në “letra të dërguara në kohën e gabuar”. Kjo është historia e dhimbshme e dashurisë që shkrimtarja shqiptare, që jeton tashmë prej vitesh në Itali, Anilda Ibrahimi pati shkruar në libër 10 vite më parë e që sot…

Read More

Prej disa javësh mediet e huaja kanë raportuar se shqiptarë të dënuar në Britani, përdorin celularë nga burgu, duke sfiduar kështu qeverinë që ka akorduar miliona euro për të rritur sigurinë. Shkrimi i radhës vjen nga ‘The Sun’, ku shkruan se ka mundur që këtë të diel të kontaktojë përmes një faqeje internetit, të quajtur “The Best”. Gazetari investigues ka bërë një bisedë dhjetë minutesh me Krenar Hasanajn përmes Facebook-ut. 26-vjeçari po shlyen një dënim prej 8 muajsh, në një prej burgjeve britanike, për posedim droge. Ai tha: -“Unë jam brenda. Është e rrezikshme. Ata mund të gjejnë telefonin tim.…

Read More

Eurodeputetja kroate, Dubravka Šuica, pritet të kandidohet në postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. Ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por burime diplomatike në Bruksel pohuan se zonja Šuica është pjesë e listës që do të prezantohet të martën. Pasi prezantimit të Komisionit, pritet të merret në tërësi edhe votëbesimi i Parlamentit Europian, ndërsa më parë do të zhvillohen edhe seanca dëgjimore me të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Mandati i Komisionit të ri Europian do të fillojë zyrtarisht më 1 nëntor…

Read More

Sistemi bankar ka shënuar ndryshime të mëdha në 6-mujorin e parë të këtij viti. Fillimi i aktivitetit të bankave të konsoliduara ka riformatuar tregun. Nga 16 banka në 2018-n, në fund të qershorit, numri i tyre kishte zbritur në 13, ndërsa në gjysmën e dytë do të jenë aktive vetëm 12. Numri i punonjësve dhe degëve në rënie 2018-a dhe gjysma e parë e këtij viti ishte një periudhë e rëndësishme për sistemin bankar, që kaloi një proces intensiv riformatimi. ABI Bank bleu në shkurt Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG) dhe Intesa Sanpaolo finalizoi përthithjen e Veneto Bank. Në fund…

Read More

Policia italiane ka ndaluar 5 shqiptarë pasi janë kapur me dokumente të falsifikuara, në aeroportin e Ciampinos. Mosha dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur pasi policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e falsifikatorëve, por mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës midis 25 dhe 30 vjeç. Të arrestuarit kishin ngritur një strategji mjaftë të veçantë për të kaluar aeroportin, por që në fund dështoi. Procedurën e veçantë e quanin ‘Shkëmbimi’, ku prisnin biletën e kombinonin, një në emër të dokumentit dhe kuponit që dispononin dhe një në…

Read More

Shqipëria u mund mbrëmjen e djeshme nga Franca, me rezultatin 4-1, por ajo që shqetëson ishte paraqitja e skuadrës kuqezi, e cila nuk ishte mjaft e dobët. “France Football” është ndalur te skuadra shqiptare dhe i ka bërë vlerësimin për lojtarët shqiptarë. Padyshim që notat e tyre ishin shumë të dobëta dhe i vetmi që e kalon “klasën” është Keidi Bare që mori notën 5. Ndërkaq prestigjozja franceze ka zgjedhur Hysajn si lojtarin më të dobët, duke i vendosur notën 3. “Në një mbrojtje shqiptare të rrethuar në çdo cep, ai ishte personi që vuajti më shumë dhe me diferencë…

Read More

Një shqiptar ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Pescara, të Italisë. Mediet italiane bëjnë me dije se 33-vjeçari, B.M, u kap duke i dhënë 2 doza kokainë një blerësi vendas në këmbim të 200 eurove. Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e tij rreth 1 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro para, të përfituara nga aktiviteti i paligjshme, hobe dhe lëndë prerëse. Kërkimet në shtëpinë e tij, në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat e drogës.

Read More

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “BMW” ka përplasur një motor dhe për pasojë ky i fundit ka marrë flakë. I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e qytetit me dëmtime në trup. “Kokorja e drejtuesit të motorit ka përfunduar 7 metra larg vendit të aksidentit duke u bërë e gjitha copë nga përplasja e fortë”- raporton Ruçi. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për tu pyetur më tepër rreth aksidentit, ndërsa zjarrëfikësert kanë bërë yë mudnur shuarjen e flakëve. Policia është…

Read More

Prokuroria e Përgjithshme po verifikon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe 6 këshilltarë bashkiakë, të cilët mund të preken nga ligji i dekriminalizimit. Në dokumentet që ka siguruara ABC Neës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar hetim të thelluar prokurorisë për këta 7 të zgjedhur, të cilët kanë deklaruar dënime jashtë vendit, por që vetë komisioni nuk mund t’i verifikojë në shtete të huaja. Deputeti që po i nënshtrohet verifikimit, është Ervis Meço. Ai u bë deputet nga lista e PD-së në Vlorë pas djegies së mandateve, dhe ka deklaruar një dënim në Gjermani, 30 ditë burg, e…

Read More

Pas një loje të cilën e mbajti gjithë kohën në epërsi, Franca shënon për herë të katërt, por Shqipëria përgjigjet shumë shpejt me golin e nderit. Ikone, një debutues në këtë ndeshje, arrin shënojë golin e katërt për francezët. Pak minuta më vonë, Cikalleshi mori një penallti dhe arrin të shënojë golin e nderit kundër kampionëve të botës.

Read More