Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se kur është i lejueshëm dhe kur jo errësimi i xhamave të pasëm të automjeteve. DPSHTRR sqaron se xhamat e pasëm mund të errësohen deri në masën 75% me material xhami ose qese/film, vetëm nga prodhuesi apo nga një servis i licensuar. Materiali duhet të jetë i çertifikuar, ndërsa zotëruesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me faturën përkatëse. “Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi…
Author: tirana
Media franceze RMC Sport sqaron se ngatërresa në fjalë ndodhi nga ana e kompanisë së Federatës së Futbollit Francez, e cila qe përgjegjëse për organizimin e ndeshjeve. Nisur nga burimet e RMC Sport, në email u dërgua dy himne, për shkak se Franca pritet të luajë edhe me Andoran më 10 shtator. Përsa i përket kësaj ndodhie, përpos FFF-së reagoi edhe vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili i kërkoi ndjesë të thellë kryeministrit Rama.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në një takim kokë më kokë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Vizion Plus mëson se vizita e shefit të qeverisë në Berlin do të nisë pikërisht me takimin me kancelaren gjermane mëngjesin e së premtes në 13 shtator në orën 9:30. Berlini zyrtar konfirmon se në fokus të takimin do të jenë hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor. “Më 13 Shtator, kancelarja do të mirëpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Kancelarinë Federale në orën 9:30. Në fokus të diskutimit mes tyre do të jenë çështjet europiane, si…
Detaje të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe me nokën ‘Diabolik’. Shefi i ultrasve të Lazios u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës. Prokurorët do t’i kërkojnë llogari një fashisti 47-vjeçar të Romës së Veriut, i arrestuar në kuadër të hetimeve. Fabio Gaudenzi, i njohur me nofkën Rommel është marrë në pyetje nga gjyqtarët, si i dyshuar në vrasje. Përpara arrestimit ai hodhi në Youtube një video, ku thotë se do të tregojë gjithçka që di për vrasjen e ‘Diabolik’. Është dëshmia e Rommelit ajo që…
Arrestohet biznesmeni i njohur Petrit Syla. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin: P. S., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy puntorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Alketa Vjesiu do të jetë këtë vit prezantuese e Festivalit të Këngës në RTSH. E ftuar në “Jo vetëm modë”, Alketa ka zbuluar se nuk do të marrë asnjë qindarkë për festivalin, dhe këtë pakt e ka bërë fillimisht me veten pastaj me drejtuesit e Televizionit Publik. “Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë…
Djali i Dr. Florit, Daniel Kondi, sot feston ditëlindjen e tij të 5-stë. Festa për të ka nisur që herët, ku nuk kanë munguar urimet e shumta, të miqve dhe kolegëve të këngëtarit të ndjerë. Në mes tyre, urimi i Ermal Mamaqit dhe Landi Hysit ishin më të veçantë. “Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr , para se ti të lindje“, shkruan Ermali. Ndërsa Landi e uron Danielin, duke thënë se ndonëse kaq i vogël, e ka mësuar atë si të qëndrojë i fortë, e kurrë mos të dorëzohet.…
Nga Niko Peleshi / E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkalle pallati. Ato bashkejetojne edhe brenda qenies se cdo njeriu. Nuk janë të ndara dukshem. Nuk i shqiten njera-tjetres. Keshtu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane ashtu sikunder nuk ka sisteme totalisht të korruptuara.Ai që bën diferencen midis njerëzve, shoqërive, sistemeve dhe shteteve është raporti i të mirës me të keqen. Diku dominon e keqja, diku dominon e mira. Por brenda një shoqerie une mendoj se ky raport është…
Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar! Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjesë të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit te Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.
Një aksident ka ndodhur në mesditë në qytetin e Vlorës dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ndodhi në rrugën transballkanike, dy prej tyre me targa italiane dhe njëra me targa shqiptare. Dy mjetet me targa italiane drejtoheshin nga babë e bir. Ka qenë babai që ka përplasur fillimisht mjetin e të birit e më pas ky i fundit një makinë tjetër. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spital për mjekim ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shoqëruar një prej shoferëve.
Jahti që u zbulua dje i braktisur 12 milje larg brigjeve shqiptare në zonën e Shëngjinit është tashmë një çështje që po hetohet nga policia lokale, Krimet e Rënda, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Sepse, këtu nuk bëhet fjalë thjesht për mjetin e kapur, por më tepër për zhdukjen misterioze të biznesmenit turk Sevgin Yavuz në ujërat territoriale shqiptare. Dy ditë më parë një peshkarexhe, e cila kthehej në portin e Shëngjinit njoftoi se afro 11 milje nga Rodoni kish pikasur një jaht, por pa persona në bord. Report Tv ka mësuar nga hetuesit se për herë të fundit kjo…
Prej gati 2 vitesh Linda Rein nuk e kemi parë më në dalje publike dhe postimet e saj në rrjetet sociale kanë qenë më të pakta. Ajo është larguar për në Maltë ku vazhdon jetën e saj aty. Megjithatë së fundmi ajo ka bërë në Instagram një intervistë virtuale me ndjekësit e saj dhe kurioziteti ka qenë i madh. Një nga pyetjet është: “Pse u bëre femër nga mashkull?” Për t’i shuar kuriozitetin, Linda i ka kthyer një përgjigje epike. “Doja të bëhesha dele, por doktori më tha se nuk kisha mjaftueshëm lesh”, shkruan Linda. Linda njihet si transgjinorja e…