Author: tirana

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të dukeni çuditshëm në foto, me sy të kuq dhe të zmadhuar? Një dukuri e tillë quhet efekti i syrit të kuq. Ka një shpjegim për këtë. Shkaku përse sytë tuaj janë të kuq kur dilni në fotografi është gjaku. Retina furnizohet me nutrient dhe me oksigjen, të cilat në vetëvete përmbajnë gjak nga ai që quhet koroid. Ky i fundit përmban shumë enë gjaku. Në momentin që ju fotografoheni dhe flashi fiket, drita depërton në pupilë dhe ajo zgjerohet në mënyrë që të kontrolojë sasinë e dritës që hyn në sy. Mirëpo, për shkak…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Duke vlerësuar angazhimin e Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa. Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Kryetari Basha ka emëruar Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i…

Read More

Arbana Osmani po shijon ditët më të bukura larg Shqipërisë. Pas vizitës në Itali ajo ndodhet në Francë bashkë me partnerin Eduart Grishaj, i cili vijon t’i realizojë foto të mrekullueshme moderatores. Jo se ai ndodhet në ndonjërën nga fotot e publikuara në Instagram nga Arbana, por dora e tij duket kudo, si në këtë foton e fundit nga Parisi. Arbana duket mjaft në formë në foton e fundit të publikuar në profilin e saj, ndërsa bën një deklaratë dashurie për kryeqytetin e të dashuruarve: “Të dua Paris”. Pas këtij dedikimi, mikja e saj Xhemi Shehu nuk ka ngurruar të…

Read More

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike Gert Bogdani. Bogdani me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se është mirënjohës ndaj punës që ka bërë në PD, kurse shton se do të vazhdojë angazhimin e tij politik e qytetar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gerti Bogdani do marrë tjetër post në Partinë Demokratike. Postimi i Gert Bogdanit: Te dashur miq, Ne radhe te pare deshiroj te ndaj me ju dhe te shpreh mirenjohjen time ndaj Liderit Historik te Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, per besimin qe me dha ne vitin 2007 ne…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në qytetin bregdetar të Durrësit. “Balkanweb” se një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër 15 të qytetit. Viktima është ende i paidentifikuar dhe rreth 40 vjeç. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Read More

Ora 10 e të hënës do ta gjejë presidentin Ilir Meta përballë komisionit të posaçëm hetimor parlamentar. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision hetimor për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e kushtetutës, iniciuar kjo nga maxhoranca socialiste e Edi Ramës. Top Channel ka mësuar se në këtë përballje, presidenti nuk do të jetë i vetëm, por do shoqërohet nga 3 këshilltarë. Presidentit nuk do t’i lexohet formula e betimit, pasi ai është person nën hetim. Rregullorja e komisioneve parlamentare parashikon që formula e betimit i lexohet dëshmitarëve. Pritet…

Read More

Greqia kundër hapjes së negociatave dhe bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky është lajmi i shpërndarë sot nga Kathimerini në “Twitter”, duke cituar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Kushti i Mitsotakis për të dhënë votën pro Shqipërisë është trajtimi i minoritetit grek në vendin tonë. “Mitsotakis thotë se Greqia nuk do të mbështesë bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë derisa të ketë ndryshime në trajtimin e minoritetit etnik”, shkruan Kathimerini.

Read More

DEMI Vënë ushqimin para çdo gjëje. Çdo sekondë që kanë të lirë në jetën e tyre e përdorin për të ngrënë dhe mund të gatuajmë edhe në mes të natës. Janë kuriozë të provojnë të gjitha shijet dhe nuk bëjnë kurrë naze. PESHORJA Peshoret kanë një dietë të balancuar dhe lënë pas çdo gjë kur u shkon orari i mëngjesit, drekës apo darkës. Hanë çdo gjë që ju del para pa menduar për kilet e tepërta. PESHQIT Peshqit e përdorin ushqimin si një mënyrë për të ngushëlluar veten. Gjithmonë kur diçka në jetën e tyre nuk shkon mirë, ushqimi është…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku nusja e shtëpisë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti, vjehri dhe vjehra. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një sitiuatë të paimagjinueshme dhune. Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe…

Read More

Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu kërkojnë një ndryshim të sistemit zgjedhor. Sipas tyre, duhet rikthyer një formë e sistemit mazhoritar, ku qytetarët të zgjedhin vetë për deputetët që duan të kenë në Parlament. Ky qëndrim i Lulzim Bashës pas takimit me drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, David Kostelancik ishte tregues se reforma zgjedhore do të ishte fokusi kryesor i opozitës deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja. Kjo reformë ka qenë në qendër të diskutimit edhe në takimin 90 minutësh që Basha zhvilloi mbrëmjen e të enjtes me aleatët e…

Read More

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka publikuar një video sipas saj në një nga klubet e natës në Tiranë ku dëgjohen thirrjet: “Rama ik”. Sipas saj, edhe kur të rinjtë dalin për të dëfryer mendjen e kanë tek largimi i kryeministrit, duke shtuar se durimit i ka ardhur fundi. “Kur ke bërë aq shumë dëme, sa edhe pse të rinjtë dalin për të dëfryer, mendjen e kanë tek largimi yt! Durimit i ka ardhur FUNDI! #RamaIk Video është regjistruam mbrëm në një prej club-eve të Tiranës”, shkruan ajo.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 35 vjeçar, i cili kundërshtoi dhe më pas kërcënoi punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. D., banues në Tiranë. Në rrugën “Mikel Maruli”në Unazë të Re, 35- vjeçari ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër dhe në momentin që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Tashmë i riu akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.

Read More