Ju ka ndodhur ndonjëherë që të dukeni çuditshëm në foto, me sy të kuq dhe të zmadhuar? Një dukuri e tillë quhet efekti i syrit të kuq. Ka një shpjegim për këtë.
Shkaku përse sytë tuaj janë të kuq kur dilni në fotografi është gjaku. Retina furnizohet me nutrient dhe me oksigjen, të cilat në vetëvete përmbajnë gjak nga ai që quhet koroid.
Ky i fundit përmban shumë enë gjaku. Në momentin që ju fotografoheni dhe flashi fiket, drita depërton në pupilë dhe ajo zgjerohet në mënyrë që të kontrolojë sasinë e dritës që hyn në sy.
Mirëpo, për shkak të shpejtësisë së madhe të dritës e cila hyn në sy, pupila nuj ka mjaftueshëm kohë që të ngushtohet. Drita është e aftë të godasë koroidin e syve e cila është e pasur me enë gjaku, kthehehet sërish mbrapsht, duke dhënë në këtë mënyrë efektin e syve të kuq.
Ekzistojnë disa fakte të rëndësishme të cilat nuk i dinit për sytë e kuq.
-Sa më ngjitur aparatit fotografik të qëndroni, aq më I lartë është efekti që sytë të dalin të kuq.
-Sa më shumë errësirë të jetë në dhomë, aq më shumë sytë do të duken të kuq.
-Më të prirur ndaj syve të kuq në foto, janë fëmijët.
-Personat me tipare lëkure jo të errët dhe me stme ngjyrë janë më të prirur ndaj këtij efekti. Kjo, për shkak të mungesës së melaninës në brendësi të syrit.
Por ekzistojnë disa këshilla dhe truke të cilat mund të eleminojnë këtë problem.
-Aktivizoni butonin “anti-red eye”.
-Gjeni një ambient me drita.
-Mos shikoni direkt në apparat.
-Alkooli shkakton qarkullim të gjakut në venat tuaja. Nuk këshillohet pozimi në këtë situatë.