Një instalacion arti në Austri ka sjellë një pyll të vërtetë në mes të një stadiumi futbolli, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimit të klimës dhe shpyllëzimit. Wörthersee Football Stadium në Klagenfurt është shndërruar në një pyll të mrekullueshëm për një projekt të ri nga artisti zviceran Klaus Littmann. Fusha e madhe, e vendosur afër Liqenit Wörthersee në shtetin jugor austriak të Carinthia, tani është rreshtuar me rreth 300 pemë, disa që peshojnë deri në gjashtë ton secila. Projekti “Për pyllin – tërheqja e pafundme e natyrës”, e cila fillon më 8 shtator u frymëzua nga një vizatim…
Author: tirana
Fruti i “kafenjtë” ose hidet janë të parat që piqen e u japin tregjeve të frutave e perimeve ngjyrën tipike të kafes së kuqërremtë, të vjeshtës. Shumë pak e dinë, por ky frut është përdorur për 4.000 vjet në mjekësinë tradicionale kineze, për shkak dhe të përbërësve kurues. Idja përmban magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Sipas të dhënave ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të…
Ish Presidenti Moisiu I është rikthyer kujtimeve lidhur me një takim me Ramiz Alinë 14 vjet më parë. “Duke pirë një kafe me të gjatë pritjes festive, i thashë: -“Z. President Alia, dëshiroj t’ju bëj një pyetje”. -“Urdhëroni”, më tha. -“Desha t’ju pyes, ku i gjetët këta dy persona që u vendosën në krye të dy partive kryesore shqiptare? Njëri prej tyre, i zgjuar, por dallohej për qefli dhe pijetar, ndërsa tjetri për dobësi arriviste dhe mungesë tolerance”. Sigurisht, ai nuk mi pranoi tërësisht këto mendime, por me këtë desha të them që për fat të keq në krye të…
Shpallur nga The Economist Intelligence Unit, si vendi më i mirë në botë për të jetuar, Vjena është vendi me të cilën krenohet Austria. Gjysma e sipërfaqeve urbane atje, janë të mbuluara me gjelbërim. Po transporti publik? Transporti publik është ndr më të lirët dhe më modernët në botë. Me ndihmën e një karte vjetore për transport publik, bën të mundur udhëtimin kudo në qytet, me vetëm 1 euro në ditë. Politikat vendase atje kanë parandaluar pabarazinë përmes kostos së jetesës.Gjithashtu, niveli i kriminalitetit në këtë vend është më e ulëta në rreth 20 vite. Banorët pohojnë se qyteti nuk…
Flet artistja e re dhe e talentuar violistja, Sara Zoto: Në familjen time po, mamaja ime është violiniste, ajo që më formoi mua dhe tim vëlla, violonçelist… Nuk ka gjë më të bukur sesa të ndash muzikën me gjakun tënd… Sara Zoto, lindi më 1998 në Tiranë, ka nisur studimin e violës në moshën 9- vjeçare me E.Katroshi, për të vazhduar me A.Pacon. Nga viti 2016-të është e regjistruar në Konservatorin e Muzikës G.Tartini në Trieste, në klasën e A.Amendolës. Ndër vite ka fituar shumë konkurse si: “Earth Songs”, “Tirana Talent”, “Ars Kosova”, “Pjetër Gaci”, “Concorso di giovani strumentisti” (UD),…
Kryeqyteti është prekur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një stuhi me rrufe që për disa momente e kanë “kthyer” natën në ditë. Fenomeni natyror ka ndodhur përgjatë orës 01:00 deri rreth orës 03:30 të mëngjesit. Vetëtimat e shpeshta me intervale çdo 20 apo 30 sekonda kanë ofruar pamje të veçanta në Tiranë. Në videon e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri nga periferia e kryeqytetit, mund të shikoni një përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur.
Shumë njerëz e kanë pothuajse të pamundur të shmangin emocionet që krijon e folura në publik. Pavarësisht se janë personat mund të jenë me arritje të shkëlqyera profesionale, e folura në publik duket sikur i step këto tipe njerëzish që të japin maksimumin e tyre. Në artikullin e publikuar nga Thibaut Meurrise, renditen disa këshilla, qëllimi i të cilave është ndihmesa për të kapërcyer këtë lloj frike dhe që herën tjetër, përformanca juaj të jetë e shkëlqyer. -Aftësia e të folurit në publik, mund të mësohet. -Mos e kini mendjen tek vetja, përqëndrohuni në atë që thoni. -Para momentit që…
Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, ka rënë në rrjetën e paparazzit tonë, teksa kalonte pushimet në jugun e Shqipërisë. Me një përvojë të gjatë në Polici, ku ka qenë edhe drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Çako u largua nga ky pozicion kur ministër i Brendshëm u emërua Fatmir Xhafaj. Tani asnjëri nuk është më në ato poziocione, ndërkohë që Çako duket se ndihet mirë kudo ku e emërojnë. Problemi emergjent që ka ai personalisht është ai me peshën,siç e shikoni edhe vetë.
Një recetë tjetër fantastike, e shijshme, e mbi të gjitha e shëndetshme janë qoftet e shtëpisë me perime. Përbërsit e recetës : 5 kungulleshka, 2 patate, 2 vezë, djathë i grirë i tipit parmixhan, 1 qepë e grirë, 2 thelpinj hudhra të grira, 1 filxhan miell, kripë, piper. Përgaditja e recetës : Në rende grimë kungujt, patatet, i hedhim kripë dhe i lëmë të pushojnë. U shtojmë vezët dhe të gjithë përbërësit e tjerë. I shtojmë kripë dhe piper dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
Arnold Schwarzenegger është një model për fansat në të gjithë botën, prandaj kushdo e ëndërron një fotografi me të. Mundësinë mund ta keni më 17 shtator, por duhet të merrni me vete një ‘thes’ me para pasi një “selfie” kushton gati 500 euro. 72-vjeçari do të jetë i ftuar në teatrin “Berlener” si pjesë e turneut “CHAMPION”. Ai do të flasë publikisht për jetën e tij, së bashku me ulje-ngritjet që ka përjetuar gjatë karrierës. Biletat kushtojnë në 49-199 euro. Por, në këtë event është rreptësisht i ndaluar telefoni. Secili fans që do të dojë një fotografi me Arnold, duhet të…
Aloe Vera njihet për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht aloe verën. Ja disa nga përdorimet e aloe verës për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe që shkëlqen. Për lëkurë të thatë Xheli i aloes verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e thata. Ajo i mundëson këtyre tipe lëkurash ushqimin e nevojshëm. Mund ta përdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt në lëkurë. Pastrues i lëkurës Pastrimi i lëkurës së fytyrës nga papastërtitë…
Pasi sollën në jetë dhjetë djem rresht, çifti i shumë fëmijëve më në fund u bënë prindër edhe të një vajze. Fëmijët djem të Alexis dhe bashkëshortit të saj të quajtur David, janë të moshave 2 deri në 17 vjeç. Mirëpo, së fundmi familja e tyre është shtuar edhe me një pjesëtare të re. Vajza e familjes Brett erdhi në jetë në datën 27 gusht dhe sipas çiftit, ky do jetë fëmija i fundit i kësaj familje. Fëmijët djem të familjes Brett janë, Campbell, 17 vjeç, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter, 6 vjeç, Mack,…