Ish Presidenti Moisiu I është rikthyer kujtimeve lidhur me një takim me Ramiz Alinë 14 vjet më parë.
“Duke pirë një kafe me të gjatë pritjes festive, i thashë: -“Z. President Alia, dëshiroj t’ju bëj një pyetje”. -“Urdhëroni”, më tha. -“Desha t’ju pyes, ku i gjetët këta dy persona që u vendosën në krye të dy partive kryesore shqiptare? Njëri prej tyre, i zgjuar, por dallohej për qefli dhe pijetar, ndërsa tjetri për dobësi arriviste dhe mungesë tolerance”. Sigurisht, ai nuk mi pranoi tërësisht këto mendime, por me këtë desha të them që për fat të keq në krye të vendit, në ato kohëra nuk u ndodhën ata që duhet të ishin. E them këtë se duhej bërë një përzgjedhje e mirë e gjithanshme, si nga drejtuesit vendorë të kohës, po ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Sigurisht edhe vetë njerëzit duhet të ishin treguar më të vëmendshëm. Duhet të mbështeteshin njerëz më të ekuilibruar dhe të arsyeshëm”.
