Artisti i njohur i rrugës Jan Is De Man në bashkëpunim me artistin e tatuazheve Deef Feed, shndërruan fasadën e një ndërtese në një bibliotekë spektakolare. Dhe, më e bukura? Ishin vetë banorët e qytetit Hollandez ata që zgjodhën librat që do “vendosin” mbi to. Duke pasur parasysh që biblioteka është e vendosur në një zonë multikulturore, kjo veçori reflektohet edhe në librat të vendosura në rafte: veprat letrare në tetë gjuhë të ndryshme. “Ne kemi vërejtur se ky projekt i afroi njerëzit më pranë me librin”, komentoi De Man. “Pavarësisht nga dallimet në kulturën e tyre apo ideologjinë politike.…
Author: tirana
I kemi adhuruar gjithmonë filmat fantastiko-shkencor, me pamje magjike nga hapësira, të cilat tashme mund t’i shohim edhe në realitet, pasi në 2025 hap dyert hoteli i parë në hapësirë. Si përfundim teknologjia po avancon me shpejtë se c’mund të imagjinonim. Brenda pak viteve hapësira do jetë e ‘prekshme’ nga të gjithë, si një destinacion turistik. Kushdo që adhuron këtë ide dhe ka dëshirë të shpenzojë një pasuri të tërë deri atje, ka mundësinë që ta bëjë realitet këtë ëndërr. Shoqëria “The Gateway Foundation”, njoftoi se po planifikon shumë shpejtë hotelin e parë në hapësirë, i cili do të hape…
Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 13 vitesh lidhje. Ky lajm shkaktoi një zhurmë të madhe në media, megjithatë dyshja zgjodhi të mos komentojë më asgjë lidhur me raportin e tyre. Ndërsa së fundmi nisën aludimet se ata kanë shkuar me pushime së bashku me vajzën e tyre Renee, fakt ky që i habiti jo pak ndjekësit e dyshes. Megjithatë këngëtarja ka qartësuar më pas të gjithë fansat me anë të disa fotove të publikuara në rrjetin e “Instagram” duke zbuluar se në të vërtetë ndodhet me pushime me Renee dhe mamanë e saj.…
Tirana është një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilën diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta. Veliaj theksoi se ky vlerësim i dhënë nga OKB-ja, është një inkurajim që për katër vitet e ardhshme Tirana…
Këngëtari i njohur, Erik Lloshi ka vetëm pak ditë nga kurorëzimi i martesës së tij me Rominën, por duket se çifti e ka shtyrë muajin e mjaltit për më vonë. Ishte vetë këngëtari i cili zbuloi ditën e djeshme në emisonin e Rudinës se pas momentit të dasmës vijuan punët e tyre, duke zgjedhur që t’i shijojnë pushimet në dimër. Këngëtari pohoi gjithashtu se vendi ku e ka njohur bashkëshorten e tij është banka, pasi aty punon dhe motra e tij. “Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe unë…
Është e pamundur që njeriu të mos mbajë një anë në jetë teksa fle. Ka njerëz të cilët nuk flenë dot po nuk u shtrinë nga ana e majtë, e me siguri ata do të gëzohen kur të lexojnë se kjo përzgjedhje ka një ndikim të fortë pozitiv në shëndetin e organizmit. Por si ndikon ana e të fjeturit në shëndet? Sipas informacioneve ekspertët paralajmërojnë se një pozicion i gabuar gjatë gjumit mund të shkaktojë shumë probleme. Këtu përfshihet: Urthi, Qarkullimi i dobët i gjakut, Probleme me stomakun, Dhimbjet e kokës, qafës dhe shpinës, Apnea e gjumit, Lodhja dhe kontraktimet…
Një problem i cili është kthyer në shqetësim për të gjithë planetin është edhe ndotja nga plastika. Nga hulumtimet e realizuara së fundmi, vihet re se në 2050 do të ketë më shumë plastikë sesa peshq. Institute të shumta studimore janë në fazën e bërjes së përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për ta eleminuar përfundimisht plastikën në dete dhe oqeane. Materialet plastike, shumë shtete kanë vendosur që t’i zëvendësojnë me materiale të tjera të riciklueshme. Mirëpo, as ulja e prodhimit të plastikës duket se nuk po jep rezultat. Dy studente duket ser…
Kompania Mastercard ka publikuar “Indeksin Global të Qyteteve të Destinuara 2019” në mbarë botën, duke u bazuar në të dhënat e vitit 2018. Bangkoku është vizituar nga rreth 23 milionë vizitore nga mbarë bota dukë zënë vendin e parë. Në venin e dytë ndodhet Parisi me 19.1 milion banorë. Pas Parisit rënditet Londra me 19.09 vizitorë, duke vazhduar me Dubai me 15,9 milionë, Singapori me 14,6 milionë, Kuala Lumpur me 13,7 milionë, Nju Jorku me 13,6 milionë, Stambolli me 13,4 milionë, Tokio me 12,9 milionë dhe Antalya me 12,4 milionë vizitorë. Në listën e përgatitur nga të dhënat të siguruara…
Rrjeti i njohur social, Facebook ka menduar edhe për beqarët duke shtuar “Facebook Dating”, kjo risi, lejon çdo përdorues, mbi 18 vjeç, të krijojë një profil takimesh, të ndarë nga profili kryesor. Ky opsion ofrohet falas nga Facebook dhe mund t’i bashkohet kushdo. Opsioni gjendet në menunë kryesore (aty ku ndodhen grupet, eventet etj.) dhe përdoret njësoj si aplikacionet e tjera të takimeve. Pasi keni bërë “log in” algoritmi do t’ju sugjerojë njerëz të përzgjedhur sipas preferencave, interesave, vendndodhjes dhe miqve të përbashkët. Të dukshëm do të jenë vetëm emri (jo mbiemri) dhe mosha që do të merren nga Facebook-u juaj…
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një ndër çiftet më të komentuar të Hollywood-it. Kanë qenë në vëmendje për shkak të problemeve me shëndetin e Justin si edhe probleme në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, por duket se dashuria ka triumfur mbi gjithçka. Justin nuk humb asnjë rast për të treguar sa shumë e vlerëson partneren dhe sa shumë ka mësuar prej saj. Së fundmi, këngëtari i njohur ka publikuar një foto me partneren, duke treguar edhe njëherë ndjenjat që ka për të. “Do të jemi më të mirë tek të 70-at zemër. Të dua çdo ditë e më shumë.…
Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit. Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe. Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle. Ja arsyet: 1. Kanella mund të zëvendësojë sheqerin Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin. Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin. Kanella është e ëmbël…
Partia Demokratike disponon të tjera përgjime, ku janë të përfshirë zyrtarë të tjerë të lartë të mazhorancës. Kështu u shpreh ish-deputetja demokrate, Grida Duma ne një intervistë në Abc News me gazetaren Mirela Milori. Për sa i përket zyrtarëve që janë të përfshirë në këto materiale, Duma tha se bëhen fjalë për funksionarë të lartë të qeverisë duke përfshirë edhe ministra. “Unë besoj që pa asnjë diskutim do të ketë dhe duhet të ketë. Është e pamundur që maja e ajsbergut, ajo që dëgjuat ju te BILD-i të mbarojë aty. Pa asnjë diskutim që kjo është çështja. Pa diskutim që…