Author: tirana

Programi i kredive të buta do të rihapet në vjeshtë. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë sqaron se në fokus të programit do të jenë çiftet dhe familjet e reja si dhe nënat kryefamiljare. Aplikimet për kreditë e buta në kryeqytet do të nisin në vjeshtë. Edhe këtë vit kriteret do të jenë të njëjtat. Nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti, shpjegon se fokusi do të jetë tek çiftet dhe familjet e reja. “Kemi përmbyllur me sukses dhënien e kredisë për 1000 familje të reja dhe jemi duke biseduar me qeverinë për ta përsëritur edhe njëherë këtë program për të gjithë qytetarët e…

Read More

Nga Lira Gjika  Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja. që mësuesit të dëgjonin lutjen time, por edhe unë ashtu si Migjeni i madh nuk kam fuqi prej Perëndie, që ti bëj mësuesit tanë, të mos i trëmbin e paragjykojnë nxënësit e tyre. E megjithatë unë, po ja u drejtoj lutjen, mbase dikush do të më lexojë. Mësues, kur të jeni në klasë me fëmijët përpiquni tu vini në dukje gjërat, që mbajnë mënd nga mësimet e shkuara apo gjërat e reja, që kanë mësuar gjatë pushimeve. Kështu do të ulin shkallën e ankthit e të frikës dhe…

Read More

Rasti i Mihal Kokëdhimës dhe problematikat e turizmit në vend ishte tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Opinion”. Në panel, ishin gazetarë, analistë, Belind Këlliçi kryetar i FRPD-së, ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe avokati i Mihal Kokëdhimës, i cili ndodhet pas hekurave, nën masës e sigurisë arrest me burg, që pas arrestimit për incidentin me turistët spanjollë. Në një moment, pati replika mes avokatit dhe ministrit Klosi. Avokati i Kokëdhimës akuzoi Klosin se me gjestin e tij për turistët spanjollë pas incidentit, i bëri jehonë ngjarjes. Ngjarje, që sipas avokatit, është fryrë dhe nga mediat. “Vajti ti çonte…

Read More

Lidhur me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit, ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Përmes një postimi në Facebbook, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, “tashmë, raporti për zgjedhjet e vitit 2001, më i keqi deri më ‎sot, është i dyti në radhë pas këtij për 30 qershorin”. Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit: ODIHR: Para se gjithash, zgjedhjet jane per zgjedhesit! Tashme, raporti per zgjedhjet e vitit 2001, me i keqi deri me ‎sot, eshte i dyti ne radhe pas ketij per 30 qershorin. Nese ne 2009 kur kryeminister ishte Sali Berisha, sipas ODIHR “zgjedhjet…

Read More

Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 5 shtatorin, duke thënë se kjo datë shënon çlirimin e qytetit të Çorovodës dhe të gjithë krahinës të Skraparit. Presidenti shkruan se kjo është një ditë e shënuar për të dhe të gjithë ata që janë nga Skrapari. Ai shton se 5 Shtatori 1942 është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori, pikërisht disa ditë përpara Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Elbasanit. Dy makina mësohet janë përplasur me njëra-tjetrën. Në makinën tip ‘Benz GL ‘ ka është plagosur vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka qenë i vetëm në drejtimin e mjetit, ndërsa në makinën tip ‘Ford’ janë plagosur tre persona.

Read More

Këto shenja frikësohen nga angazhimi i martesës, por ndoshta ndonjëherë duhet të përballeni me frikën tuaj: Dashi Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen . Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të. Binjakët Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të…

Read More

Nga Mero Baze Raporti I OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit është një pasyrë realiste e asaj çfarë kanë ndodhur në ato zgjedhje. Të gjithë jemi të qartë se ishin zgjedhje pa opozitën, zgjedhje nën presion për të mos votuar, dhe në fund dhe zgjedhje të çregulluara. Por të gjithë ishim të përgatitur për të qenë kështu dhe më keq. Biles beteja dhe basti për 30 Qershorin ishin se a do të mund të zhvilloheshin zgjedhjet kështu, pas asaj që opozita bëri duke I bojkotuar dhe duke I kundërshtuar me dhunë, duke I kërcënuar shqiptarët me vëllavrasje? Por zgjedhjet arritën…

Read More

Në selinë blu u zhvillua takimi midis kryedemokratit Lulzim Basha dhe aleatëve. Në mbledhje kishte dy mungesa, Vangjel Dule i PBDNJ dhe Agron Duka i PAA, të cilët nuk ndodhen në Tiranë. Gazetarja Elda Menga raportoi për TCH se takimi i sotëm më shumë se natyrë vendimarrëse ka natyrë koordinuese të aksionit opozitar. Protestat e opozitës nuk do të nisin përpara datës 16 shtator, ditë kur pritet që Tiranën ta vizitojë zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul. Sipas gazetares, zyrtari i CDU/CSU shihet nga opozitarët si dritë shprese për zgjidhjen e krizës politike. Johann David Wadephul është…

Read More

Italia ka hedhur një hap të madh drejt Euro 2020. Kombëtarja Azurre mposhti me shifrat e thella 3-0 Armeninë. Një fitore që vjen me përmbysje nga ana e të besuarve të Roberto Mancinit, të cilët e panë veten në disavatazh pas 11 minutash. Gjithsesi, ishte Belotti ai që vendosi baraspeshën brenda pjesës së parë, ndërsa dalja me karton të kuq e autorit të golit, Karapetian e bëri akoma dhe më të lehtë triumfin e Italisë. Pellegrini dhe Belotti sërish i dhanë 3 pikët e radhës Italisë, që nuk njeh rezultat tjetër përpos fitores në 5 takimet e para në grup.…

Read More

Aksioni opozitar, Basha mbledhje me aleatët. Jashtë selisë, për gazetarët Basha është shprehur se vendi është në një gjendje të rëndë krize. Pjesë nga fjala e Bashës: Raporti tregon se ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Tregon se është shkelur kushtetuta dhe rregullorja e KQZ-së. Tregon se janë përshirë në shkelje të gjithë nga kryeministri tek një vëzhgues I thjeshtë. Rama ka varrosur demokracinë, ekonominë dhe llogaridhënien. Në këtë kuptim sot ndeshemi me një shtet privat që ka zëvëndësuar atë të të drejtës. Kjo nis duke rivendosur demokracinë. E vetmja rrugë për ta bërë këtë kanë zgjedhjet e lira dhe…

Read More