Një 50-vjeçare është gjetur e plagosur sot në banesën e saj në Durrës. Sipas informacioneve paraparake mësohet se 50-vjeçarja Rufajete AZisolli është plagosur me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se ajo është gjetur në lagjen nr.14 në Shkozet.
Author: tirana
Komisioni Parlamentar që po heton shkeljet e pretenduara të kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, ka mbledhur një mori me informacione për këtë hetim i cili rinis pas datës 2 Shtator. Ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare. Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh. Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve. Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes së Top Channel nëse presidenti do të…
Një shqiptar në Itali është detyruar që të zbresë i zhveshur dhe me litar nga ballkoni. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 35-vjecar qëndronte i fshehur në një banesë në Caserta, sëbashku me një grua nga Ukraina. Në një kontroll blic të policisë, ai ka tentuar të arratiset, ashtu siç kishte qenë në dhomë, vetëm me të brendshme. Pasi doli në ballkon, tentoi të zbriste me litar vetëm me të mbathura dhe kanotiere. Policia iu vu pas dhe mundi ta ndalojë. Mësohet se ai ka qenë më parë i dëbuar, por kishte hyrë sërish ilegalisht në Itali, ku edhe…
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar. Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore,…
Një 22-vjeçar me shumë ndjekës në Instagram, i cili mban nofkën ‘Oxygod’ është dënuar me 17 vjet e gjysmë burg. Wyatt Pasek u dënua për trafikim lëndësh narkotike pasi u zbulua që prodhonte pilula ‘të falsifikuara’ të prodhuara në një laborator sekret. Pasek i bëntë tabletat në një mënyrë të tillë që të dukeshin si qetësues të dhimbjeve, Oxycontin, por ato në fakt kishin fentanil, një opioid sintetik që besohet të jetë 80-100 herë më i fortë se morfina. I riu, i cili ndiqet nga më shumë se 11,000 persona në Instagram, nuk ngurronte që të tregonte në rrjetin social…
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Greqi. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shqiptar, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Rrethanat e aksidentit nuk janë zbardhur ende, ndërsa sipas të dhënave të para, mësohet se një makinë është përplasur me një pemë. Identitetet e personave që ndodheshin brenda në makinë nuk bëhen me dije, ndërsa raportohet se të dy janë me origjinë shqiptare.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot vendimin e radhes te marre sipas tij nga kryeministri Rama, e qe lidhet me ushtrine. “Miq, nga data 3 shtator Edvin Mafia ka urdheruar ndalimin e smartfonave ne ushtri.Ai eshte ne psikoze fobie te thelle”- ka shkruar Berisha ne faqen e tij ne Facebook, teksa ka postuar mesazhin qe thote se ia ka derguar nje ushtarak me sherbim ne Zall Herr. Sipas Berishes, ky vendim vjen “nderkohe Rama eshte i vetmi shef ekzekutivi ne bote qe ka publikuar listen e plote, e cila ne cdo vend eshte top sekret, te oficereve te sherbimeve te…
Lady Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997 në moshën 36 vjeç. Në përvjetorin e 22-të të ndarjes së saj nga jeta në median botërore po dalin detaje të reja rreth kësaj tragjedie që u përfol gjatë dhe duket se do të vazhdojë të përflitet deri sa të shuhen teoritë konspirative. Së fundmi Daily Star ka rikthyer në vëmendje disa foto pak çaste para se princesha të ndëronte jetë. Ajo shikohe të bierë nga makina, pasi tavani i mjetit ku ajo udhëtonte ishte hequr nga goditja. Këto pamje u zhdukën…
Sezoni i ri televiziv, nuk do ta rikthejë“A Show” , që përgjatë një viti transmetohej çdo të hënë. Ndonëse ende nuk ka thënë asgjë konkretisht, moderatori ka postuar në llogarinë e tij të Tëitter-it një foto, përmes së cilës kuptojmë gjithçka. Një ekran TV, Adi Krasta brenda tij dhe një çentro sipër televizorit që përpiqet t’i mbulojë fytyrën, por moderatori gjen një tjetër pozicion për të nisur sërish kontaktin me audiencës. Interpretimi i fotos me siguri është që moderatori ka ndërmend të mos largohet nga ekrani, pavarësisht ndryshimeve të tilla!
2 shtatori nuk ka ardhur ende e megjithatë kjo nuk do të thotë se Luana Vjollca nuk mund të marrë dhurata dy ditë para ditëlindjes! Moderatorja shqiptare do të festojë 27-vjetorin pas dy ditësh dhe që sot ajo ka marrë dhuratën e parë, një super buqetë me trëndafila të kuq! Autorja e kësaj surprise është stilistja e saj Blerina, e cila gjithnjë e surprizon Luanën me të tilla supriza. Megjithatë Luana mendon se kjo dhuratë ka nëj tjetër qëllim: “Dhuratat e ditëlindjes filluan, po pres të tjera unë! Blerina e para je se e di që prandaj e bëre”, shprehet…
Kjo e shtunë e ka gjetur Ilda Bejlerin në Tiranë! Me sa duket moderatorja shqiptare ka mbaruar pushimet dhe ia ka kushtuar fundjavën shopping-ut! “Iconstyle.al” ka siguruar disa foto të Ildës, duke hyrë në një qendër tregtare me siguri për të bërë disa blerje të nevojshme për sezonin e vjeshtës që po afron! Moderatorja shfaqet e veshur me një fustan të gjatë dhe të lirshëm që i mbulon disi format e famshme që ia shohim gjithnjë në Instagram! Me një palë sandale të bardha dhe çantë në po të njëjtën ngjyrë, Ilda duket tepër casual këtë të shtunë. Ilda Bejleri…
23-vjeçarja nga Majemi la punën si gazetare dhe nuk është penduar fare , pasi vetëm duke postuar foto në Instagram ajo i ka të ardhurat tri herë më të larta. Modelja amerikane, e quajtur Alexa Dellanos, tani ka mundësinë të shëtitë me të dashurin e saj të pasur në të gjitha vendet e bukura të planetit, dhe të ndajnë me botën fotot e tyre joshëse, me bikini dhe avionë privatë. Ajo tashmë kërkon 5000 dollarë për një postim me reklama në Instagram, dhe thotë se në fillim i ishte dukur e pabesueshme që në rrjetet sociale mund të fitoje të…