Author: tirana

Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo shëndetin dhe jetën. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në shtatë muajt e parë të vitit 2019, për sigurimin e automjeteve që është i detyrueshëm me ligj, primet arritën në mbi 5,9 milionë lekë, 5,2% më shumë kundrejt një viti më parë. Ndërkaq, pavarësisht përhapjes masive të zjarreve në të gjithë vendin, duket se sigurimi i shqiptarëve kundër fatkeqësive natyrore ka përmasa gjithnjë e më të vogla, pasi sipas AMF-së primet e sigurimit në këtë segment u evidentuan në rënie me 24,4%. Sipas të dhënave, primet e sigurimit vullnetar arritën…

Read More

Në 14 gushtin e vitit të kaluar (2018) policia italiane kreu disa arrestime në zonën e Corigliano-Rossano. Arrestimet erdhën pas denoncimit të një gruaje shqiptare, e cila e akuzonte grupin për dhunim dhe përdhunim përgjatë 10 viteve. Por pas një viti nga denoncimi Gjykata ka lënë të lirë 5 të arrestuarit. “Gruaja u detyrua të prostituojë veten, t’i nënshtrohet marrëdhënieve seksuale në grup, si dhe praktikave të dhunshme seksuale. Asaj i kërkoheshin shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar me ndarjen e videove në rrjetet sociale”- shkruan media italiane. Gruaja, për shkak të dhunës së vazhdueshme kishte përfunduar dy herë…

Read More

Të gjitha zgjedhjet rajonale në Gjermani ndiqen këtë vit me vëmendje të veçantë. Kjo vlen edhe për zgjedhjet e së dielës (01.09.) në Saksoni dhe Brandenburg, lande lindore, më parë territore në RDGJ. Shkaku i përgjithshëm për vëmendjen ka të bëjë me pasigurinë për vazhdimin e koalicionit në qeverinë qendrore, në Berlin. Koalicioni midis konservatorëve të CDU/CSU dhe socialdemokratëve është pak i preferuar në popull. Shumë mendojnë se kompromiset në pikërëndesa, që bëhen për t’i mbajtur partnerët në qeveri, pengojnë dinamikën e plotë të qeverisë. Kryesisht socialdemokratët, të dobësuar, e diskutojnë shpesh në parti daljen nga qeveria qendrore. Po të…

Read More

Agim Kajmaku, kreu i bashkisë së Vorës, i zgjedhur në 30 Qershor i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për të dhënë shenjat e gishtërinjve, në kuadër të hetimeve që prokuroria ka nisur për të për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit. Tashmë prokuroria do të nisë drejt Greqisë letër-porosinë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë vend. Gjurmët e gishtërinjve që ai ka dorëzuar, do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar në vendin fqinj. Sipas dokumenteve të bërë publik nga Partia Demokratike, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për përdorimin…

Read More

Një shqiptare 23-vjeçare është arrestuar në Itali për hyrje të parregullt në shtetin fqinj. Mediet italiane raportojnë se shqiptarja Z. G u ndalua nga policia në rrugën San Lazzaro. Ajo ishte dëbuar më parë pasi ishte kapur duke prostituuar. Pasi ishte rikthyer në Shqipëri ajo ishte martuar. Nga martesa kishte ndërruar edhe mbiemrin, i cili e ndihmoi të rikthehej në Itali dhe të vazhdonte aktivitetin e saj në zonën e Vicenzas. Kjo nuk i shpëtoi agjentëve të Volanti, të cilët pas një kontrolli e çuan atë në komisariat për t’iu nënshtruar hetimeve. Krahasimi me bazën e të dhënave të gjurmëve…

Read More

Me nisjen e regjistrimeve në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Teksa vitin e kaluar shkollor rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e 4 nuk blenë librat, për vitin 2019-2020 numri i nxënësve përfitues është rritur në 155 mijë; kjo pasi kësaj skeme i shtohen edhe nxënësit e klasave të pesta. “Sivjet ndryshimi i  vetëm është që në skemën e përfitimit të teksteve falas do të përfshihet edhe klasa e pestë. Për arsyen sepse klasa e pestë sivjet fillon dhe ajo të punojë me kurrikulën e re bazuar në kompetenca për të cilën janë…

Read More

Një makinë që vjen me shpejtësi përplas të riun që po hipte në veturën e parkuar para pallatit dhe e hedh në ajër, para se ta përplasë në asfalt. Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen Eyupsultan në Stamboll dhe gjithçka është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë. 25-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, që për pak i kushtoi jetën një të riu.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në dashuri, ku njeriun tuaj të zemrës mund ta shihni më ndryshe dhe do i nxirrni në pah defektet. Këshillohet që ti kushtoni më shumë rëndësi jetës tuaj profesionale, duke u përqendruar në projektet e reja. Demi Ka ardhur momenti që të bëni projekte për të ardhmen, të paktën më të domosdoshmet. Jeni në një moment kur…

Read More

Kur pritej që Junajtid të konfirmohej këtë sezon si pretendenti kryesor për titullin kampion në Angli, “Djajtë e kuq” vazhdojnë të zhgënjejnë dhe pas 4 javësh, shohin vetëm një fitore të marrë dhe 2 barazime. Edhe sot, Junajtid ka ngecur në transfertë aty ku ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Southemptonit. Në minutën e 10 të takimit, Xhejms ka arritur të shënojë një supergol duke dhënë idenë se kanë nxjerrë leksione nga ndeshjet e shkuara. Megjithatë, pak minuta pasi ka nisur pjesa e dytë ka ardhur edhe goli i barazimit aty ku Vestergard ka arritur të barazojë. Në minutën e…

Read More

Në konferencën për shtyp para transfertës së nesërme ndaj Kaljarit, tekniku Antonio Konte nuk mund t’i shmangej pyetjeve rreth situatës së Mauro Ikardit. Tekniku është shprehur se klubi është sjellë në mënyrën e duhur dhe ka qenë korrekt. Ndër të tjera, Konte i është gëzuar transferimit të Sançez, të cilin e ka grumbulluar menjëherë, ndërsa është shprehur se kiliani ka ardhur me shumë dëshirë. “ Në marrëdhënien me Ikardin, kemi bërë çdo gjë në mënyrën më korrekte dhe do të vazhdojmë kështu. Në dhomat e zhveshjes çdo gjë në rregull, flitet për këtë çështje prej tetë muajsh dhe unë nuk…

Read More

Prokuroria e posaçme SPAK do edhe pak muaj që të nisë, por jo regjimi i ashpër 41 Bis, që do të vendosë në vështirësi burgosjen e eksponentëve të krimit të organizuar. Autoritetet parashikojnë që brenda muajit shtator regjimi i ashpër 41 Bis do të aplikohet në paraburgimin 313, në të cilin gjatë këtyre ditëve ka përfunduar instalimi i aparaturave që do të regjistrojë bisedat telefonike të këtyre personazheve, si dhe janë bërë gati 20 qeli. Një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda i konfirmoi Top Channel se pas një takimi të zhvilluar me këtë qëllim mes gjashtë zyrtarëve që…

Read More

Armët e gjetura në makinën në ferra janë ato që janë përdorur dhe në vrasjen e 26-vjeçarit Santiago Malko. Laboratori i policisë së shkencore vërteton faktin se janë të njëjtat armë, por në to nuk ka asnjë gjurmë tjetër pas djegies së mjetit që është bërë nga autorët. Nga kqyrja balistike rezulton se vetëm njëra prej tyre, automatik kallashnikov model 54, u përdor në vendngjarje, ndërsa arma tjetër e zjarrit nuk ka kryer qitje sipas ekspertëve të kriminalistikës. Për shkak të djegies së plotë të automjetit nuk është bërë e mundur përfitimi gjenetik i autorit apo autorëve të mundshëm që…

Read More