Author: tirana

Dita e fundit e muajit gusht do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare në Ultësirën Perëndimore. Temperaturat do të jenë relativisht të larta, duke u luhatur nga vlerat 16/32°C në zonat malore, dhe 18/36°C në zonat e ulëta. Edhe dita e parë e shtatorit, parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm

Read More

Kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, zhvilloi një operacion për kapjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane, si rezultat i të cilit, në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, u bë e mundur kapja e…

Read More

Një velier me flamur holandez nisur nga Saranda me dy persona në bord ka pësuar avari në perëndim të gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit duke dhënë sinjalin SOS. Me marrjen e sinjalit ka shkuar Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare. Në orën 05:00 veliera ‘AIOLOS’ me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e defektit për të vazhduar destinacionin e radhës, ndërsa dy anëtarët në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekesit e tij në rrjetin social Facebook, një video me pamjet fantastike nga mali i Korabit. Veshur sport, Meta është ngjitur deri në majë, e prej andej ka përshëndetur duke bërë shqiponjën me duar Ne sfond degjohet kenga shumë e dashur për të gjithe “Rrjedh në këngë e ligjerime”. Postimi i Metës Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju ftoj të shijoni këto pamje mahnitëse nga ngjitja në majën e Korabit. Krenar për malet tona!🇦🇱👐

Read More

Lulzim Berisha, i konsideruar nga Prokuroria Shqiptare dikur si kreu i bandës së Durrësit, ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij dhe dënimin me 25 vite burg, duke ju futur tashmë botës së biznesit. Që prej dhjetorit 2016 e në vazhdim, Berisha është një i liruar me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës, e cila i fali 6 vite e 2 muaj e 22 ditë burgim, nga dënimi me 25 vite heqje lirie. Që nga dita e lirimit e deri më sot Lul Berisha mban kontakte të vazhdueshme me Zyrën e Shërbimit të Provës në Durrës. Por e…

Read More

Kanë dalë momentet e arrestimit të DJ-t mjaft të njohur për publikun shqiptar, Vin Veli. Në videon e publikuar nga Report TV, shihet teksa forcat speciale dhe ‘Shqiponja’ e nxjerrin Velin nga clubi “De Charme”. I veshur me bluzë të kuqe dhe duke folur në telefon, Veli ecën drejt makinës së policisë me sirena të ndezura dhe krahas tij ndodhet një efektiv. “Leje telefonin”, dëgjohet teksa i thotë dikush. Dj Vin Veli u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në club “De Charme” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona…

Read More

Fiskalizimi që u kthye në epiqendrën e dytë të daljeve të qeverisë pas antiinformalitetit, e ka përqendruar vëmendjen te risia që sjell sistemi i ri që do të zbatohet. Që në ditët e para, ajo që u theksua ishte fakti që, në një pjesë të mirë, luftën kundër informalitetit do ta bëjë teknologjia. Përfaqësuesit e kompanisë kroate NEOS, e cila ka ndërtuar edhe sistemin e ri që do të bëjë monitorimin e qarkullimit dhe faturën elektronike, sqaruan mënyrën sesi do të funksionojë ai. Në një takim me grupin e përfaqësuesve të shoqërive të IT-së, si një palë interesi e përfshirë…

Read More

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Dajana Shabani ka festuar 30-vjetorin e saj të lindjes. Festa e saj ka nisur që në mesnatë, teksa e ka pritur ditëlindjen në shoqërinë e miqve e të afërmve. Në Instastory, Dajana tregoi disa nga momentet më pikante të festës, ku shfaqej super seksi e veshur me një fustan të kuq. “Shumë urime për mua. Tre dekada me ulje-ngritje, dështime dhe suksese. Nuk jam perfekte dhe jam plot gabime, ama jam shumë krenare për çdo gjë që bëj. Jam e vërtetë”,- shkruante moderatorja në postimin e saj. Prej disa kohësh, ajo po përflitet për…

Read More

Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini. Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona. Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk…

Read More

Ka sjellje në plazh që mund të jenë të bezdisshme. Ndoshta nuk e kemi parasysh nëse e bëjmë, por ato ndodhin. Por cilat janë rregullat për përdorimin e celularit në plazh? 1. Hiqni zilen Zëri i ziles shqetëson. Nëse fqinji i çadrës po pushon ose fle, nuk dëshiron të shqetësohet nga thirrjet dhe paralajmërimet e vazhdueshme nga mesazhet me tekst që vijnë. Vendoseni telefonin pa zile në plazh, vetëm me dridhje. Nëse prisni një telefonatë, mbajeni telefonin në dorën tuaj që të mos e humbisni përkundër ziles që mungon. 2. Mos përdor altoparlantin Për hir të parajsës, askush nuk dëshiron…

Read More

Para një operacioni të gjithë kanë frikë. Është një proces nga i cili nuk dihet se si trupi mund të reagojë edhe pse mund të jeni në duart e ekspertëve më të mirë. Por me siguri që nuk e keni ditur ndikimin që muzika ka tek pacienti që po i nënshtrohet operacionit. Nëse dëgjon muzikë para një operacioni, mund të krahasohet njëlloj më efektet e qetësimit të nervave të një pacienti i cili është gati për ndërhyrje. Ekspertët amerikanë kanë treguar se kënga e shkruar për të reduktuar ankthin, mund të veprojë si qetësues. Një gjë e tillë është provuar…

Read More

Janë të shumtë njerëzit të cilët kanë kollë të pandalshme. Kolla nuk konsiderohet gjithmonë si problem shëndetësor, edhe pse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose të infeksionit. Në të shumtën e rasteve, kolla nuk kërcënon shëndetin. Por ajo është e bezdisshme, sidomos natën pais nuk mund të bëni gjumë të qetë. Diçka e tillë çon në lodhje, këputje etj, dobëson sistemin imunitar, duke ju bërë juve më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Megjithëse orientohen shpesh herë tek mjeku, sërish shumë persona nuk gjejnë zgjidhje për problemin e tyre. Duke u ndodhur në një situatë të tillë, trajtimet…

Read More