Author: tirana

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë. Mundohuni veçse ti kushtoni më shumë kohë njeriut tuaj të zemrës, duke lënë pas shpine debatet dhe polemikat. Demi Kjo e enjte do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit të Saturnit. Përfitoni për të kërkuar diçka, për të nisur një projekt apo nismë të re, pasi mundësia për…

Read More

Planet e kryeministrit Rama për të përzgjedhur një numër zyrtarësh të administratës në Shkodër në bazë të gjinisë, kanë hedhur dyshime mbi kriteret dhe mekanizmin e rekrutimit dhe promovimit të drejtuesve të institucioneve shtetërore. Më i fundit ka dhënë dorëheqjen, i shtyrë nga kjo nismë e kreut të qeverisë, një drejtor i hetimit tatimor i cili kishte vetëm dy muaj që ishte emëruar në atë detyrë. Shumëkujt do t’i kujtohet sesi në vjeshtën e vitit 2017 kryeministri vendosi t’i përzgjedhë 12 prefektët e rinj, mes shtresës së ish-ushtarakëve, duke e justifikuar veprimin e tij me shkallën e përgjegjshmërisë dhe korrektesën…

Read More

“Merri dokumentet dhe digji”, kjo kërkesë e Ferdinant Ibrahimit drejtuar në telefon të birit, ka ngecur në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë edhe ortakun dhe administratorin e subjektit Ferlut, përsa i takon hetimeve që po zhvillohen mbi falsifikimin e biletave të transportit urban. Siç thotë Prokuroria në kërkesën e drejtuar në Gjykatë për tetë të arrestuarit e dyshuar si falsifikues të letrave me vlerë, menjëherë pas kësaj telefonate i biri, Anastas Ibrahimi ka tentuar të largohej me makinën dhe pas dyshimeve se i riu po fshihte provat ai është ndaluar nga policia. Siç edhe rezultoi më pas në automjet u…

Read More

Një kriminel i pa shpirt në Britani pretendon se mund të rekrutonte me lehtësi një “ushtri” fëmijësh nga portat e shkollave për të shpërndarë lëndë narkotike si kokainë. Burri, i cili e quajti veten Martin, ka punuar në tregtinë e drogës që kur u shfaq ekstazi në mes të viteve 1980. Ai aktualisht ka 12 fëmijë që punojnë për të, disa prej tyre madje nuk janë akoma as adoleshentë. Tre u rekrutuan brenda javës së kaluar nga një qytet verior britanik, por Martin pretendon se ai mund të kishte një “ushtri” prej 50 fëmijësh brenda 10 ditësh nëse dëshironte. Duke…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur aventurën e tij e re, atë të ngjitjes së majës më të lartë në Shqipëri, konkretisht në Malin e Korabit. Kreu i Shtetit ka zgjedhur t’u urojë shqiptarëve një mbrëmje të këndshme, ndërsa i përshëndet nga maja e Korabit me simbolin e “Shqiponjës Dykrenare”. Presidenti në këtë aventurë është i shoqëruar nga aktori i njohur, Bes Kallaku. Postimi i Ilir Metës: “Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe…

Read More

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte, pranoi një mandat të ri për formimin e qeverisë, një javë pas rrëzimit të qeverisë së tij, të mbizotëruar nga nacionalistët. Ai tha se Italia duhet të luante një rol kryesor në Evropë, qëndrim ky që paraqet një ndryshim të dukshëm nga politikat e partisë së krahut të djathtë Liga. Drejtuesi i Liga-s, Matteo Salvini, shkaktoi rrëzimin e koalicionit të mëparshëm. Partneri i tij i koalicionit, lëvizja populiste 5 Yje, tani ka arritur një marrëveshje me qendrën e majtë. Conte, një profesor i pavarur, e kishte akuzuar zotin Salvini në parlament, javën e kaluar, duke e…

Read More

Një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth pasditen e sotme. Gjendja shëndetësore e tij është e rëndë dhe për nxjerrjen e tij është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Terreni malor vështirëson ndërhyrjen nga toka. Arsye për të cilën është kërkuar ndërhyrja nga ajri .

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i depozitës së gazit në piken e karburantit në supestraden Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Dy vajzat e mitura të familjes Bushati, të cilat ishin së bashku me prindërit dhe xhaxhanë në momentin e shpërthimit të karburantit në Lezhë janë shpëtuar nga punonjësi Nikolin Prenga. Ai menjëherë sapo ka konstatuar shkëndijën në depozitën e gazit ka vrapuar dhe ka nxjerrë dy vajzat nga makina. Por s’ka mundur të shpëtoje veten duke u djegur në 40% të trupit. Sot ai ndodhet i shtruar në qendrën universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë për jetën.…

Read More

Krahas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020, u dorëzuan edhe disa çmime për paraqitjet e lojtarëve në edicionin e kaluar. PORTIERI I VITIT – Kështu, portieri më i mirë në sezonin e shkuar të Champions League u shpall gardiani i Liverpulit, Alison Beker. Braziliani, me pritjet e tij, ishte një shtyllë e rëndësishme për ekipin e Klop, që në fund triumfoi në finalen e madhe ndaj Totenhemit. MBROJTËSI I VITIT – Më tej, çmimi për mbrojtësin më të mirë të vitit që lamë pas, shkoi për holandezin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk. Mbrojtësi…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit antidrogë në Krujë, ndërsa thotë se historia e mbjelljes së kanabisit duhet konsideruar si një kapitull i “përfunduar”. Policia e Shtetit arrestoi sot 19 persona dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Duke përshëndetur angazhimin e Policisë së Shtetit, Lleshaj pohon se e ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe jo kanabisi. Ministri Lleshaj në twitter: Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është ëë tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende…

Read More

Pritja merr fund, UEFA Champions League zbardh grupet për sezonin e ri. Në Monako, goglat rezervuan grupe “ferri”, përballje fantastike, të cilat premtojnë për një edicion të magjishëm: Ekipet GRUPI A PSG Real Madrid GRUPI B Bayern Munich Tottenham Hotspur GRUPI C Man.City Shaktar Donetsk GRUPI D Juventus Atletico Madrid GRUPI E Liverpool Napoli GRUPI F Barcelona B.Dortmund GRUPI G Zenit Benfika GRUPI H Chelsea Ajax vijon

Read More