Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthimi i karburantit në Lezhë/ Dëshmia e punëtorit: Kam shpëtuar dy fëmijë, nëse vdes nuk kam asnjë merak

19:49 / August 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shpethimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i depozitës së gazit në piken e karburantit në supestraden Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Dy vajzat e mitura të familjes Bushati, të cilat ishin së bashku me prindërit dhe xhaxhanë në momentin e shpërthimit të karburantit në Lezhë janë shpëtuar nga punonjësi Nikolin Prenga. Ai menjëherë sapo ka konstatuar shkëndijën në depozitën e gazit ka vrapuar dhe ka nxjerrë dy vajzat nga makina.

Por s’ka mundur të shpëtoje veten duke u djegur në 40% të trupit.  Sot ai ndodhet i shtruar në qendrën universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë për jetën. Në familjen e 40-vjeçarit në Pllanë të Lezhës ka pllakosur heshtja në pritje të lajmeve për shëndetin e tijë, ndërsa babai i Prenges tregon si e mori djalin e plagosur dhe e dërgoi në spital.

“Unë kam shkuar sa ka plasur gazi. Kam shkuar dhe kërkova djalin tim sepse secili mendon për veten. E gjeta dhe e çova në spital dhe më gjatë nuk e di. Më tha ka plas bombula dhe jemi djeg se dha një shkëndijë të vogël.  Djali ëshët pak më mirë por i djegur rëndë është rëndë.  Këto kanë qenë rrugëtar dhe kan shkuar aty për të mbushur bombula gazi. Ky e ka pa dhe ka nxjerr dy fëmijët edhe ka plas zjarri. Pastaj ka shku për herë të dytë se pse ka shkuar për herë të dytë nuk e di.  Djali im thotë kam shpëtuar dy fëmije edhe po të vdes nuk jam në merak sepse kam shpëtuar dy fëmijë”, ka thënë  Frrok Prenga, babai i të plagosurit.

Nga shpërthimi i depozitës së gazit mbrëmjen e së shtunës mbeten të plagosur 7 persona 2 prej të cilëve vijojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërsa  karburanti ku ndodhi ngjarja u bllokua nga  Inspektorati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial  për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Deshmia Lezhe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026

Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori

09:49 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.