Author: tirana

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka kujtuar sot Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Me një mesazh në facebook, Basha shkruan se askush nuk ka paguar sa shqiptarët për lirinë, ndërsa numëron të burgosurit që u mbyllën në qeli për arsye politik, ata që u internuan e ata që humbën jetën nga torturat. Më tej, Basha bën të ditur edhe tre angazhime që PD do të marrë sapo të vij në pushtet, duke filluar me ndalimin e simboleve të komunizmit, nderimin e viktimave të komunizmit dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq, eshtrat e të cilëve nuk…

Read More

Situata e paqartë e ditëve të fundit në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës po shoqërohet nga dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj bashkie. I pari që dha dorëheqjen është Sekretari i Këshillit të Bashkisë, Suel Hadri. Në njoftimin e dorëheqjes ai bën të ditur se e bën këtë “për arsye personale”. Por besohet se dorëheqja e tij lidhet me konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak, i cili zhvilloi mbledhjen e tij të parë ditën e hënë, me datë 19 gusht, në një situatë të tensionuar kur, para mjediseve ku po zhvillohej takimi, mbështetës të Partisë Demokratike protestuan duke tentuar disa herë…

Read More

Një grua e re dhe një burrë kanë shkaktuar zemërim ne Ibiza, pasi dyshja u kapën duke udhëtuar me një Ferrari, ku gruaja ishte krejtësisht e zhveshur. Ata nuk janë identifikuar ende, por videoja tregon qartë fytyrat e tyre, ndërsa gruaja lëviz trupin nën ritmet e muzikës. Incidenti është filmuar në Marina Ibiza në ishullin me të njëjtin emër që ndodhet në rajonin lindor spanjoll të Ishujve Balearik dhe më vonë u nda gjerësisht në mediat sociale. Sipas mediave lokale çifti rrezikon të gjobitet me 458 paund, ndërsa shoferit pritet t’i hiqen edhe 6 pikë nga patenta. Ibiza njihet për…

Read More

Ne zbardhjen e skemës se kredive fiktive te fondacionit “Besa” dhe arrestimin e 6 personave, përfshire drejtoreshën, Prokuroria e Tiranës, përpos dëshmive të marra nga persona të përfshirë dhe jo të përfshirë në këtë skemë mashtrimi me kredi fiktive, ka bërë edhe këqyrjen e telefonit të Albana Imamit. Nga komunikimet në rrjetin social “Whatsapp”, sipas Prokurorisë, kanë rezultuar biseda që implikojnë Imamin në aktivitetin e kundërligjshëm. “Nga ana jonë është bërë këqyrja e telefonit të markës Iphone të shtetases Albana Imami, me numër imei 3567130i145069, të cilit i është bërë këqyrja (e pjesshme për shkak të volumit shumë të madh…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë në masivin pyjor të mbjellë me pishë në fshatin Patin, Bashkia Klos. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës që favorizoi flakët. Të parët që kanë ndërhyrë ishin banorët e zonës. Gani Tusha ka nisur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore për shkak se flakët po shkonin drejt banesës së tij. Drejt vatrës së zjarrit është nisur edhe mjeti zjarrëfikës i Bashkisë së Klosit, si dhe punonjësit e këtij shërbimi. Për shkak të mungesës së rrugës automobilistike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. 1 hektar pishë…

Read More

Në qëndrimin e saj të postuar nga kryeministri Rama, aktorja shprehet se një tetarët i ri do të ishte një freski edhe për audiencën, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt. Postimi i plotë i Ramës: Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar ILIRE VINCA : Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të…

Read More

Tirana, në këtë sezon të ri 2019-2020, përveç shumë ndryshimeve në skuadër, ka bërë lëvizje edhe në sponsorin teknik, që furnizon ekipin me bazën materiale. Bardheblutë, kanë kaluar nga “Macron”, drejt kompanisë “uhlsport”. Ditën e sotme, kjo kompani ka bërë publike edhe fanellën e parë të Tiranës, që ekipi do të mbajë veshur përgjatë sezonit. Dizajni është klasik, me shiritat bardheblu në pjesën e përparjme, ndërsa krahët janë të bardhë, me nga një shirit blu në pjesën fundore të tyre. Pjesa e prapme, është tërësisht e bardhë, ndërsa në pjesën e sipërme është e shkruar “The symbol of the capital”,…

Read More

Saranda e bukurive të jashtëzakonshme është shndërruar në destinacionin e preferuar të turistëve, mes tyre edhe personazhe të rëndësishme publike. Në orët e para të këtij mëngjesi është parë në brigjet e Jonit, babai i Emirit te Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa, por ai nuk është i vetmi. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Shqipëri, konkretisht në Sarandë. Shqiptarja.com ka publikuar një foto, ku shfaqet Thaçi teksa po lexon një libër, në një vilë private, me pamje të mrekullueshme nga deti.

Read More

Policia ka ndaluar 8 shtetas afganë në Kakavijë pasditen e sotme. Emigrantët kishin hipur në një maune, që vinte nga Greqia e mbushur me portokalle. Ata kishin ngrënë aq kaq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre. Shoferi i maunes, një 21 vjeçari nga Mali i Zi me inicialet B. R, nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në mjet. Kamioni është bllokuar ndërsa shoferi malazez po merret në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë mësohet se afganët po marrin trajtim shëndetësor dhe me ushqime, ndërsa do të deportohen në Greqi.

Read More

Zyra e Policisë së Shtetit reagoi publikisht pas lajmit të mediave greke për ndalimin e një jahti me 1 ton drogë, i cili pretendohej se vinte nga Shqipëria. Në deklaratën për shtyp, Policia e Shtetit konfirmon se ky jaht (Valeria) i ndaluar në Peleponez ‘’nuk ka hyrë kurrë në ujërat shqiptare dhe se nuk ka lidhje me jahtin ‘Dream’, i cili ka hyrë në Sarandë në 15 gusht, ku ndodhedhin 3 shtetas turq’’. Policia e Shtetit justifikon se të arrestuarit në Greqi janë ukrainas dhe se jahti ”Dream” me 3 shtetas turq ka respektuar rregullat e lëvizjes kufitare. Reagimi i…

Read More

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me 2 dynym ullishte dhe 10 hektarë pyll në afërsi të fshatit Shtepanjë në bashkinë Cërrik. Raportohet se zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, por kjo ishte e vështirë, pasi era favorizonte flakët dhe i përhapte në sipërfaqen e pyllit. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e zjarrfikëses së Gramshit si dhe ato të Elbasanit dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.

Read More

Padyshim se mënyra e jetesës, stili i jetës dhe ushqimet që ne i përdorim çdo ditë kanë një ndikim shumë të madh në dukjen tonë. Një ushqyerje jo adekuate dhe një stil jo i mirë i jetesës mund të përshpejtojë plakjen si dhe ndikon në pamjen e përgjithshme të lëkurës. Fatmirësisht, duke e përmirësuar mënyrën e të ushqyerit ne mund t’I parandalojmë rrudhat dhe ta“ngadalësojmë” plakjen. Sipas ekspërtëve, dsa nga ushqimet që thuhet se mund t’i parandalojnë rrudhat janë: Specat e kuq– Kanë një përmbajtje të disa përbërësve, që arrijnë ta parandalojnë plakjen dhe rrudhat. Fasulet dhe thjerrëzat– Janë shumë…

Read More