Author: tirana

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti. Muaji gusht do të vazhdojë të jetë përvëlim. Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Fundjava parashikohet e nxehtë dhe e lagësht. “Temperaturat këto ditë janë 37-38. Por duke qenë se nga dje kemi rritje të ndjeshme të lagështirës, kjo bën që në shumë zona temperaturat të ndihen 5-6 gradë më shumë. Pra është një vapë mbytëse, zagushi. Sot dhe nesër kryesisht veriu dhe zona të izoluara në qendër të kenë rebeshe shiu, të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere”, shprehet Lajda Porja, meteorologe.…

Read More

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt dhe babai i tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Por, përveç hesapeve të mëparshme që kishin mbyllur me drejtësinë, ata rezultojnë të jenë edhe aktualisht pjesë e një hetimi të nisur prej dy vitesh, por që ende nuk ishte mbyllur. Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar një material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Burimet nuk japin më shumë të dhëna rreth këtij procedimi, por thonë se anëtarët e familjes Kusi, që aktualisht…

Read More

Shenjat dalluese që fëmija ka parazitë janë: Lëkura e kokës që kruhet vazhdimisht, skuqje dhe acarim veçanërisht tek rrënjët e flokëve rreth fytyrës dhe pas veshëve. Vënie re e parazitëve që lëvizin nëpër flokë ose e vezëve të parazitëve (thërrizave). Për të gjetur shenjat e parazitëve të kokës duhet të ekzaminoni pjesën e mbrapme të qafës dhe rreth veshëve me një lente zmadhuese në një vend me shumë dritë. Ju mund të mos i shikoni gjithmonë parazitët e rritur të kokës pasi ato lëvizin shpejt. Thërrizat janë të vogla, me formë vezake, dhe ngjiten tek njëra pjesë e rrënjës së…

Read More

Partia Demokratike denoncoi pak dite me pare kandidatin socialist për Vorën Agim Kajmaku per te cilin tha se ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto. Por sot, teksa nuk ka reagim nga qeveria, PD permes Gazment Bardhit, thote se Agim Kajmaku eshte detyruar te genjeje per te kaluaren e tij, kur reagoi dhe ne rrjetet sociale ai nxori deshmine e tij te penalitetit. REAGIMI I PLOTE I GAZMENT BARDHIT Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku…

Read More

Të gjithë e vuajmë atë pjesën e sikletshme e të mbajturit fjalim para një grupi njerëzish. Sidomos kur bëhet fjalë, kur duhet të flasim para një ambienti të ri. Që nga fjalimet e vogla, prezantimi në një punë të re, idetë risi që mund të keni, deri te mbajtja e fjalës në një grup të madh njerëzish ka disa hapa, që e ju ndihmojnë si të jeni një orator i zoti Kthejini emocionet në një pikë të fortë Dihet që kur të gjithë sytë i kanë te ty, zemra rreth më shpejt e gjunjët fillojnë të dridhen. Pranojeni me zë…

Read More

Një person është shpëtuar nga mbytja ketë të shtunë në plazhin e Shëngjinit. Pushuesi me iniciale B.B, 35 vjec, nga Kosova ka pësuar gjendje të fikëti në ujë. Menjëherë ka ndërhyre vrojtuesi i plazhit Kision Lazri duke e nxjerre nga uji dhe duke i dhëne ndihmën e pare, raporton korespondenti i Panorama ne Lezhe. 35 vjecari është transportuar me pas me autoambulance drejt spitalit të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Goar Avetisyan është një grimiere armene me famë botërore, që ka aftësinë t’u japë modeleve një shndërrim të plotë, aq sa nuk njihen më. E veçanta e saj është që merr modele që kanë nevojë për më shumë se thjesht makijazh. Gra që kanë pësuar aksidente djegieje apo dëmtime nga sëmundje të ndryshme, te ajo gjejnë vetëbesimin që u nevojitet për t’u përballur me jetën. Një vajze që jetonte me qindra kilometra larg, e që ishte djegur që në vegjëli, ajo i pagoi biletën e udhëtimit vetëm që t’i bënte makijazhin siç nuk do ta ëndërronte dot.

Read More

I gjithë vendi ynë ishte sot me mot të kthjellët, teksa meteorologët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, thonë se “vlen për tu përmendur se lagështira e lartë do të krijoj ndjesinë e zagushiut po ashtu dhe ndjesia e temperaturave pritet të jetë 3-4°C më e lartë”. Dita do të ketë shtim të mëtejshëm të vranësirave me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore. Në këto zona (relievet malore) në orët e mesditës deri ato të pasdites priten reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave, stuhive shoqëruar me breshër apo dhe rrebesheve. Sakaq, sot vetëtimat kanë ndricuar qiellin e…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të “Kryqëzimit të Patokut”. “BalkanËeb” mëson se dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Read More

 Blogerja e njohur Lori Hoxha, nuk ka se si mos të jetë një nga figurat më të pëlqyera në instagram. Ajo nuk ja kursen vetes aspak qejfin e pushimet në çdo cep të botës. Herë pas here poston foto nga momentet e saj të relaksit, dhe çdo kush e ka zili për jetën që bën. Këtë fundjavë, Lori ka vendosur ta kalojë në Itali. Me një foto duke pirë kafe buzë detit, me rrobabanjo të cilat ja tregojnë belin shumë të hollë, ajo ka shkaktuar mjaft reagime te fansat. Ata shprehen se ajo ka përdorur shumë photoshop te kjo foto,…

Read More

Në dukje çdo profesion i tjetri na duhet më i thjeshtë se i joni. Puna e këngëtarëve, vërtet shikojmë vetëm pjesën më të bukur, por nuk dimë se sa net pa gjumë kalojnë ata duke punuar, shkruar tekste e dëfryer deri në mëngjes publikun në lokalet e natës. Përgjithësisht për ata që dalin në ekran, ekziston stereotipi se kanë “punë qejfi”. Por kjo nuk është aspak e vërtete. E njëjtë është situata edhe për profesionin e gazetarit. Në shi, breshër, në vapë të madhe, në terren të vështirë ti duhet të jesh aty, të informosh qartë, mirë e saktë. Jo…

Read More

Të shumtë janë ata që duan të prekin ëndrrën amerikane, madje duke shkuar deri aty sa të mashtrojnë duke falsifikuar dokumente. Midis aplikantëve të lotarisë amerikane në të gjithë botën, janë edhe qindra, mijëra shqiptarë. Në rregullat e aplikimit, kriter kryesor është të jesh i vërtetë e të mos manipulohen apo fshihen fakte dhe të dhëna. Por, rasti i Agron Selmanit vërtetoi se nëse dikush përpiqet të gënjejë apo mashtrojë Ambasadën Amerikane, e pëson dhe ëndrra shuhet përgjithmonë. Për Agron Selmanin, i cili u arrestua sapo doli nga Ambasada Amerikane, ku ishte paraqitur për të dhënë intervistën për të marrë…

Read More