Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë. Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman. Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit. Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare. Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.
Author: tirana
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është gjendur përballë një sulmi në dukje të faktuar, lidhur me udhëtimet e saj të shtrenjta dhe faturat e hoteleve, që në fakt ngjall mjaft interes për publikun. Respekti ndaj parave publike dhe transparenca, janë një standart etik që nuk duhet anashkaluar. Një reporter i ri, i angazhuar në një projekt investigative, ka kërkuar faturat nga Ministria e Drejtësisë dhe ata ja kanë ofruar. Kjo është shenjë e fortë transparence. Pas kësaj, reporteri i ka lexuar faturat si shpenzime personale të ministres Gjonaj dhe i ka publikuar. Burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë i pohuan…
Koalicionet parazgjedhore mund të përcaktojnë Qeverinë e re të Kosovës edhe para fushatës e zgjedhjeve: katër mësime për partitë politike, në veçanti për LDK-në e VV-në 1. “Prej dje të gjithë në qytet po e kuptojnë se ka zgjedhje”, më tha një mik me jo pak përvojë në zhvillimet e njëzet vjetëve të kaluar në Kosovë. Në fakt , “të gjithë” e kishin gabim. Ajo çka ndodhi të hënën në Prishtinë nuk ishte hapja zyrtare e fushatës zgjedhore – vendi atë ditë ende kishte një Kuvend kushtimisht funksional (kushtimisht, ngase nuk u shqua me ndonjë aktivitet të madh, por ende…
Dashi Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Paditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë.…
Sado interesante dhe e pabesueshme të duket, Suedia nuk u ofron luks apo privilegje politikanëve të saj pasi ata jetojnë si qytetarët e tjerë të zakonshëm të vendit. Ministrat suedezë dhe deputetët nuk kanë makina zyrtare ose shoferë privatë, ata udhëtojnë duke shfrytëzuar mjetet e transportit publik si të gjithë të tjerët, pra autobusë ose trena, raporton “The Guardian”. Po ashtu, ministrat suedezë nuk kanë imunitet dhe gjykohen nga drejtësia si kushdo tjetër nëse është i dyshuar. Një tjetër gjë interesante për politikanët suedezë është se ata nuk kanë sekretarë apo sekretare të tyren dhe zyrat e tyre raportohet se…
Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit. I ndërtuar në hapësirën pranë kompleksit stërvitor dhe stadiumit “Allianz Stadium” të Torinos, hoteli ka zënë një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë dhe ka 4 yje. Nuk mungon luksi në 138 dhomat e hotelit, ashtu si edhe në sallat e konferencave dhe SPA-të, ndërsa në brendësi është edhe një hotel me kapacitet prej 200 personash.
Qytetarët shqiptarë duket se kanë ulur konsumin e bukës në gjysmën e parë të vitit. Shifrat zyrtare, të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë një rënie të ndjeshme të importit të drithërave në vend. Konkretisht, në 6 muajt e parë të 2019, import i grurit dhe meslinit ka rënë me 9.8 për qind, ku janë importuar 94.7 mijë ton nga 113.9 mijë ton që u importuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, rënie ka edhe import i misrit, ku gjatë këtij viti hynë në vend 48,7 mijë ton, nga 49.9 mijë ton që u importuan në gjashtë…
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarrit të madh që ka përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës. Një dekret i lëshuar nga presidenti Bolsonaro, autorizon praninë e ushtarëve në hapësirat pyjore dhe në zonat kufitare në tërë rajonin. Ky njoftim vjen pas një presioni të vazhdueshëm nga liderët evropianë. Bolsonaro ka kritikuar reagimin e shteteve të tjera, duke theksuar se zjarri nuk mund të përdoret si pretekst për vendosjen e sanksioneve. Këto deklarata vijnë pasi Franca dhe Irlanda thanë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje tregtare me shtetet e…
Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, është kthyer në një ndër vajzat më të njohura e të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. Ajo mori vëmendjen e të gjithëve me format seksi e pozat joshëse, ndërsa tashmë numëron mijëra fansa në profilin e saj në Instagram. Sot është një ndër modelet më të njohura, por jeni kuriozë të dini si dukej velina para famës? Vetë Kejvina ka ndarë me ndjekësit në Instastory një pozë të vjetër të sajën, ku shfaqet shumë më e vogël në moshë. “Mini Kejvina”- shkruan ajo krahas fotos ku ka pozuar duke qeshur dhe ne na duket…
Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit. Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës. Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca. Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi…
Kati i 6-të i një pallati në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e neësbomb.al, duken shtëllungat e tymit që dalin nga dritarja e katit të 6-të, ndërsa policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur dhe kanë nisur punën për shuarjen e tyre. Po ashtu, banorët e pallatit që është përfshirë nga flakët, por dhe të pallateve përballë kanë dalë nga apartamentet e tyre. Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur dhe as shkaku i zjarrit, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda. Media ‘Espreso.rs’ shkruan se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve. “Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka…