Një zjarr u regjistrua së fundmi në fshatin Shënpjetër të Fierit, ku rrjeti i furnizimit me energji elektrike u përfshi nga flakët. Raportohet se flakët erdhën nga djegia e një are me grurë të thekur. Ndërkohë, OSHEE ka ndëprerë furnizimin me energji elektrike për banorët e zonës për të shmangur dëme të tjera. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ndezjes së zjarrit.
Author: tirana
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali Berisha mund të përballet me drejtësinë e re. Shumë njerëz besojnë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të bëjë të mundur shfarosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta. Një nga këta njerëz që besojnë tek SPAK është edhe Fatos Klosi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se përmes SPAK do të hetohen dhe ndëshkohen shumë zyrtarë. Sipas tij, pjesë e këtij grupi duhet të jetë edhe Sali Berisha. Për Klosin, ish-kryeministri është treguar shumë i aftë dhe ka fshehur çdo gjurmë të…
Kryedemokrati Lulzim Basha iu rikthye çështjes së kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se ka manipuluar të dhënat personale, pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se ‘’kanë vendosur veton që në Vorë të kandidonte për PS-në Agim Kajmaku’’. Më tej, Basha vazhdon se Kajmaku ‘’duhet të merret si i pandehur për shkeljen e Ligjit të Dekriminalizimit dhe të përballet me drejtësinë greke’’. Duke e akuzuar Ramën për zgjedhjen e figurave me të kaluar kriminale në funksionet e larta publike, kreu i opozitës kërkon që…
Arbana Osmani, me anë të një fotoje ku pozonte nga varka, i ka ngatërruar të gjithë. “Gjejeni ku jam”, shkruan moderatorja e njohur. Komentet kanë qene të shumta, ku përveç atyre që vërtet e kishin gjetur se ku ndodhej ky vend i mrekullueshëm, një pjesë e mirë prej fansave kanë shkruar për Pogradecin. Në fakt në pamje të parë ka një ngjashmëri, edhe pse ky vend ndodhet shumë larg këtij qyteti. Këtë fund gushti, Arbana dhe Xhemi kanë realizuar dëshirën e tyre që ishte planifikuar prej kohësh. Mesa duket tani ka qenë momenti i duhur. Giethoorn, Hollandë, është destinacioni i…
Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve big dhe regjisorëve në kinema. Këtë verë, Beniada ka pushuar në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato vazhdojnë të argëtohen bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të…
Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet. Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme. Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë. Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ulë kolesterolin dhe qelizat kancerogjene. Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës…
Një dyqan veshjesh në periferi të Tiranës dhe një restorant luksoz janë bizneset e reja të ish-velinës së “Stop”, Alesia Bami. Dyqanin që mban emrin e saj e ka hapur tashmë, ndërsa për restorantin është duke punuar për inagurimin e tij. Alesia u largua përfundimisht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” sezonin e kaluar dhe duket se ky largim i hapur dyer të reja ishvelinës. Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni satiro-investigativ “Stop”, largim që i eci mirë ish-velinës sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte. Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në…
Një autobus i linjës Prishtinë-Grankfurt në Gjermani është sulmuar mbrëmjen e shkuar në Krushevac të Serbisë. Nga sulmi, fatmirësisht nuk ka pasur persona të penduar por vetëm thyerje xhamash, përfshirë edhe xhamin e përparmë të mjetit të transportit të udhëtarëve. Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare. Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë për Gazetën Express se ky sulm…
Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve. Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara. Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen…
Një çift amerikan vdiq tragjikisht në Teksas 5 minuta pas përfundimit të dasmës së tyre. Harley Morgan, 19-vjeç and Rhiannon Boudreaux 20-vjeç po udhëtonin me makinën e tyre kur një kamion që transportonte një traktor i goditi fort në autostradë dhe për pasojë çifti i ri ndërroi jetë në ditën më të bukur. Dëshmitarët thanë për mediat amerikane se mjeti ku ndodheshin dy të rinjtë u rrotullua disa herë. Autoritetet amerikane thanë se drejtuesi i kamionit nuk ishte gabim, por gjithsesi, tani shoferi do të kalojë në testet e detajuara të alkoolit dhe të drogës, veprime këto që do të…
Mbrëmjen e djeshme një pikë karburanti shpërtheu në flakë në superstradën Lezhë-Laç dhe për pasojë gjashtë persona mbetën të plagosur. Dy nga 6 të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta në trup, ndërsa po marrin trajtim mjekësor të specializuar në Tiranë. Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, QSUT-ja thotë se i plagosuri me iniciale N.P është paraqitur në gjendje të rëndë në spital dhe me një shkallë djegieje në trup në 40%, por falë punës së mjekëve, gjendja e 40-vjeçarit tani paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë i plagosuri i dytë, Bardhok Bushati ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa sipas mjekëve,…
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e mediave greke, të cilat një ditë më parë raportuan se shefi i ekzekutivit shqiptar ka zgjedhur Greqinë për pushime. Me një status në “Tëitter”, kryeministri thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë jo vetëm për atë, por edhe për ministrat. Ai me nota humori përshëndet mediat greke, ndërsa iu drejtohet me fjalët “kalinihta nga Surreli pedhaqia”. Gjithashtu Edi Rama thotë se që nga viti 2013 nuk ka shkuar asnjë ditë me pushime jashtë vendit. Postimi i Ramës: “Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma…