Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje/ Shpërthimi në pikën e karburantit, 2 prej të plagosurve me djegie në shkallë të rëndë

09:20 / August 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarri 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Mbrëmjen e djeshme një pikë karburanti shpërtheu në flakë në superstradën Lezhë-Laç dhe për pasojë gjashtë persona mbetën të plagosur. Dy nga 6 të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta në trup, ndërsa po marrin trajtim mjekësor të specializuar në Tiranë.

Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, QSUT-ja thotë se i plagosuri me iniciale N.P është paraqitur në gjendje të rëndë në spital dhe me një shkallë djegieje në trup në 40%, por falë punës së mjekëve, gjendja e 40-vjeçarit tani paraqitet e stabilizuar.

Ndërkohë i plagosuri i dytë,  Bardhok Bushati ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa sipas mjekëve, ai  ka pësuar djegie të shumta në pjesët e trupi dhe në kokë.

Njoftimi i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbreme rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të  Djegie Plastikës.

detaje djegie plagosurve shperthim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.