Author: tirana

Një rast i paprecedentë është regjistruar në ligën e dytë kroatë, në fundin e ndeshjes mes Solinit dhe Sesveten. Futbollisti i skuadrës vendase, Vlatko Simunaç i ka kërkuar gjyqtares së katër, Ivana Martinçiç që të kryejnë marrëdhënie seksuale. “Eja, të bëj seks me ty”, mësohet t’i ketë thënë 29-vjeçari gjyqtares, teksa po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Kjo gjë është shënuar nga Ivana në protokollin zyrtar, teksa pritet që ndaj sulmuesit të merret një dënim shembullor. Ivana Martinçiç është një nga gjyqtaret femra më të njohura në Kroaci teksa në të kaluarën ka vendosur drejtësi në Bortërorin e Femrave si…

Read More

Reperi Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë. Burime për Zëri.info bëjnë me dije se këngëtari është fejuar me një vajzë nga Prishtinë, por që prej vitesh jeton në Kanada. Këngëtari nuk është parë asnjëherë në publik me këtë vajzë, e cila mbetet misterioze për momentin. Po të njëjtat burime shtojnë se reperi do të celebrojë dashurinë e tij me martesë gjatë muajit tetor. Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha, ka lënë pas përfundimisht historinë me Rozana Radin, dashuri e cila zgjati një vit. Dyshja mbahen mend për faktin që u puthën në publik, por më pas u ndanë.

Read More

Çifti më i njohur i shoëbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth, janë vetëm një hap larg për t’i dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. “E! Neës” ka konfirmuar se Liam ka plotësuar dokumentat për divorc. Në dokumentat e sigurua citohet se arsyeja e ndarjes janë ndryshimet e papajtueshme mes tyre, ndërsa dita e divorcit nuk është caktuar ende. Miley dhe Liam bënë një marrëveshje paramartesore, ç’ka do të thotë se ata nuk do të “luftojnë” për çështjen e financave. Gjithashtu është mësuar se Hemsëorth nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore. Pavarësisht se ata nuk kanë fëmijë, kanë disa kafshë për…

Read More

Formulari që duhet të plotësojë çdo kandidat për deputet apo për kryetar bashkie në zbatim të ligjit ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i quajtur ndryshe për lehtësi komunikimi, “Ligji i dekriminalizmit”, nuk të lë të harrosh nëse je përfshirë në shkelje a vepra penale që janë subjekt i ligjit në fjalë. Formulari të pyet me hollësi, të kujton. Kush nuk tregon të vërtetën ose është i paqartë për atë që ka bërë në raport me ligjin, ose e fsheh me vetëdije atë, mendje lehtësisht, duke shkuar me mendimin se nuk do t’ia…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shpërndarë një video, e cila sipas tij tregon faktin se si kryeministri Edi Rama nxjerr blof veten e tij, kur është fjala për pushimet që i bën jashtë Shqipërisë. Edhe pse kryeministri tregoi se prej 2013 nuk ka bërë asnjë ditë pushimi jashtë vendit, Paloka thotë se materiali me video fakton të kundërtën e asaj që thotë shefi i qeverisë shqiptare. Postimi i Palokës: Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr! “Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë…

Read More

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë. Së bashku me 24-vjeçarin K.H që ishte banues po në Theth, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit automatike. Për arrestimin e tij kanë ndihmuar edhe banorët e zonës, ndërkohë i riu do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë edhe një tjetër risi, duke filluar nga data 16 shtator, përsa i përket rinovimit apo humbjes së patentave. Përveç rinovimit, qytetari do të gëzojë tani edhe të drejtën për të marrë dublikat në kushte të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin! Ky lloj shërbimi ofron një tjetër lehtësi për qytetarët, pasi, jo vetëm do të aplikojnë më thjesht, duke depozituar një herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni…

Read More

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar se administrata nuk do të ketë pushim sa i përket mbledhjes së denoncimeve për t’i dhëne fund informalitetit në vend. Për ketë ai shprehet se administrata dhe skuadra e angazhuar në këtë betejë do të jetë e angazhuar edhe në fundjavë. “S’ka të shtunë e të diel dhe as orar zyrtar për skuadrat e angazhuara në luftën kundër informalitetit dhe ndjekjen po ashtu, të denoncimeve të qytetarëve, përmes aplikacionit STOP INFORMALITETIT🤚”, shkruan Rama. Qeveria ka nisur luftën kundër atyre bizneseve qe shmangin dhënien e kuponit tatimor dhe denoncimit…

Read More

Një studim për adoleshentët ka nxjerrë në përfundim se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore dhe më shumë të prekura janë femrat Rrjetet sociale shkaktojnë depresion, ankthi deri në pagjumësi, stresi kronik dhe mungesa e vetëbesimit. Këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër. Studimi u zhvillua me intervisave direkte nga 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç dhe tregon se sa…

Read More

Anxhela Peristeri mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun e që sjell gjithnjë hite. Ajo vazhdon të jetë shumë e komentuar në media, edhe pse jetën private përpiqet ta ruajë jashtë syrit të publikut. Megjithatë me foton e fundit të postuar në Instagram Anxhela ka ngritur dyshimet se po martohet. Këngëtarja ka fotografuar veten në ambientet e “Ami Event” dhe fansat menjëherë kanë nisur ta pyesin nëse po martohet. “Shume domethenie ka kjo foto. Nga nuk me shkon mendja”, është një nga komentet në postimin e Anxhelës, koment të cilin këngëtarja e ka pëlqyer duke i…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit për vrasjen e të riut Indrit Çelaj, tri ditë më parë në kryeqytet. Prapa hekurave mbeten shtetasit Bujar Kusi, babai i autorëve të ngjarjes, Ferdinand Bakalli dhe Ali Sula, ndërkohë që për të arrestuarin tjetër, Luan Caka është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Kusi dhe Bakalli akuzohem për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Luan Caka dhe Ali Sula, për “Mos kallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Krimi i rëndë ndodhi tri ditë më parë, kur…

Read More

Armina Mevlani është shfaqur sërish krah partnerit të saj Shklëzen Berishës, duke rikonfirmuar edhe njëherë faktin që ata janë bashkë. Teksa kanë qenë të ftuar në dasmën e një mikeshës së blogeres, dyshja shihen të veshur mjaft elegantë dhe të qeshur. Ka qenë Armina Mevlani, ajo që ka publikuar një foto ku shihet e ulur në prehrin e Shkëlzen Berishës. E veshur me një fustan ngjyrë rozë pastel, blogerja me gjoksin e ekspozuar shihet mjaft e qeshur krah djalit të ish-kryeministrit Berisha. Pak ditë më parë Armina dhe Shkëlzeni u përfolën se i kanë dhënë fund fejesës së tyre, por…

Read More