Prej disa ditësh Ermal Mamaqi ka treguar se ka nisur xhirimet për filmin e tij më të ri që mban titullin “I Love Tropoja”. Pjesë të tij aktori ka bërë emra të njohur të ekranit dhe disa prej tyre nuk kanë lidhje me aktrimin. Deri më tani është zbuluar se këngëtarja e njohur Enca do të eksperimentojë për herë të parë në aktrim dhe roli i saj është mjaft i rëndësishëm. Por duket se Ermali për filmin e ri ka zgjedhur personazhe mjaft të spikatur dhe pjesë të tij ka bërë edhe doktorin e famshëm Skerdi Faria. Pak më parë…
Author: tirana
Pak javë më parë prezantuesja e njohur, Dajan Shabani njoftoi se është larguar përfundimisht nga emisioni i mëngjesit “Ditë e re”. Vëndin e saj e ka zënë Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli dhe emisioni pritet të startojë sezonin e ri televiziv, në shtator. E teksa përgatitjet kanë filluar, përgjatë kësaj kohe të gjithë kanë pyetur se çfarë do të bëhet me personazhin më të spikatur të emisionit Hermes Nikajn dhe nuk dihej nëse ai do të vazhdonte emisionin apo do të largohej. Megjithatë siç e ka thënë gjithmonë në emision, Zogu i Tiranës nuk i ndahet Dajanës dhe ata do…
Një studim i ri tregon se përdorimi i fytyrave, të njohura si “emoji” në mesazhe ndikon në komunikim. Madje sjell edhe sukses në jetën seksuale. Studiuesit e Institutit Kinsey kryen dy hulumtime për të kuptuar impaktin e ikonave në jetën e njerëzve. Në studim morën pjesë 5 mijë prsona, dhe u analizuan 175 të tillë. Në përfundim zbuluan se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me “emoji” dhe seksit. Specifikisht, ata që i shtojnë ikona mesazheve të tyre, kanë më shumë mundësi që të takohen me njerëzit që pëlqejnë, të shkëmbejnë puthje apo të kryejnë marrëdhënie seksuale
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo ditë është mjaft e favorshme sa i takon sferës sentimentale dhe asaj profesionale. Ndërkohë nuk do të jetë në të njëjtën linjë sa i takon ndjenjave, të cilat nuk do të shkojnë si duhet, veçse duhet kuptuar se si ti menaxhoni situatat. Demi Nuk duhet ti lini pas dore ndjenjat gjatë kësaj dite. Më në fund Venusi do të jetë pozitiv, por kjo nuk do të thotë se gjërat do të zgjidhen në një…
Pas një tensioni me patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqjen. Conte tha se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”. Salvini kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër Conte.
Ish-Mis Universe Albania, Trejsi Sejdini ka dalë jashtë kornizave këtë radhë duke publikuar një foto top-less. Teksa mban të veshura vetëm një palë tanga të bardha, Trejsi duket mjaft joshëse mbi jaht. Me duart mbi gjoks, bukuroshja ka pozuar e ulur dhe me diellin që i rrezaton gjithë trupin. “Efekti i diellit,”– shkruan Sejdini krahas fotos.
Drita Stublla, një nga modelet më seksi shqiptare, ka hedhur një fotografi në Instastory që më pas u shpërnda edhe nga njerëz të tjerë. Ajo shihet e veshur me një palë reçipeta të kuqe, që gati ia ka nxjerrë komplet gjoksin. E tillë, padyshim që Drita dukej shpërthyese.
Ish-ministri Jemin Gjana ka sulmuar Jozefina Topallin pasi kjo e fundit kritikoi Lulzim Bashën për mënyrën se si ai po drejton Partinë Demokratike. Në një shkrim të botuar në median Gjana thotë se Topalli i turret liderit të opozitës me çifte të mbushur me saçme derri, sa herë që Rama është në zgrip të greminës. Më poshtë shkrimi i plotë i tij: U gjenda këtë të diel dasmash në njërën prej tyre. Familje veriorësh të kamur e të traditës. Me plot rini të pashme, të mbajtur e të veshur, ngjanin si drita. I pyesje e të thoshin: Ah po, jetoj…
Sfida e një prindi, sidomos e nënës, është vënia në gjumë e fëmijëve. Kjo, pasi gjumi është një pjesë e rëndësishme për të vegjlit. Një nga temat më të trishta për të cilat argumentojnë prindërit është nëse fëmijën natën duhet ta lënë të qajë apo ta qetësojnë. Mirëpo, një studim i kohëve të fundit, thotë se fëmijët duhet të qajnë para se të flejnë gjumë. Këtij debati i ka hyrë edhe profesoresha e ekonomisë, njëkohësisht nëna e dy fëmijëve, Emily Oster. Sipas The Sun, Oster shprehet se nëse e lini fëmijën të qajë pa e kontrolluar, nuk është një gjest…
Rrushi është një nga frutat më të njohur jo vetëm për shijen e tij, por edhe për vetitë e tij të shumta shëruese. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme, por rrushi i zi është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale. Ja 5 arsyet që duhet t’ju nxisin të konsumoni më shumë rrushin e zi. 1. Ndihmon kundër diabetit Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin…
Në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë ka shumë punë këto ditë gushti. Kryesisht janë njerëz që presin të kryejnë procedurat për fëmijët që janë rikthyer në atdhe pas emigrimit apo azilit, apo që duan t’i çojnë fëmijët e tyre të mësojnë jashtë. Me ristrukturimin kjo Zyrë Vendore Arsimore mbulon gjithë institucionet arsimore të bashkisë së Tiranës, nga klasa e parë deri në të 12-n. “Të gjitha institucionet arsimore nisin mësimin në 16 shtator, duke filluar nga arsimi bazë, gjimnazi, dhe arsimi profesional. Gjatë dy javëve të qershorit është bërë një regjistrim paraprak dhe rezulton që për këtë vit në Bashkinë e…
Avionët ushtarakë tip F16 të palës greke kanë zhvilluar fluturime në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror.Ky mision është në bashkëpunime CAOC– Torrejon, Spanjë dhe nga pala Greke u zhvillua fluturimi stërvitor “Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16. Ndërkohë ministria e Mbrojtjes njofton se Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje.