Author: tirana

Sado ta gënjejmë veten se po lëmë gjurmë në tokë, çdo gjë e ekzistencës sonë është e përkohshme. Nëse i lihet kohë, nëna natyrë ka aftësinë t’i rifitojë të gjitha territoret që ka humbur ndaj njeriut. Këto foto tregojnë më së miri se çfarë është e aftë të bëjë natyra, dhe se sa e vogël është gjithçka që bëjmë në planet.

Read More

Rihpaja e debatit për kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës ka zgjuar për të disatën herë një ves burracak të disa elementëve të Partisë Demokratike, që nuk dihet pse e kanë caktuar veten të “fortë” dhe mendojnë që u ka hije kërcënimi. I pari i tyre është gjithmonë Lulzim Basha. Ky ka kohë që kërcënon për çdo gjë me dhunë, me tërheqje zvarrë, me përmbysje, por deri tani i vetmi njeri dhe lider politik, që është tërhequr zvarrë nga kundërshtari i vet, është ai. Pas 7 mujash protesta të dhunshme, ai arriti të prishë vetëm “kërpudhën” tek kryeministria dhe…

Read More

Elon Musk, pronari i kompanisë së njohur Tesla, godet sërish. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai shkruan “Marsi Bërthamor”, duke e përqëndruar idenë e tij tek bombardimi i “planetit të kuq” me armë bërthamore për ta bërë atë të banueshëm për njerëzit. Bombardimi i Marsit me armë bërthamore, ka si qëllim shkrirjen e majave të akullta dhe lëshimin e ujin e bllokuar në polet e tij dhe më pas CO2 në atmosferë, në mënyrë që të krijojë efektin “serë” korrespondues të Tokës. Më të tolerueshme janë temperaturat e saj ekstreme. Në vitin 2015, gjatë një interviste për…

Read More

Situata e fruthit në Shqipëri duket të jetë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fillimin e këtij viti ku u shënuan qindra fëmijë të prekur. Por ekspertë të Institutit të Shëndetit publik shprehin shqetësim me uljen e mbulesës vaksinale kryesisht në Tiranë pasi shumë prindër të cilët refuzojnë vaksinimin e fëmijës pa marrë në konsideratë riskun që merr përsipër nëse fëmija preket nga fruthi që në mos humbje jete, i shkakton verbëri apo shurdhëri. “Kaq qytete që kemi, 0 raste. Është reduktuar numri në mënyrë drastike, por duhet rritur mbulesa vaksinale në Tiranë”, thotë Silva Bino. Për të rritur mbulesën vaksinale ,…

Read More

E njohur si senzacioni i vitit të fundit, reperja Tayna është duke pushtuar estradën shqiptare me projektet e saja. Në një postim të saj në Instagram ajo ka postuar një vajzë e cila kishte bërë tatuazh emrin e reperes në kraharorin e saj. Ndonëse i ka lënë pështypje asaj pasi që kishte shkruaj “lezetshëm” në mbishkrimin e fotos. Kujtojmë se reperja ka realizuar edhe dy bashkënime, njërin me Dafina Zeqirin e tjetrin me Pintat e të cilat po priten mjaftueshëm mirë.

Read More

Katër vite më parë, kantautori i njohur Stefi Prifti humbi pas një sëmundjeje bashkëshorten, Marinën. Vajza e madhe e artistit është diplomuar në vitin 2016 në degën e Kantos për Soprano dhe Stefi e ka prezantuar gjithmonë si talentin që synon të rritet gjithmonë e më lartë në karrierë. Por paralelisht me profesionin, Maria po nisë edhe jetën familjare, pasi do të martohet së shpejti. Edhe pse nuk dihet ndonjë detaj më shumë se kush ia ka rrëmbyer zemrën vajzës artiste të Stefit, tashmë përgatitjet për dasmën VIP kanë filluar. Natyrisht që shumë të ftuar do të jenë pjesë e…

Read More

Kinematografia turke është padyshim në kulmin e saj dhe i siguron ekonomisë turke një pjesë shumë të majme në të ardhura. Kjo edhe falë aktorëve të zotë, por edhe të pashëm. Ata pëlqehen jo vetëm në Turqi, por në shumë vende të tjera në Europë e më gjerë. Në treshen Altan Düzyatan, Engin Akyürek dhe Tolgahan Sayışman janë bërë të ditura dhe pagesat që marrin për një seri të filmave ku ata marrin pjesë. Shifrat janë marramendëse nëse llogarisim sa marrin për të gjitha episodet. Më poshtë është edhe renditja e tyre: Engin Akyürek – 200 mijë TL – 32,316 Euro…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka bere një koment pas publikimit të videos ku shfaqej pronari i lokalit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, mbi kofanon e makinës ku ndodheshin turistët spanjollë. Gjika shkruan se “Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi”. “E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin! Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris! Ai…

Read More

Kur hyjmë në shtëpi, ndër gjërat e para që ndiejmë është aroma dhe dëshira për të kuptuar nëse femrat e shtëpisë përdorin aromatizues apo jo. Më poshtë, ne do t’ju sjellim disa mënyra të cilat mund t’i aplikoni për të pasur një shtëpi që të ketë aromë të mirë. Përdorni qirinj të aromatizuar Përveçse janë shumë estetikë, qirinjtë e aromatizuar e mbajnë aromën shumë gjatë. Duke i vendosur ato mbi tavolinë, aroma do të shpërndahet në çdo cep të shtëpisë. Aromatikë me shkopinj druri Sikurse edhe qirinjtë, edhe shkopinjtë e drurit janë shumë dekorativë dhe amromatizues gjithashtu. Është ideale kryesisht…

Read More

Gati dy muaj nga ceremonia VIP martesore, vjen lajmi se Gaz Paja pret të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Ira Seferi, e kishte fshehur më së miri barkun e rrumbullakosur poshtë fustanit të bardhë, ndërkohë që menjëherë pas mbarimit të dasmës, çifti u nis për muaj mjalti në Turqi. Ndërkaq, këto ditë Gazi dhe Ira po i kalojnë në jug të vendit, në resortin që aktori ka në Dhërmi. Ndërkohë, burime pranë çiftit janë shprehur se shtatzënia e paplanifikuar e partneres detyroi Gaz Pajën të merrte vendimim brenda nate për ceremoninë e dasmës, të cilën e…

Read More

YouTube, gjiganti i faqeve të internetit për ndarjen e videove, njoftoi se duke filluar nga 24 shtatori i këtij viti, përdoruesit jo pagues të YouTube do të jenë në gjendje të hyjnë në Originals të YouTube. Qendra e Ndihmës së kompanisë shkroi: “Duke filluar nga 24 Shtatori 2019, përvoja juaj e parë e Origjinals në YouTube do të ndryshojë pa marrë parasysh faktin nëse keni një anëtarësim në YouTube Premium. Disa seri, filma dhe ngjarje live në YouTube Originals janë të disponueshme për tu parë pa abonim me pagesë në YouTube Premium.” “Sidoqoftë, do të shihni reklama gjatë kësaj përvoje…

Read More

Sulmuesi me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri po mendon seriozisht largimin nga Liverpool. “Jam i zhgënjyer, po luaj shumë pak”, është shprehur Shaqiri. Deri tani, ai ka luajtur vetëm 11 minuta ndaj Manchester City në Community Shield dhe kjo për lojtarin është shumë pak. 27-vjeçari në një intervistë të fundit deklaroi se ndihet shumë i zhgënjyer dhe se tani i duhet të vlerësojë çdo situatë për të gjetur një zgjidhje. I pyetur për zërat mbi kalimin te Galatasaray, Shaqiri tha se nuk di asgjë dhe se nuk ka patur asnjë kontakt me klubin turk.

Read More