Një autobus është djegur para pak minutave në rrugën Elbasan-Tiranë. Dyshohet se autobusi i djegur është i tifozëve të Partizanit të cilët kanë qenë duke parë ndeshjen në Elbasan. Nuk raportohet për të dëmtuar por djegia ka bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik. Kujtojmë që sot Partizani mundi Kukësin me rezultatin 4-2, ndeshje e vleshfshme për Superkupën e Shqipërisë.
Author: tirana
Parku Kombëtar i Lurës është një park kombëtar i ndodhur në verilindje të Shqipërisë. Ai ka një gjatësi prej 12.8 km2, teksa përfshirë edhe pjesën lindore të Kurorës së Lurës. 14 liqenet akullnajore të tij krijojnë një ambient shumë tërheqës dhe piktoresk në të njëjtën kohë. Turistë vendas dhe të huaj nuk reshtin së vizituari Lurën, e gjithë kjo për bukuritë dhe madhështinë që posedon në vetvete. Por ka edhe të tjerë liqene të cilat ndodhen në Lurë. Midis tyre përmendim liqeni i Zi 8 hektarë, liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Luleve 4 hektarë dhe Liqeni i Madh,…
Të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit në Lushnjë përkujtuan ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe, por ceremonia u shoqërua me incidente, që nisën fillimisht me mospërmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë dhe më pas me prezencën e deputetit të zonës Bashkim Fino. Por, vetë Fino, e shpjegon çfarë ndodhi dhe pse ishte prezent në një ceremoni të tillë. “Nuk ishte incident. Prezenca e kryetarit të bashkisë apo e imja, është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”, tha Fino. Për ish të internuarit dhe pasardhësit e tyre u çel një…
Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se mosha ideale për t’u bërë nëna është në fillim të të 30-ve. Kjo, pasi nëse bëheni nëna në moshë të mëtutjeshme gjërat mund të komplikohen. Çiftet preferojnë të presin deri në momentin kur të ndihen gati për të krijuar një familje. Nëse bëni fëmijë pas moshës 30-vjeçare, me shumë gjasa do të keni një bebush të zgjuar. Nga studimi i kryer në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi se në fakt ekziston një lidhje mes moshës së nënës dhe zhvillimit mendor të fëmijës. U arrit në përfundimin se nënat të cilat kishin bërë fëmijën…
Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në RTV21, ka folur përveç të tjerave dhe për politikë. Dhe pse me pushime në Kosovë, nga Prevalla aty ku po pushon, ka dhënë disa mendime për situatën politike në vend. Ndër të tjera Meta u pyet dhe për një kthim të mundëshm në krye të LSI, ku tha se kjo nuk është një sfidë e tij në këto momente. A do të lejojë Monika të kthehesh në LSI? Kjo nuk është beteja ime për të ardhmen, por beteja ime është vendosja e vendin në rrugë të demorkacisë. Beteja ime sot si…
Muaji gusht në Shqipëri është bërë gjithnjë e më i paparashikueshëm përsa i përket motit. Mënyra më e mirë për ta përballuar luhatjen ekstreme të temperaturave është padyshim të ushqyerit shëndetshëm, duke shijuar frutat dhe perimet e bollshme që ky muaj na ofron. Duke qenë se jemi pak javë larg përfundimit zyrtar të verës, le t’i shijojmë frutat dhe perimet e stines: Rrushi Rrush i zi apo i bardhë. Zgjedhja ju takon ju, sipas shijes dhe preferencave tuaja, të dy këto lloje i gjeni me bollëk në treg. Zgjidhni rrush të formuar mirë dhe me lëkurë të fortë. Fiqtë Fiqtë…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë të dhënë sot për emisionin “Kojshia Shoë” të gazetarit Sadri Imeri në RTV21, ka dhënë sot disa detaje të pushimeve të tij malore, duke ndarë me teleshikuesit dhe disa nga objektivat e tij sportive që lidhen me ngjitjen në male por dhe ato për promovimin e turizmit. “Sivjet pas këtyre dy javëve në Prevallë kam objektiv të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë. Kjo më jep një kënaqësi të veçantë, sepse dashuria për malet është e lindur, meqenëse kam lindur në malet e Skraparit. Duhet të…
Histori Inspiruese Po kontrolloja detyrat e shtëpisë së nxënësve një natë pas darkës. Burri im ishte ulur pranë, duke luajtur “Candy Crush Saga” në telefonin e tij. Papritmas, sytë mu mbushën me lotë. “Pse po qan e dashur?” më pyeti burri. “Dje u kërkova nxënësve të klasës time një hartim me temë, “Dëshira ime”, i thashë. “OK, dhe çfarë të bën për të qarë?” Pyeti ai përsëri, duke mbajtur njërin sy te loja e tij. “Hartimi i fundit më preku aq shumë, sa më bëri të qaj.” “Po çfarë ka për të qarë në atë hartim?” “Dëgjo, do ta lexoj…
Pjesa më e madhe e xhinseve kanë pjesë të tyre disa thumba metalikë. Në pamje të parë, të gjithë mendojnë se ato janë të padobishëm dhe pa asnjë funksion. I pari që përdori thumbat metalikë ishte Levi Strauss në vitin 1873 si një mënyrë për të forcuar qepjen tek xhepat dhe tek anësoret e xhinseve. Me kalimin e kohës, qepjet përmes teknologjisë moderne u përmirësuan ndjeshëm. Kështu, sot thumbat metalikë përdoren thjesht si funksion dekorativ. Mirëpo, ka edhe një anë negative të dekorimit të thumbave metalike. Ato kontribuojnë shumë negativisht sa i përket ndotjes së mjedisit. Kjo, për shkak të…
U mbyll në barazim 1-1 pjesa e parë e Supërkupës mes Partizanit dhe Kukësit. ‘Demat e kuq’ e nisëm shumë më mirë takimin e ku shënuan me Mala-jn në minutën e pestë. Ndërsa veriorët u zgjuan në minutën e 35 me anë të Maliqit. Partizani ka pasur një dominim të lehtë në këtë pjesë të parë ku kishin më shumë mundësi për të dyfishuar rezultatin. Tani pritet të fillojë pjesë e dytëb për të zbuluar fituesin e Supërkupës së Shqipërisë.
Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n. Në vend të parë: Durrësi! Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Monitor ka përllogaritur…
Këngëtari i njohur shqiptar, Meda, ka vizituar gjatë ditës së sotme varrezat e familjes Jasharaj në Prekaz, shkruan Insajderi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai përmes Facebook, ka ndarë momentet e vizitës së këngëtarit ndërsa ka publikuar edhe fotografi të takimit me Rifat Jasharin.