Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në disa komuna. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri të ditur se konkursi është çelur për punësimin e mësuesve në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach. “Shpallet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në Zvicër për vitin shkollor 2019-2020.Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe…
Author: tirana
Një karabinier 23 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në kazermat Vobarno, në zonën e Brescia. Vetëvrasja bëri që të nisë një hetim i brendshëm nga karabinierët e Brescia. Efektivi qëlloi veten teksa gjeti një moment që ishte vetëm e larg kolegëve, të cilët e gjetën trupin e tij të pajetë pasi dëgjuan zhurmën e armës. Nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun drejt aktit të rëndë, shkruajnë mediat italiane.
Këto janë disa gjëra të cilat femrat i bëjnë kur nuk u pëlqeni më: Nuk komunikoni si më parë Më parë keni komunikuar normalisht, ndërkaq tani nuk inicion kurrfarë teme dhe tregon se nuk shqetësohet fare rreth kësaj. Justifikimet Kur dëshironi të dilni bashkë, do të gjejë ndonjë justifikim në mënyrë që t’ju refuzojë. Më parë mezi ka pritur, ndërsa tani jo. Nuk ka humor të mirë Kur është afër jush, në vend që të jetë në humor të mirë, ajo është nervoze dhe çdo gjë e pengon. Disa gjëra të cilat i bëni e bëjnë nervoze, ndërsa më parë…
Augustin Palokaj/ Jutarnji List Shtetet e Europës Lindore në njëfarë mënyre janë edhe vetë fajtore për këtë sepse, në radhë të parë nuk bien dakord dhe nuk kanë të njejtin interes. Kryetarja e ardhshme e Komisionit Europian Ursula von der Leyen po vazhdon konsultimet për formimin e ekipit të saj të ardhshëm. Bisedon me antarët e emëruar të Komisionit, viziton shtetet antare, zgjeron listën e bashkëpuntorëve dhe ndoshta edhe përpunon plane mbi prioritetet që do të shenjojnë fillimin e mandatit të saj pesëvjeçar i cili, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të duhet të fillojë me 1 tetor, pra në…
Iniesta? Xavi? Modric? Jo, asnjëri nga të tre. Jason Denayer është lojtari i parë në Europë që nuk ka humbur asnjë pasim në një ndeshje të vetme. Kjo ndodhi mbrëmë, gjatë ndeshjes Lyon-Angers, kur mbrojtësi qendror holandez i përfundoi pa gabim të gjitha, plot 114 pasimet e bëra. Që kur Opta (sezoni 2006-2007) ka ekzistuar, asnjë lojtar në 5 kampionatet më të mira europiane nuk i kishte përfunduar me sukses të gjitha pasimet e bëra gjatë një ndeshjeje, shkruan telesport. As “maestrot” e shkëlqyeshëm si Iniesta dhe Xavi. Në fund, një mbrojtës pati sukses, i “thirrur nën armë” ndoshta për…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Qielli është mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Në këtë moment do të jeni të karikuar me energji dhe do të keni raporte të mira me të tjerët, por edhe në dashuri. Edhe historitë e reja janë mjaft të favorshme, ndaj mund të guxoni lirisht. Demi Keni kaluar ditë në të cilat energjia ka qenë e pakët, por më në fund do të vijë rikuperimi. Me kalimin e ditëve, situata do të…
Dy adoleshentë u qëlluan me armë nga policia, pasi sulmuan me thikë një punonjës izraelit të policisë. Ngjarja ndodhi në “Qytetin e Vjetër” të Jerusalemit, i cili pretendohet si nga Izraeli, ashtu edhe nga Palestina si kryeqytet. Situata ka qenë mjaft e tensionuar në këtë qytet të shenjtë, ndërkohë që episodi i fundit i dhunës është sulmi i adoleshentëve, e për pasojë njëri prej tyre humbi jetën. Pamjet filmike tregojnë momentin kur ata nxjerrin thikat e fshehura dhe i drejtohen policit duke e qëlluar atë. Punonjësit e tjerë të policisë reaguan menjëherë, duke i qëlluar me pistoletë, me adoleshentët që…
Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se asnjë punonjës i administratës nuk do të pushohet nga puna, kryesisht në bashkitë e djathta. “Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve. E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur…
Paratë e të korruptuarve që janë fshehur jashtë vendit rrezikojnë të zbulohen. Një pjesë e mirë e pushtetarëve të përfshirë në afera korruptive u drejtohen Londrës, Qipros dhe Maltës për të fshehur paratë e tyre të pista. Këta tre vende janë kthyer në qendra të fshehjes së pasurive të vendosura nga krimi. Por duke qenë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion është pranë ngritjes dhe pritet që ajo të funksionojë si homologia e saj kroate USKOK, gjasat janë që do të ketë hetime e aksione për të gjurmuar paratë e pushtetarëve jashtë Shqipërisë. Me qëllim që diçka e tillë të realizohet…
Serbia është duke ndjekur një program ambicioz armatimi duke blerë armë nga Rusia dhe SHBA-të. Sëfundmi forcave ajrore serbe i janë dorëzuar tre helikopterë “Mi-35”, versioni i eksportit për tipin e helikopterit “Mil Mi 34” që Rusia prodhon dhe përdor për ushtrinë e saj. Ai është një ndër helikopterët më efektiv për tanket duke e bërë Serbinë një forcë ajrore të fuqishme në rajon, e cila po tenton të rivalizojë organizimin dhe armët e reja të ushtrisë kroate. Më parë, Serbia kishte marrë edhe avionë Mig 29 nga Rusia, gjithashtu në kundërpërgjigje të tentativave të kroatëve për të blerë avionë…
Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes. Ngjarja ka ndodhur në autostradë, në afërsi të Vlorës, ku për fat të mirë nuk janë raportuar të lënduar në njerëz. Makina ishte në ecje dhe siç duket edhe në foto është shkrumbuar plotësisht. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Nuk kanë të ndalur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë, tensione që ndihen edhe në ajër. Rusia pretendon se një avion F-18 ka tentuar t’i afrohet avionit ku ishte duke udhëtuar mbi Baltik ministri i Mbrojtjes ruse Sergei Shoigu. Por avioni i Aleancës është larguar nga ndërhyrja e dy avionëve rus Su 27 që shoqëronin avionin e ministrit një nga të besuarit e shefit të Kremlinit. Ishin mediat ruse të cilat shkruan fillimisht për lajmin. Ndërsa një zyrtar i NATO-s shpjegoi se avioni i ishte afruar për të identifikuar avionin që ishte kapur në ajër pasi ishte duke udhëtuar në hapësirën…