Author: tirana

Dy të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgu grek Kassandra në Halkidiki. Njëri prej tyre është i moshës 35 vjeç dhe gëzonte statusin “prestigjioz”. Mungesa e tij ra në sy mbrëmjen e së premtes (16 gusht) gjatë numërimit. Autoritetet e policisë po kërkojnë gjithashtu edhe një 34-vjeçar shqiptar, i cili nuk u kthye nga leja me 15 gusht 2019.

Read More

Dy djem të moshës 18 dhe 15 vjeç, vëllezër, janë rrahur nga një grup shqiptarësh në buzë të detit në provincën e Riminit. Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinjtë pasi kishin bërë një shëtitje buzë deti, para se të ktheheshin në shtëpi ishin ndalur në një furrë buke për të blerë donuts. Të gjitha këto lëvizje janë kryer nën vëzhgimin e të rinjve shqiptarë, të cilët më pas u janë afruar me pretekstin “a keni një cigare”. Sapo 18-vjeçari i ka zgjatur cigaren, ai është goditur me grusht në fytyrë, si pasojë i është thyer hunda. E njëjta gjë…

Read More

Oktapodi femër është një shembull i gjallë i sakrificave që bëjnë nënat për të vegjlit e tyre. Pasi ajo shtron vezët nuk largohet për asnjë moment prej tyre, as për t’u ushqyer. Në rastet kur bëhet shumë e uritur, është e gatshme edhe të hajë tentakulat e saj vetëm që të mbrojë të vegjlit nga grabitqarët. Kështu janë të gjitha nënat si ato që i përkasin botës së egër ashtu edhe ato që i përkasin njerëzimit. Kështu, në foto-galerinë e mëposhtme, ne u kemi sjellë disa foto që tregojnë dashurinë dhe përkujdesjen e nënave në botën e egër.

Read More

Nga Dashamir Shehi/ Në kujtim të një miku të mirë. Më fal Fatos, nuk munda të vij. Jam pak larg. Por po të nis disa fjalë. Iku Baxhaku. Iku i miri. Nuk ishte më i “zoti”, nuk ishte më i “shkathti”, nuk “ngjitej”, nuk “shkëlqente”, ishte thjesht i Miri. Ishte i sinqertë, ishte i ndjeshëm, ishte i vërtetë. Ishte thjesht Baxhaku. Ishte bohemi i fundit i gazetarisë. Të tjerët u bënë të famshëm, të pasur, të pushtetshëm. Të tjerët u bënë me studio, u bënë me redaksira televizionesh, u bënë me shoferë, me sekretarë, u bënë me vila dhe hotele.…

Read More

Me dhjetë lojtarë në fushë, disa prej të cilëve të padëshiruar këtë verë nga trajneri Zinedine Zidane, Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri të La Ligës, duke e shfrytëzuar gabimin e mbrëmshëm të Barcelonës.Los Blancos’ kanë mposhtur me rezultat 3-1 Celta Vigon si mysafir. Në 45 minutat e para u shënua vetëm një gol, me Karim Benzeman (12’) që ishte realizatori. Pjesa e dytë nisi keq për skuadrën e Zidane, pasi Luka Modric (56’) u ndëshkua me karton të kuq. Mirëpo, kjo nuk i pengoi aspak Realit pasi edhe pse me 10 futbollistë shënuan edhe dy gola…

Read More

Rezarta Shkurta njihet si mjë femër me shije dhe ide të veçanta. Këtë ajo e tregon në çdo set fotografik që realizon. Por jo vetëm në punë, talentin e saj në dekor Rezarta duket se e ka treguar edhe tek shtëpia e saj. Së fundmi ajo ka organizuar një festë së bashku me stafin e saj dhe në Instastory ka publikuar pamje brenda shtëpisë së saj luksoze dhe na ka lënë me gojën hapur. Ajo ka zbuluar pjesën e jashtme të shtëpisë, pishinën, palestrën dhe një pjesë të dekorit të brendshëm. Oborri mbresëlënës duket se është vendi i preferuar i…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme Bako Buzherin, nga Lazarati i shpallur në kërkim si një nga anëtarët e bandës kriminale të Lazaratit. Buzheri është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe prej disa vitesh ka qëndruar në arrati. Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Apelit me 21 vite burgim, vendim ky i marë në 25 qershor 2014. Për veprën penale të pengmarrjes së një bashkëfshatari të tyre në vitin 2012, Bako Buzheri dhe 6 persona të tjerë u dënuan plot 105 vite burg, por ai u shpall i pafajshem…

Read More

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Ardit Toli, ka prej një jave që stërvitet te gjigantët gjermanë të Borusias së Dortumundit. Lajmi është zbuluar nga mediat greke, që kanë siguruar edhe një fotografi të 22-vjeçarit me fanellën e verdhe të Dortmundit. Toli është prodhim i akademisë së Olimpiakosit, ndërsa që nga vitit 2017 luan për klubin e Kisamikos, që militon në Ligën e Dytë greke. Sipas “sport24.gr”, prej një jave Toli po testohet në Gjermani me shpresën për të firmosur me klubin e madh nga Vestfalia. Për momentin mbrojtësi nuk është përfshirë në skuadrën e parë, por në atë U-23 të verdhezinjve.…

Read More

Disa hotele janë bllokuar pasi nuk kanë paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit. Një veprim i tillë është marrë në kuadër të aksionit kundër informalitetit, i cili ka nisur në muajin gusht dhe në fokus të tij është zona bregdetare. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se ky aksion është përshkallëzuar. Bashkangjitur postimit, Rama ka publikuar edhe hotelet përkatëse ndaj të cilave i është vendosur shiriti “Bllokuar hetimi tatimor”. Kreu i qeverisë thekson se këto biznese ishin abuzues përsëritës. “Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet…

Read More

Dy persona nga Durrësi janë arrestuar nga policia e Sarandës. Mbi ta rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa policia i ka identifikuar vetëm me inicialet, G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të Sarandës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani. Ky i fundit ndodhej prej ditësh me pushime në bregdetin e Sarandës.

Read More

Liverpooli vijon me fitore ecurinë në Premier League, teksa në ndeshjen e dytë ka arritur që të triumfojë 2-1 në transfertën ndaj Southampton. Skuadra e Jurgen Klopp vuajti jo pak për të gjetur golin e avantazhit, teksa në minutat shtesë të pjesës së parë, Sadio Mane shpik një “predhë” në hyrje të zonës e cila përfundon në trekëndësh. Të kuqtë administrojnë mjaft mirë lojën, madje gjejnë edhe golin e dytë. Në minutën e 71-të, Mane shërben në zonë për Firminhon, i cili me dy driblime ndaj kundërshtarëve arrin që të gjejë cepin e portës së mbrojtur nga Gunn. Vendasit ndezën…

Read More

Rreshje të mëdha shiu kanë rënë sot në Stamboll të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona si dhe Pazarin e Madh, ndërsa zyrtarët thanë se një burrë u gjet i vdekur në qytet. Shiu filloi në disa pjesë të Stambollit në mëngjes herët dhe u bë më intensiv gjatë mesditës. Pamjet nga pjesë të Pazarit të Madh tregojnë dyqanxhinjtë, me ujin që arrin deri tek gjuri i këmbës, duke e nxjerrë atë nga dyqanet dhe korridoret e tyre. Një burrë i pastrehë u gjet i vdekur në rrethin Unkapani në anën evropiane të qytetit për shkak të përmbytjeve, ka…

Read More