Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqiptarët godasin dy vëllezërit italianë! Grushtet s’kursejnë as nënën e tyre

19:44 / August 17, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1566063584 furtirapinealbanesi3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy djem të moshës 18 dhe 15 vjeç, vëllezër, janë rrahur nga një grup shqiptarësh në buzë të detit në provincën e Riminit. Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinjtë pasi kishin bërë një shëtitje buzë deti, para se të ktheheshin në shtëpi ishin ndalur në një furrë buke për të blerë donuts.

Të gjitha këto lëvizje janë kryer nën vëzhgimin e të rinjve shqiptarë, të cilët më pas u janë afruar me pretekstin “a keni një cigare”. Sapo 18-vjeçari i ka zgjatur cigaren, ai është goditur me grusht në fytyrë, si pasojë i është thyer hunda. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më vëllanë e tij më të vogël, 15-vjeç. Ndërkohë nuk i ka shpëtuar sulmit as nëna e dy vëllezërve. Pasi ka dëgjuar nga dritarja ulërimat e dy djemve të saj, ajo ka dalë nga shtëpia për t’iu shkuar në ndihmë fëmijëve, por është hasur me kundërshtimin e të rinjve që e kanë goditur edhe atë me grusht.

Të rinjtë janë larguar më pas me shpejtësi, por janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, policia ka arritur që të bjerë në gjurmët e tyre. 

grushte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.