Author: tirana

Që pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka mbetur krejtësisht në hije. Madje, në muajt e fundit të sezonit që shkoi, ai u kthye në një lojtar stoli. Edhe me ardhjen e trajnerit të ri, sulmuesi argjentinas nuk shihet si titullar dhe prej kohësh përflitet për një largim të tijin nga skuadra e Juventusit. Gjithsesi, Dybala nuk e vret aspak mendjen dhe bën atë që di të bëjë më mirë: të japë maksimumin. Mbëmjen e djeshme, futbollisti 25-vjeçar ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës në miqësoren ndaj Triestinës. I hedhur në fushë…

Read More

Historia e ndërtesës që sot është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme të identifikimit të qytetit bregdetar. Një dëshmi e rrallë nëpërmjet fotove historike. Hoteli që në kohën e Italisë u ndërtua me emrin “Hotel dei Dogi”, më 1944 mori emrin “Majestik”, në kohën e miqësisë shqiptar-sovjetike u shndërrua në “Vollga”, “Iliria pas prishjes me sovjetikët dhe që tashmë është i rrethuar me llamarina. Gjatë viteve të Mbretërisë zogiste për shkak të gjendjes së mjeruar të infrastrukturës, që trashëgoi Shqipëria nga shekujt osmanë, ishte domosdoshmëri zbatimi i një program ambicioz ndërtimesh publike. Krahas rrugëve, urave, shkollave, spitaleve e…

Read More

Gazetari i një televizioni në Meksikë ka rënë pre e dhunës gjatë raportimit në një protestë që po zhvillohej kundër dhunës seksuale ndaj grave. Aktivistët e të drejtave të mbështetura dhe nga dhjetëra qytetarë u dyndën në rrugë pas rastit të përdhunimit të dy vajzave nga një grup policësh. E ndërsa gazetari Juan Manuel po raportonte për televizionin e tij lidhur me manifestimin një nga protestuesit i afrohet nga pas dhe e godet me grusht në befasi. Rasti i Miguel nuk ishte i izoluar pasi gjatë protestës ra pre e dhunës një tjetër gazetare e një televizioni tjetër. Melissa del…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D të projektit për shëtitoren e Sarandës. Rama bën me dije se kanë përfunduar procedurat dhe punimet nisin në shtator, ndërsa thekson se do të jetë si Lungomarja e Vlorës. “Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike”, shkruan Rama krahas fotove.

Read More

Një punëtor bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dhe e ktheu atë tek pronari i saj. Uğur Durmuş hasi një çantë në një ulëse që përmbante para dhe letra me vlerë përderisa po ujiste bimë dhe pemë në rrethin Turgutlu të provincës Manisa, të cilën ia dorëzoi eprorëve të tij për të gjetur pronarin e saj. Duke folur gjatë një ceremomnie ku mori pjesë edhe pronari i çantës, kryetari i komunës, Çetin Akın, çmoi sjelljen shembullore të Uğur-it si një model për mbarë Turqinë, raporton…

Read More

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara. Siç nënvizohet nga sajti teknologjik Engadget, risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvis algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet. Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.…

Read More

Policia e Durrësit ka sekuestruar 55.5 kilogramë cannabis Sativa gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve në qytetin bregdetar. Si rezultat i operacioniot u arrestua në flagrancë shtetasi M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë. Njoftimi Port – Durrës Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 55.5 kilogramë cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim…

Read More

Jemi mësuar gjithmonë me idenë se në ditë duhet të konsumojmë 2 litra ujë, pasi kjo është ‘doza e duhur’. Kur vjen puna tek shëndeti, uji është instrumenti më i nënvlerësuar për sa i përket vetive të tij kuruese. Nisur që nga hidratimi i lëkurës, tek qetësimi i dhimbjes së kokës dhe deri tek furnizimi i trupit dhe mendjes me energji. Mirëpo, sa është vërtet ‘doza e duhur’ e ujit, që duhet të konsumojmë? Mesa duket, për djemtë dhe burrat është ndryshe nga vajzat dhe gratë. Por jo për ndonjë arsye të veçantë, por për shkak se djemtë dhe burrat,…

Read More

Virgjëresha Të lindurit në këtë shenjë janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Virgjëreshat nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh. Demi Paraja dhe demët kanë një marrëdhënie utilitare. Demi përdor paratë, por edhe paratë e përdorin demin. Ka demë që përdoren shumë kollaj nga paratë, por pjesa më e mirë e tyre dinë si t’i menaxhojnë ato. Kursejnë…

Read More

Një meteor ka rënë Sardenja të Italisë. Qielli është ndezur dhe vezulluar duke lënë të mahnitur mijëra banorë. Një top i shndritshëm ka përshkuar qiellin e errët, duke i lënë të magjepsur të gjithë. Sipas ekspertëve, meteori që ra në det midis Sardenjës dhe ishujve Balearik nuk ishte asgjë më tepër se një “fragment meteori”. Mendohet se meteori udhëtoi me shpejtësi shumë të madhe dhe se ishte i përbërë nga hekuri e me kontakt me atmosferën është djegur, duke mundësuar një vezullim të fuqishëm. Raportimet e bëra nga Cagliari, Carbonia, Nuoro, dhe Dolianova raportuan ngjarjen në të gjithë mediat italiane. Pak…

Read More

Gjashtë muaj pasi la qelinë në burgun e Drenovës në Korçë, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, është shpallur sërisht në kërkim kombëtar, pasi duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, me 25 vite burgim. “Shqiptarja.com” raporton se prej gati një muaj Gert Gjinarari, i liruar nga qelia në 14 shkurt 2019 nga gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, është shpallur në kërkim. Kjo pasi një vendim gjykate i marë nga gjykata e Apelit Korçë, ka vendosur të ndryshojë vendimin e lirimit të Gjinararit dhe ta kthejë atë sërisht në ambjetet e burgut të Drenovës, ku të vuajë vitet e…

Read More

Tayna, Kejvina Kthella dhe Vildane Zeneli janë mjaft aktive në rrjetet sociale. Shpesh ato ndajnë me ndjekësit e tyre imazhe, sidomos gjatë verës kur kanë edhe rast që të ekspozojnë format e trupit. Së fundmi ato janë bërë bashkë dhe fotot e publikuara prej tyre janë konsideruar “hot”. Vajzat sexy janë bërë bashkë për të kaluar pushime në det. Ato shfaqen bombastike, teksa fokusin e ka marrë trupi i tyre, ndërsa fansat nuk dinë se kë të zgjedhin.

Read More