Author: tirana

Nuk ka pranuar t’i ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t’i ndalonte ata. “Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë, nuk ka prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë?! Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi… unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata i futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot.  Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani dhe ne dy  muaj punojmë. Më lini…

Read More

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik. Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministriMihal Kokëdhima: Si ka thënë?Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…Mihal Kokëdhima: E kam mikAvokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën Lexo edhe: Flet për herë të parë pronari i restorantit që terrorizoi…

Read More

Lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh sot se në bazë të raporteve ndërkombëtare, Edi Rama del Kryeministri më i korruptuar në Ballkan. Sipas Bashës, asnjë investor i huaj nuk ka ardhur në Shqipëri gjatë 6 viteve të fundit, duke e bërë vendin tonë të krahasueshëm me Korenë e Veriut. Statusi i plotë i Bashës në facebook: Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit. Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe…

Read More

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërtimin e një shëtitoreje në Sarandë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ky qytetar është shkatërruar nga betoni dhe duhet edhe betoni i lungomares. “Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangut. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, shkruan ai.

Read More

Muaji korrik ka qenë më i nxehti i të gjitha kohërave që prej fundit të shekullit XIX, kur daton matja e rregullt e temperaturave mbi sipërfaqen e tokës. National Atmospheric and Oceanic Administration (NOAA) botoi të enjten në 15 gusht raportin e saj të përhershëm, nga i cili rezulton se korriku ka qenë me 0,95 gradë celsius më i lartë se mesatarja e temperaturave të shekullit XX për këtë muaj. Ai ka qenë gjithashtu 1,2 gradë më i lartë se mesatarja e periudhës para industriale për këtë muaj. Sipas statistikave ky është i njëzetetreti korrik me radhë që është më…

Read More

Besojmë se keni pasur rastin ta ndiqni videon skandaloze ku u përfshinë turistët spanjollë. Ndonëse shumë persona kanë menduar se shpërndarja e asaj videoje masivisht në rrjete sociale kontribuon negativisht sepse i jep shumë famë, sërish ka qenë i nevojshëm apeli i disa prej aktivistëve të rrjeteve sociale me synim ndërgjegjësimin. Personazhet shqiptarë kanë pasur gjithashtu reagimet e tyre mbi ngjarjen duke i bërë ato në mënyrë më origjinale, por sërish duke përdorur ironinë për të dënuar aktin e shëmtuar. I pari ka qenë Olti Curri i cili rikrijoi një version të videos mbi makinë dhe sigurisht mori jo pak…

Read More

Edhe pse anëtarët e familjes mbretërore saudite janë sigurisht në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, emrat e tyre ende nuk janë renditur në asnjë prej miliarderëve të botës. Arsyeja është e thjeshtë: pasuria e tyre është e fshehtë dhe e pamundur për t’u llogaritur. Sipas Indeksit të Bloomberg, 15 miliarderë janë dokumentuar në Arabinë Saudite, me një pasuri të përgjithshme prej 63 miliardë dollarë. Sipas asaj liste, princi më i pasur është Alvalid bin Talal me një pasuri prej rreth 18 miliardë dollarë. Por Bloomberg vëren se këto janë vetëm një pjesë e vogël e…

Read More

Një anije peshkimi “Emiliano”, ka konstatuar rreth 6 milje larg Durrësit një kufomë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasje, pasi nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë në morgun e Durrësit, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë me letër natriban, ç’ka hedh dyshimet se  mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në det. Me konstatimin e kufomës, ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej policia kufitare që e ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg. Nga këqyrja, kufoma rezulton e dekompozuar dhe…

Read More

Policia e Librazhdit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda në një familje. Pas marrjes së njoftimit se një shtetas në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike ndaj nënës dhe kërcënonte me thikë vëllain se do ta vriste , efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe sekuestrimin e armës së ftohtë thikë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin V.M., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo…

Read More

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e posaçëm “Shqiponja” ka finalizuar me sukses operacionin “LUXURY CARS”, duke parandaluar dhe goditur një rast të trafikimit të mjeteve motorike, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet nga shteti gjerman më datë 30.07.2019, është deklaruar i vjedhur. Shërbimet e Policisë pas kotrolleve të kryera, kanë konstatuar autmojetin dhe menjëherë bën…

Read More