Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Më e nxehta e dy shekujve, vera e 2019-s futet në histori

11:06 / August 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto moti okok1531645789
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muaji korrik ka qenë më i nxehti i të gjitha kohërave që prej fundit të shekullit XIX, kur daton matja e rregullt e temperaturave mbi sipërfaqen e tokës.

National Atmospheric and Oceanic Administration (NOAA) botoi të enjten në 15 gusht raportin e saj të përhershëm, nga i cili rezulton se korriku ka qenë me 0,95 gradë celsius më i lartë se mesatarja e temperaturave të shekullit XX për këtë muaj. Ai ka qenë gjithashtu 1,2 gradë më i lartë se mesatarja e periudhës para industriale për këtë muaj.

Sipas statistikave ky është i njëzetetreti korrik me radhë që është më i nxehtë se paraardhësi, gjë që vjen nga çlirimi njerëzor i gazrave me efekt serë. “Pjesa më e madhe e planetit arriti maja nxehtësie të pa njohura më parë përgjatë këtij muaji që shënoi temperatura rekord të panjohura” theksoi në raportin e saj agjencia federale amerikane.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe ato të nxjerra në fillim të gushtit nga agjencia europiane e vëzhgimit satelitor Copernicus.

Sipas NOAA edhe në Europë termometri shënoi rekorde. Kështu në 25 korrik në Francë u shënua 42.6, në Gjermani 42.5 ndërsa për herë të parë në histori Holanda e kaloi tavanin e 40 gradëve. Por mbi të gjitha korriku pa qenë i panjohur më parë në Alaska dhe në Afrikë ku rekordi i 2016 u thye me plia 1,65 gradë. Pasojat e kësaj nxehtësie përmblidhen në thatësira të mëdha që shkaktojnë zjarre të fuqishme si ato të Greqisë apo të veriut të madh rus dhe gjithashtu në shkrirjen e akullnajave. Këtë korrik sipërfaqja e akujve në Antarktidë, 15,2 milionë km u reduktua me 4% në raport me mesataren e viteve 1981 2010. Në total sasia e sipërfaqeve të akullta të detin nuk ka qenë kurrë me e ulët se gjatë muajit që shkoi, duke zbritur me 10% më pak sesa mesatarja. Dhe pa këtë  ekuilibër temperaturash që vjen nga polet, planeti do të jetë edhe më i nxehtë. Muaj pas muaji dhe rekord pa rekordi duket se objektivi për ta mbajtur mesataren e temperaturave poshtë nivelit të më shumë se 1.5 gradëve në krahasim me periudhën para industriale, po bëhet gjithnjë e më i pa mundur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 2026

Witkoff dhe Jared Kushner drejt Kievit, SHBA intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

13:55 / July 29, 2026

Izraeli përgatit zgjedhjet/ Siguria, lufta dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

13:34 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.