Author: tirana

Kreu i Shtetit ka shpërndarë një foto sot në profilin e tij ne Facebook ku duket së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe Bajramin nga Prevalla i cili sipas kreut të shtetit, i takon një çmin ndërkombëtar për kosin më të mirë që prodhon. “Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur…

Read More

Obeziteti është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) si sëmundja e shekullit dhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, në vitin 2018 përllogariten 41.7 % e burrave mbipeshë dhe 30.8 % e grave mbi peshën normale. Ndërsa obezë përllogariten 18.1 % e burrave dhe 24.4 e grave. Më herët, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n. Por, të tjera të dhëna që lidhen…

Read More

Dashi Dashi është padyshim një nga shenjat më protagoniste të horoskopit dhe si e tillë kërkon vëmendje maksimale. Por ka një problem, e do këtë gjatë gjithë kohës dhe do të bëj çdo gjë për ta patur. Prandaj kur vjen puna te lidhjet, kërkesat tuaja do të duken pak si shumë për partnerin potencial. Siguria që keni në vete mund të rezultojë ndonjëherë bezdisëse për të, por kjo s’do të thotë që ju s’mund të vazhdoni të shkëlqeni vetëm që ai/ajo të ndihet rehat në praninë tuaj. Kështu që më mirë prisni të gjeni dikë që është fansi juaj më…

Read More

Ashpërsohet beteja sa i takon rihapjes së dosjes “Hajdari”. Një vit më parë Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe premtoi se do të tregojë të vërtetat e ekzekutimit të Azem Hajdarit. Por gjyqi ndaj tij nuk ka ecur sipas parashikimeve, pasi ka pasur jo pak pengesa rrugës. Në seancën e fundit, Haxhia kërkoi që të gjykohet jashtë qelie, gjë që nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Por kjo është kundërshtuar nga Haxhia dhe avokatët e tij, të cilët i janë drejtuar Apelit. Sot do të zhvillohet gjykimi i çështjes së masës së arrestit për Izet…

Read More

Nivelet e rrezatimit pranë vendit ku ndodhi një shpërthim vdekjeprurës i raketave në veriun e largët të Rusisë u regjistruan 16 herë mbi normalen, tha shërbimi i motit Rus. Rosgidromet mati nivelet e rrezatimit në qytetin portual të Severodvinsk pas shpërthimit. Shpërthimi ndodhi në brigjet e qytetit në një bazë ushtarake në Detin e Bardhë të enjten e kaluar. Agjensia shtetërore bërthamore e Rusisë, Rosatom, tha se një motor me bërthamë po testohej. Pesë nga shkencëtarët e saj u vranë dhe tre u plagosën në aksident , pranë fshatit Nyonoksa, tha agjensia. Leximet për rrezatimin gama në gjashtë stacione testimi…

Read More

Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Mësohet se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri. Dhe nëse akuzat e PD lidhur me dënimin e Pjetrit në Itali do të rezultojnë të vërteta, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me…

Read More

Kryeministri i Maqedonise se Veriut Zoran Zaev ka reaguar për rastin “Reket”, më një gjuhë të ashpër. Ai theksoi se nuk do të lejojë që dikush ta përfshije atë, aq më pak, siç tha, disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një ‘pederast’ ta rrëzojnë Qeverinë. “Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi,…

Read More

Në një video nga aksioni i fundit i antiinformalitetit një komentues i shkruan Ramës se aksioni për karburantet po e bën si “hakmarrje” pasi e ka pësuar makina e tij. Rama nuk ia kursen përgjigjen, duke i thënë se nuk di t’i japë makinës, por tregon pse po i japin më shumë gaz makinës së shtetit. Replika Komentuesi: Me duket se makina jote e ka pesuar kesaj rradhe se ska mundesi se po merr kete nisme. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh te gjithe pa dallime. Rama: Une s’di t’i jap makines keshtu qe nuk e ndjej ca peson makinaPo kjo nuk eshte nje…

Read More

Dashi Ata e kanë si argëtim shpenzimin e parave. Dashi mund të shpenzojë shuma të mëdha parash për të marrë atë që do edhe në rastet kur nuk ia mban xhepi. Duke qenë impulsivë, shpesh ata marrin vendime blerjesh sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi shumë rrallë ndodh që të pendohen për atë që kanë blerë. Edhe kur mund të kursejnë, nuk dëshirojnë ta bëjnë. Atyre u pëlqen të jetojnë një jetë që shkon përtej mundësive të tyre. Luani Luani është shenja më pak me këmbë në tokë sa u takon shpenzimeve. Ata e adhurojnë luksin dhe shpenzojnë shumë edhe…

Read More

Këngëtarja e njohur Beyonce kohët e fundit zbuloi se kilogramët që fitoi pas lindjes së binjakëve Sira dhe Rumi u humbën me ndihmën e një diete 22-ditore. Kjo ka ndikuar që mijëra njerëz në të gjithë botën të fillojnë dietën që ajo promovon dhe madje të paguajnë 11,50 funte në muaj për të pasur qasje në planin e kësaj diete. Këto receta bazohen në ushqime me bazë bimore dhe përjashtojnë karbohidratet, sheqerin, mishin, peshkun dhe produktet e qumështit. Por, Daniel O’Shaughness, një nutricionist në Shoqatën Britanike për Ushqyerjen dhe Mjekësinë e Jetës, paralajmëron se kjo lloj diete mund të çojë…

Read More

Njoftimin e bën OSHEE, sipas së cilës do të investohet në 400 kabina, ditën e nesërme, disa zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së, ndërprerja e energjisë për zona të ndryshme pritet të nis nga ora 09:00 dhe të përfundoi rreth orës 16:00. Njoftim për abonentët Tiranë: #Tirana Investimet e OSHEE, oraret dhe zonat e stakimit më 14 gusht #OSHEE Rajoni Tiranë vijon punën intensive për zëvendësimin e rrjetit të vjetër me të ri, duke investuar në mbi 400 kabina. Për datën 14 gusht, është planifikuar të punohet në 9 kabina, në oraret dhe zonat…

Read More

Tenori i njohur Placido Domingo është akuzuar për ngacmim seksual, nga disa gra. Tetë këngëtare dhe një kërcimtare pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll, nga fundi i viteve 1980, shkruan Associated Press, transmeton dritare.net. Vetëm njëra nga gratë ka pranuar që emri i saj të tregohet publikisht, dhe ajo është Patricia Wolf. Domingo ka reaguar duke thënë se akuzat janë të pavërteta

Read More