Author: tirana

U largua nga Shqipëria si aktore dhe kthehet si politikane. Për Zhaklina Dhimojanin, pozicionimi i saj me Shqipërinë ka dy anë medaljeje: atë të kohës si artiste kinemaje me rolin ikonik “Mimoza llastica” dhe atë aktual si investitorja e Himarës, që në zgjedhjet e 30 qershorit u votua anëtare e re e Këshillit Bashkiak në listën e Partisë Socialiste. Një artiste që bashkë me kapërcimin e kufirit në vitin 1990, ndryshoi edhe statusin e profesionin për t’u kthyer në vendlindje me ide të qarta. Për jetën që ndan mes Zvicrës ku jeton me bashkëshortin, Stefanin, e vajzën, Alexi-n, dhe Shqipërisë…

Read More

Fero dhe Rina njihen për miqësinë e tyre prej kohësh, por me sa duket raporti mes dy reperëve nuk është më si më parë. Ata i kanë dhënë fund miqësisë së tyre dhe kjo u duk veçanërisht kur Fero vlerësoi kundërshtaren e Rinës, Tayna-n. Por cili është në fakt burimi i mosmarrëveshjeve? “Prive.al” ka arritur të kuptojë nga një burim i afërt se krisjet datojnë kohë më parë. “Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros…

Read More

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku thekson se, përveç se nuk duhet të ketë batakçinj e feudalë partish nëpër bashki, si i quan ai, por ka qenë tepër i qartë edhe në lidhje me zgjedhjet e 2021. Sipas tij, drejtuesit e PS duhet të bëjnë gjithçka që partia të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021.Rama përmes mesazhit të tij jep porosi të qartë se, kandidaturat që do të propozohen për stafin politik të PS, të jenë me njerëz të ditur, të edukuar, e të respektuar. Mesazhi i plotë…

Read More

Reformimi i burgjeve vijon në të gjithë vendin. Në një kohë ku janë paralajmëruar shkarkime masive në nivelet më të larta, ministria e Drejtësisë ka hapur garën për aplikime në pozicionet drejtuese.Të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në ‘sitë’ kontrolli dhe të gjithë ato që rezultojnë me probleme do të shkarkohen.Edhe pse ende nuk dihen konkretisht se cilët janë emrat e drejtorëve aktualë që do të shkarkohen nga ky proces verifikimi, informacionet e para bëjnë me dije se procesi është i ndërlidhur edhe me disa raste të hershme të konstatuara si shkelje nga drejtorët e Burgjeve. Zyra e…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani, këtë fundjavë po e kalon në Theth të Shkodrës. Ajo është emocionuar aq shumë nga bukuritë e atij vendi, mes maleve, freskisë, ajrit dhe ujit të pastër, saqë vazhdimisht ka postuar foto në Instagram. Thethin, Arbana, e ka quajtur parajsë dhe u ka bërë thirrje të gjithëve të vizitojnë, sepse është një mrekulli.

Read More

Policia greke bën publike emrin e shqiptarit të shumëkërkuar të kapur dje në pikën kufitare të Kapshticës nga pala greke. Ai është Markelian D., 28-vjec, me urdhër-arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, si bashkëpunëtor në tentativën e trafikimit nga Durrësi në Itali e më pas Holandë të 705 kg marijuanë, kapur në 6 qershor 2017 në Portin e Durrësit në një kamion me kastraveca të ngarkuar në Lushnjë, ku u arrestua shoferi maqedonas Kiril Filev, 32-vjec nga Maqedonia e Veriut dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas. Prokuroria greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Read More

Pas 11 vitesh karrierë si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, pak ditë më parë, plasi lajmi se Ilda Bejleri u largua nga puna. E privilegjuara e kësaj platforme, jo vetëm si intervistuesja e futbollistëve me famë, por edhe si imazhi i fushatave publicitare të guximshme dhe drejtuese e formateve televizive ,largohet papritur. E si rrallëherë, lajmi nuk mbeti vetëm si thashethem, por u konfirmua nga vetë Dritan Shakohoxha. I ftuar në programin “Pushime on Top”, për herë të parë Shakohoxha foli për largimin e Ilda Bejlerit nga “Digitalb”. Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale…

Read More

Një 35 vjeçar ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë në Dibër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zerqan. “News 24”, bën me dije se shtetasi Rogert Ceka, është dërguar me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se 35 vjeçari ka rënë nga shtylla aksidentalisht, ndërsa mësohet se nuk është me profesion elektricist. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.

Read More

Moderatorja Bieta Sulo, në një intervistë për Revistën Class, pasi ka folur për karrierën dhe planet e saj në televizion, ka treguar dhe aspekte të jetës së saj personale. Ajo ka folur për dhe për depresionin pas lindjes  së djalit të saj Kroi Artë. Bieta tha se nuk e kuptonte pse qante, kur e uronin për djalin. Zgjidhja, sipas saj, është të dalësh nga shtëpia, të takohesh me shoqërinë, sepse do të kuptoni se jeta është njësoj, madje më e kompletuar. “Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër citim të aktorëve të njohur shqiptarë. Rama ka shpërndarë opinionin, sipas tij, të aktores Zamira Kita. Në citimin, aktorja Zamira Kita shprehet se godina e teatrit të vjetër nuk ka asnjë vlerë e se duhet një teatër i ri. Postimi i Edi Ramës: Aktorja e mirënjohur korçare, Zamira Kita, njëra ndër protagonistet e gjeneratës së ndërmjetme, mes themeluesve dhe më të rinjve të komunitetit teatror shqiptar, shumë e duatrokitur dhe e respektuar për kontributin artistik, ndan opinionin e saj për Teatrin Kombëtar bazuar në një eksperiencë të gjatë e plot pasion në skenën…

Read More

Kontrastet në Shqipëri janë më interesante se në të gjithë botën. Teksa çmimet rriten, rrogat ulen, ose mbeten të njëjta, duke vështirësuar kështu më shumë jetën e konsumatorëve shqiptarë. Për të mos thënë se e bëjnë të përballueshme. Gjithmonë kur fillon sezoni i verës, në rrjetet sociale qarkullojnë fatura nga lokalet dhe restorantet në zonat bregdetare, çmimet e të cilave nuk njohin logjikë. Para disa javësh, në një faturë të tillë, pushuesi paguante edhe për karriget e restorantit në Dhërmi. Një gjë e tillë ndodh edhe në Aerportin “Nënë Tereza”. Ata që udhëtojnë e dinë shumë mirë, se aty çmimet…

Read More

Nga lidhjet direkte me “Aldo morning show”, Enki Braçaj vendoset në plazhet e jugut për të nisur një tjetër aventurë. E njohur si spikerja e lajmeve me dekoltenë zbuluar në “Zjarr tv”, ajo tashmë na dëshmon se për karrierën e saj ka nisur një epokë tjetër, ajo e të bërit televizion në mënyrë të pavarur. Sapo ka nisur serialin e kronikave nga jugu, ku vendos të zbulojë anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve me ndikim në publik, nga “pjeshkat e Instagramit” te politikanët. Për “Panorama Plus”, ajo zbulon detajet e projektit unik: “Realiteti sipas Enkit” është seriali i…

Read More