Kur vjen puna te pastrimi i fytyrës, ka një shumëllojshmëri detergjentësh dhe mënyrash. Një prej tyre është edhe përdorimi i letrave të lagura. Ato janë shumë komode sidomos kur jemi në udhëtime apo pas një dite të lodhshme në punë. Megjithatë duhet të keni disa gjëra parasysh sepse jemi duke folur për pastrimin e fytyrës. Pastrimi më i mirë është pastrimi me sapunë apo me detergjentë të cilët janë të përshtatur sipas llojit të lëkurës suaj. Pastrimi me letra të lagura nuk është i rekomanduar sepse ndonëse heqin pjesën më të madhe të make up-it, nuk mund ta pastrojnë tërësisht…
Author: tirana
Një prej bizneseve më të mëdha të naftës në Porto Romano është gjobitur në shumën e 350 mijë eurove. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e inspektimit ku është zbuluar depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë. “Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #Zero Tolerancë ndaj abuzuesve”, shkruan Rama.
Sinoptikanët kanë parashikuar një mot tepër të nxehtë ditën e sotme, i cili me gjasa do të vazhdojë deri të martën. Sipas parashikimeve, në disa zona të Shqipërisë temperaturat do të arrijnë edhe në 40 gradë. Në zonat bregdetare temperatura minimale pritet të jetë 22 gradë celsius, ndërsa maksimalja 37 deri në 40 gradë celsius. Këtë të dielë, era do të fryjë e lehtë deri në mesatare vetëm në disa zona të vendit.
-Policia kufitare ka goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve, ndërsa ka sekuestruar 50 fishekë luftarakë. Të arrestuarit janë; pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç, të dy banues në Fier. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në autobusin e drejtuar nga A.F. që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari në bagazhet e pasagjerit me inicialet R. H. u gjetën dhe sekuestruan një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.…
Mbrëmjen e djeshme i është vendosur eksploziv një ekskavatori në Fushë-Lopë. Nga shpërthimi mjeti është dëmtuar pjesërisht. Sipas policisë ekskavatori është në përdorim të personit me inicialet V.N. banues në Kurbin. Policia njofton se ka referuar materialet në prokurori dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një 25-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë e Devollit pasi pak ditë më parë tentoi të vrasë me armë zjarri një 21-vjeçar. Policia e Shtetit sqaron se ngjarja ndodhi më 5 gusht në qytetin e Bilishtit. Njoftimi: Vetëdorëzohet në Polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 05.08.2019, në qytetin e Bilishtit. Në ambientet e Komisariatit Devoll është vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e…
Ato kanë mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe dashur pa dashur bëhen ndikuese edhe me stilin e tyre të veshjes. Kësaj here do të ndalemi tek rrobat e banjos, veshja më e parë e më e përfolur e këtyre javëve në Instagram. Trupore, printe e ngjyra të nderyshme, në mesin e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar nuk gjen dy palë rrobabanjo njësoj. Një larmishmëri modelesh në garderobën e gjithsecilës prej tyre, më poshtë ju sjellim vetëm një pjesë të rrobave të banjos që ato vetë kanë zgjedhur për këtë verë 2019.
Një tjetër rast i ushtrimit të dhunës në familje. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, 42 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar Kurban Bajramin, ndërsa ashtu si bashkëshorti nuk ka shmangur mesazhet politike. “Gëzuar Kurban Bajramin! Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare! Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar! Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi. Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste! Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto…
Këngëtarja Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre 7 muaj pas martesës. Sipas saj shkak i ndarjes ishte fakti se të dy kishin nevojë të dedikoheshin plotësisht në karrierën e tyre. Ndërkohë Miley u pa në Como të Italisë, në skena të nxehta me blogeren Kaitlynn Carter . Ndërkohë aktori nuk ka reaguar në lidhje me ndarjen. Ai gjendet në Australi me të vëllain Chris, I cili do të festojë ditëlindjen.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sugjeron se njerëzit duhet të bëjnë më pak jashtëqitje, në mënyrë që të shpëtohet ambienti. Kjo pasi ai është vënë në shënjestër të kritikave për një përshkallëzim të shpyllëzimit në Amazonë, që kur erdhi në pushtet. Lideri i të djathtës ekstreme, e dha idenë e tij, pasi u pyet nga një gazetar nëse ishte e mundur që në të njëjtën kohë të nxitet rritja ekonomike, të ushqehen të uriturit në botë dhe të mbrohet ambienti. “Mjafton të hani më pak. Ju flisni për ndotje të ambientit…por mjafton të bëni jashtëqitje një herë në ditë. Kjo do…
Barcelona ka mposhtur për herë të dytë brenda pak ditëve në Amerikë, Napolin. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde tregoi supremacinë ndaj italianëve, ndërsa të kaltrit e Ançelotit u dorëzuan pa kushte ndaj sulmit katalanas. Napoli arriti t’i përballojë blaugranët vetëm në pjesën e parë, teksa 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Sakaq, në fraksionin e dytë, Barcelona e nisi me gol, teksa në minutën e 48 zhbllokuan rezultatin me golin e Luis Suarez. Ndërkohë, ritmi i katalanasve ishte i lartë dhe pas 8 minutash erdhi edhe realizimi i parë i Antuan Grizman me fanellën e…