Interi vazhdon në rrugën e miqësoreve pozitive të para sezonit. Këtë herë zikaltërit ia kanë dalë të triumfojnë përballë Valencias, teksa iu janë falur goditjeve nga 11 metrat, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Sa i përket ndeshjes, spanjollët kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 38, Soler mposhti me një goditje me kokë brenda zonës portierin Handanoviç. Me këtë episod u mbyll edhe pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë zikaltërit e Kontes u hodhën në kërkim të golit. Megjithatë, zëvendësimet e shumta të miqësoreve e ulën jo pak ritmin e ndeshjes. Por, italianët nuk…
Author: tirana
Policia vijon aksionin anti-informalitet duke liruar 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka proceduar 2 përfaqësues subjektesh dhe ka kallëzuar zyrtarët e tatim taksave. Hapësira e liruar është në Qerret dhe Spille. Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Përfaqësuesit e subjekteve që janë kallëzuar janë; A.B dhe E.H. Ata akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu policia e Kavajës ka përcjellë…
“Apple” ka humbur më shumë terren në tregun e smartfonëve duke i dhënë vendin e tretë një prodhuesi kinez më pak të njohur, sipas shifrave të shitjes në tremujorin e dytë, llogaritur nga një zyrë studimi. “iPhone” ndodhet në vendin e katërt të shitjeve botërore të smartfonëve me 35,3 milionë aparate të shitura nga 36,2 për kinezin Oppo”, sipas shifrave të “IHS Markit”. Apple vetë nuk jep më shumë detaje për shitjet e iPhone-ve. Samsung, që prezantoi të mërkurën aparatin e tij me gamë të lartë, Galaxy Note 10, mbetet numri një me 23 % nga ana e tregut dhe…
Pak orë na ndajnë nga nata e yjeve që bien. Persidet, siç quhen në gjuhën shkencore, verifikohen në netët mes 12 dhe 13 Gushtit dhe e kanë marrë këtë emër nga fakti se mbërrijnë nga një perspektive drejtimi nga yjësia e Perseut. Meteorët që zbukurojnë muajin Gusht janë pluhura që lihen pas nga kometa Swift-Tuttle, e zbuluar në vitin 1862 dhe që afrohet me Tokën çdo 135 vjet. Sipas astrofizikantëve, ky fenomen verifikohet kur Toka përshkon një re me pluhur kozmik të lënë pas nga rrugëtimi i kësaj komete përreth Diellit. Pikërisht këto pluhura penetrojnë me shpejtësi të madhe në…
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një mesazh urimi e reflektimi besimtarëve myslimanë shqiptarë, brenda e jashtë vendit. “Dita e Kurban Bajramit është një ngjarje e shënuar, që sjell dritë, buzëqeshje e shpresë në sytë e çdo besimtari. Prej kohësh, kjo festë i ka kapërcyer kufijtë e Islamit, madje edhe kufijtë e besimeve fetare, dhe ka bujtur në çdo vatër shqiptare, si një kujtesë e vlerave të përbashkëta me njeri-tjetrin, fqinjët dhe popujt e tjerë dhe tregues i rrënjëve të përbashkëta të besimeve fetare në botën e sotme. Myslimanët shqiptarë, ashtu…
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët festojnë sot Kurban Bajramin, që është një ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi fetar. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga xhamia e Pazarit në Gjirokastër, e cila sipas tij, është nxjerrë në dritë falë punës. “Dhe me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjitokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN ”, shkruan Rama.
Sipas INSTAT, artet, argëtimi dhe kultura kontribuojnë vitet e fundit me 3% në vlerën e shtuar bruto të ekonomisë. Në vlerë absolute, shpenzimet për argëtim 4 vitet e fundit kanë qenë rreth 40.6 miliardë lekë në vit, ose rreth 325 milionë euro (sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, mbështetur në vlerën totale të shtuar bruto, të raportuar nga INSTAT). Në degën e ekonomisë art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhëse. Pjesa më e madhe…
Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë nuk e thonë politikanët e Prishtinës, e thotë Bashkimi Europian. Dhe prapë vizat mbesin në fuqi. Regjimi i vizave është jo më pak se racizëm burokratik ndaj banorëve të Kosovës. Shqiptarëve dhe pakicave. Gati dy milionë europianë me pasaporta biometrike vazhdojnë në jetojnë të mbyllur në kafaz. I vetmi popull në Europë. Madje edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët udhëtojnë pa pengesa nga Finlanda në Spanjë. Nga Enver Robelli “Pasaporta është pjesa më vlefshme e njeriut. Ajo nuk krijohet në mënyrë aq të thjeshtë si njeriu. Njeriu mund të krijohet…
Besimtarë të shumtë myslimanë falën në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit. Ashtu siç është bërë traditë çdo vit, edhe sot, në Tiranë falja u bë në sheshin Skënderbej.
Opozita shqiptare nuk ka hequr dorë nga privilegjet parlamentare edhe pas dorëzimit të mandateve të përfaqësimit në Kuvend. Deputetë të Partisë Demokratike, por sidomos të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pranuar dhe përfituar dieta, para për shpenzime për karburant dhe telefon edhe pasi braktisën Kuvendin dhe firmosën dorëzimin e mandatit të deputetit, në kuadër të aksionit politik për të rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në 20 shkurt të këtij viti, deputetët e PD-LSI, me përjashtim të Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit dhe Lefter Kokës, firmosën nga një deklaratë për ‘djegien’…
Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërsa i ka dërguar një tjetër mesazh politikës që të ngrihet mbi interesat personale dhe të ulet në dialog për të mirën e kombit dhe shoqërisë. “Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizohemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit! Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për…
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës “Skënder Libohova”. Drejtuesi 16-vjeçar i një mjeti minibus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka përfunduar në lulishten e qytetit. Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë Teuta Alickolli 47 vjeçe, e cila ishte së bashku me bashkëshortin dhe djalin duke pirë kafe në lokalin e tyre. Ajo është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Policia e Lushnjës ka shoqëruar 16-vjeçarin së bashku me…