Author: tirana

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të vitit 1821, Noti Boçari. Babai i Markos, Kiço Boçari u martua tri herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lenën, Marien, Anastasin dhe Markon. Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rëndësishëm të revolucionit grek të vitit 1821, i njohur për…

Read More

Shqipëria U-19 është mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 nga Reali i Madridit në ndeshje debutuese të “International Memorial Tournament”, turne ky që është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë. Golin e vetëm për kuqezinjtë e Nevil Dedes e shënoi sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, në minutën e 44-tër, falë një driblimi dhe një goditje nga jashtë zone. Duhet theksuar që Shqipëria ka bërë një paraqitje dinjitoze në përballjen e sotme ndaj madrilenëve, duke iu afruar disa herë të tjera golit me Ibrahimin dhe Muçin. Shqipëria U-19 do të luajë nesër në orën 18:15 ndeshjen e dytë në këtë…

Read More

E keni vënë re që gjysmë motra e dukeshës Meghan Markle ka qenë e qetë së fundi? Samantha Markle nuk po dëgjohet të bëjë ndonjë koment thumbues për Meghan dhe arsyeja është e thjeshtë: Tëitter ka pezulluar profilin e saj privat @sammy_markle. Është e paqartë pse është mbyllur profili i saj, por komentet e Samantha-s për Meghan kanë qenë … të shumta! Gjithashtu është e panjohur nëse Pallati Mbretëror ka ndonjë lidhje me pezullimin e profilit, por duket e dyshimtë që ata të bënin një gjë kaq hapur në sytë e të gjithëve! Sido që të jetë, Samantha duket se…

Read More

Edhe pse me pushime Rezart Veleshnja në llogarinë e tij në Instagram sjell pak nga ‘Portokallia’. Aktori i njohur i humorit ka imituar Erjon Braçen ndërkohë që ndodhet me pushime. Menjëherë komentuesit ia kanë nisur nga komplimentat dhe reagimet positive për imitimin. Gjithashtu i kanë kërkuar Rezartit të risjellë edhe personazhe të tjerë në këtë formë për t’i ndjekur nëpërmjet Instagramit.

Read More

Chiara Ferragni është një ndër emrat më të njohur të botës së modës dhe një ndër influencueset më të mëdha në Instagram. Prej disa javësh, ajo kishte informuar ndjekësit se shumë shpejt do të sjellë një dokumentar mbi jetën e saj, ndërsa ditën e sotme ka treguar e lumtur se sapo është publikuar traileri i tij. Chiara ka rrëfyer se është përlotur nga gëzimi dhe videon e trailerit e ka publikuar edhe në profilin e saj në Instagram. “Ja ku është: Me lot gëzimi në sy, ju tregoj trailerin e filmit-dokumentar të jetës time. Shpresoj ta pëlqeni.”-shkruan blogerja krahas videos.

Read More

20 vite më parë, presidenti rus, Boris Yeltsin, emëroi kryeministrin e tij të katërt në më pak se 18 muaj. Ai ishte Vladimir Putin, asokohe një shef i shërbimeve sekrete pak i njohur, pa asnjë eksperiencë në politikë. Jeltsini në largim e sipër, po kërkonte një pasues dhe pak kush mund ta kishte parashikuar asokohe se edhe dy dekada më vonë, Putini do të vazhdonte të drejtonte Rusinë, duke marrë edhe një rol dominues në çështjet botërore. Por, përvjetori, vjen në një kohë paqartësish në sundimin e liderit. Shkalla e mbështetjes për Putin mbetet në një nivel që shumë liderë…

Read More

Në lagjen “Resulaj” që më parë ka qenë fshat ka vetëm 50 shtëpi. Rreth 150 banorët që jetojnë në këtë zonë brenda harkut kohor të një viti janë përballur me dy ngjarje të rënda. Masakarën e 10 gushtit të kaluar, ku vdiqën 8 persona të një fisi, dhe atentatin e mbrëmjes së të mërkurës ku u sulmua me 7 plumba 47 vjeçari i njohur si Dilaver Tozaj. Lagjja ka qenë tepër e populluar më parë, por banorët jane larguar ne emigrim si rrjedhojë e kushteve te jetesës, mungesës së ujit të pijshëm, ndriçimit, rrugës lidhëse të fshatit me Vlorën etj.…

Read More

Festivali “Sunny Hill” i cili u mbajt në Prishtinë në datat 2, 3 dhe 4 gusht, u bë kryefjala e të gjitha mediave. Artistë të njohur performuan dhe ngritën në këmbë publikun shqiptar, ndërsa e ftuara speciale e festivalit ishte Miley Cyrus. Mirëpo, vetëm 4 ditë pasi ndezi skenën e “Sunny Hill” me performancën e saj, këngëtarja është shtruar në psikiatri. Sipas burimeve pranë këngëtares, familjarët e kanë bindur atë të shtrohet në psikiatri për të marrë një trajtim. “Ata kanë patur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të…

Read More

Prej disa kohësh në media është diskutuar shumë mungesa e gjatë e Flori Mumajesit në skenë. Kjo mungesë e Florit është ndjerë edhe tek fansat e tij, të cilët nuk lënë rast pa u interesuar për kantautorin. Së fundmi një ndër miqtë e tij më të mirë, këngëtari Klajdi Haruni i ka dhënë mundësi ndjekësve për t’i drejtuar pyetje në Instatory. Njëri prej tyre e ka pyetur se nga ka humbur Flori dhe Klajdi ka dhënë një përgjigjen epike, duke cituar kryeministrin Edi Rama. ‘Çfarë ka ndodh? Gjithë ky interesim’, thotë Rama në video. Kujtojmë që Flori ditët e fundit…

Read More

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kastriot Selita, magjistrat/gjyqtar, Kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë, duke u konsideruar si i tillë, i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Kastriot Selita. “Mbështetur dhe në rekomandimin e Komisionit prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit…

Read More

Quhet Alba Hoxha dhe është balerina e njohur edhe si prezantuese e motit. Ajo së fundmi ka nisur pushimet dhe po qëndron në Sarandë për t’i kaluar ditët e nxehta Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka hedhur disa fotografi ku shihet se është në bikine, duke vënë në pah linjat trupore.

Read More

Elidon Kotorri është i lirë. Në mesditë ( e mërkurë) ai ka lënë burgun e sigurisë së lartë në Peqin jashtë vëmendjes së kujtdo, pavarësisht emrit të tij që vite më parë pushtoi kronikën e zezë dhe futi drejtësinë (edhe për shkak të emrit), në dilema që në fund nxorrën të fituar 44 vjeçarin. Ai, gjatë viteve 2000, ishte një nga emrat më të lakuar. Nga njëra anë prokuroria që e akuzoi edhe për krime të tjera dhe nga ana tjetër e njëjta prokurori që tërhiqej me dështim. Por njëkohësisht edhe gjykatat “ranë “ para Kotorrit të cilit nuk ju…

Read More