Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri në freskinë e Mavrovës së Maqedonisë së Veriut. Trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë po djersijnë fort në fushat stërvitore, ndërkohë që vëmendja mbahet edhe nga merkatoja. Sikurse është zakoni edhe në klubet e mëdha evropiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara. Futbollisti afrikan është huazuar nga Besëlidhja dhe do të luajë me nënkampionët e vendit në sezonin e ri.
Author: tirana
Nga Mentor KikiaKisha një fije besimi se nuk do të ndodhte, por ndodhi. Lulzim Basha iu dorëzua vullnetit të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai njoftoi sot se nuk do të ketë bisedime dhe marrëveshje me Ramën. Zgjidhja e krizës është vetëm largimi i tij. Opozita do të rifillojë protestat, ndoshta edhe më të dhunshme. Këtë skenar Basha e kishte në dorë, por e dorëzoi para zgjedhjeve kur PD dhe LSI u kërcënuan nga Departamenti i Shtetit të futen në listën e organizatave të dhunshme. Sot Basha kërcënoi se, ashtu siç hyri Rama me dhunë në institucione(duke iu referuar zgjedhjeve…
Gazeta prestigjoze Le Monde, i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë të plotë, shkrimtarit shqiptar Isamail Kadare. Në rubrikën dedikuar “Shkrimtarëve të mëdhenj” prestigjozia franceze Le Monde, i ka kushtuar vëmendje të veçantë kolosit të penës shqiptare Ismail Kadare. Mes një cikli me 5 intervista, Kadare është renditur në vendin e katërt me rrefimin e tij të titulluar : “Në diktaturë për mua të jetoje do të thoshte të bëje letërsi.” Gjatë muajit maj, gazetarja Florence Noiville ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, gjatë së cilës ka intervistuar Ismail Kadaren në shtëpinë e tij në Tiranë. “Në një…
‘Super ofertë me mish gici për Bajram’, kjo gafë e marketingut të rrjetit të njohur të marketeve Big Market po bën xhiron në mediat sociale. Big Market u ka dërguar një mesazh klientëve, ku i informon për ofertat e fundit me rastin e Kurban Bajramit, i cili kremtohet të dielën. Mirëpo, mes oferatve të Big Market është edhe ulja e çmimit për mishin e gicit. Pikërisht kjo është edhe gafa e madhe e stafit të marketingut në këtë kompani. Mishi i derrit nuk kunsumohet nga besimtarët myslimanë, ndërsa Big Market e ka përfshirë atë në ofertat e tij. Sakaq, ky mesazh…
Shumica nga ne mendojmë se aq më shumë që plakemi, aq më shumë zhduket seksi nga jeta jonë. Ky është keqkuptim mjaft i zakonshëm që ka lënë shumë njerëz të moshave mesatare të fillojnë të brengosen për plakjen e tyre. Sidoqoftë, një hulumtim i ri i prezantuar së fundmi, ka zbuluar se pavarësisht se gratë dhe partnerët e tyre kanë raportuar për nivele më të vogla të libidosë me moshën, ato kanë qenë duke përjetuar seksin më të mirë të jetës së tyre. Mosha sjell ndryshime fizike te gratë dhe kjo shpeshherë ndikon në aftësinë e të bërit seks. P.sh.,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median prestigjioze europiane, Euroneës, duke theksuar rolin e Këshillit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas kryeministrit Rama, Këshilli nuk bazohet shumë në atë se çfarë veprash bëjnë qeveritë e vendeve si Shqipëria, por në situatat dhe dinamikat e politikave të brendshme të shteteve anëtare të BE. ‘Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit të Europës nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në ato që bëjnë vendet si ne, por në situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike në…
Një nga nismëtarët e Partisë Demokratike në vitin 1990 kur ra dhe regjimi komunist, i përndjekur për shumë vite nga diktatura e Hoxhës, ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për Sherif Kaloshin. Për humbjen e njërit prej themeluesve të së djathtës në vend ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Basha ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimet e tij më të larta për figurën e Sherif Kaloshit dhe kontributit të tij të pashoq në selinë blu. Postimi i Lulzim Bashës: Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të Sherif Kaloshit, njërit nga kontributorët më të mëdhenj në përpjekjen…
Zv.Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi deklaron se përçarësit e së majtës po përpiqen pa sukse të bëjnë diversion ndaj qeverisë për vlerësimin politik të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. “Përçarësit e së majtës po përpiqen të bëjnë diversion ndaj qeverisë lidhur me vlerësimin politik të LANÇ duke interpretuar sipas oreksit një konferencë kombëtare të ASH! ASH le të përgjigjet vetë për sulmet mbi të! Por LANÇ-in dhe partizanët nuk i njollos dot askush! LANÇ ishte një përcaktim politik dhe ushtarak i Shqipërisë në krahun e duhur gjatë Luftës II Botërore. Mbetet jo vetëm një vlerë kombëtare madhështore, por edhe një kontribut ndërkombëtar…
Përkeqësohet gjendja e biznesit, kompani të mëdha në alarm, industria ngadalësohet, banka për t’u rimenduar. Dhimbjet e Corporate Deutschland e bëjnë Gjermaninë që të mos e konsiderojë më veten të jashtëzakonshme Në dukje është pothuajse paradoks: në ditët kur Gjermania përgatitet të marrë me emërimin e Ursula von der Leyen udhëheqjen e Europës politike, dalin sinjale të reja të krizës ose të paktën e lodhjes së lokomotivës gjermane, pas një dekade suksesesh të jashtëzakonshme të made in Germany, fuqia e parë botërore e eksportit, por edhe shumë krenare për aftësinë e saj që t’i mbajë llogaritë në rregull. Përkundrazi, nga…
“Mazhoranca nuk ekziton më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar mbrëmjen e sotme (8 gusht 2019) zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini me një notë zyrtare shpërdarë për mediat. “E kotë, thotë Salvini, të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative si ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del e jo për Zotërinë Jo. Nuk kërkojmë poltrona apo ministra më shumë , as qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë shumë e vetmja mundësi janë zgjedhjet e parakohshme” “Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe…
Shqipëria ka 116 persona të akuzuar për krime të ndryshme të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas të dhënave zyrtare të Interpol, vendi ynë ka numrin më të lartë të këtyre personave krahasuar me vendet e tjera të Europës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre 116 personave, rezultojnë të jenë shpallur në kërkim ndërkombëtar jo vetëm për llogari të vendit tonë, por edhe të vende të tjera ku ata dyshohet se kanë kryer krime. Në listën e Interpol, Shqipëria kryeson të gjithë vendet e tjera të Europës, duke qenë pas Bosnjes me 99 persona të shpallur në kërkim, Bullgarisë…
Nga Mero BazeLulzim Basha është lodhur të gjej tetë pika ku do luftoj korrupsionin kur të vij në pushtet. Dukej nga renditja, nga cektësia, nga nxitimi, nga pasiguria, nga makthi dhe mbi të gjitha nga fakti që nuk ngjit në atë që thotë, që ka dashur ti çudisë njerëzit. Dhe më shumë se sa një platformë, ngjante si një njeri me objektiva të prishura për tu pasuruar në disa sektorë që ka tentuar ti aplikojë vet. Do të mjaftonte pallati I tij I ndërtuar në Vlorë për ti bërë një radiografi gjithë platformës së tij qesharake. Nëse hetohet kë truall…