Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Lulzim Bashës duhet t’ia plotësojmë këtë ëndërr!

20:42 / August 8, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze


Lulzim Basha është lodhur të gjej tetë pika ku do luftoj korrupsionin kur të vij në pushtet. Dukej nga renditja, nga cektësia, nga nxitimi, nga pasiguria, nga makthi dhe mbi të gjitha nga fakti që nuk ngjit në atë që thotë, që ka dashur ti çudisë njerëzit. Dhe më shumë se sa një platformë, ngjante si një njeri me objektiva të prishura për tu pasuruar në disa sektorë që ka tentuar ti aplikojë vet. Do të mjaftonte pallati I tij I ndërtuar në Vlorë për ti bërë një radiografi gjithë platformës së tij qesharake. Nëse hetohet kë truall zaptoi vjehrri I tij, në emër të tij, duke hyrë në det, e duke ndërtuar pallate, sipas kësaj platforme, duhet të arrestohet. Nëse hetohet se ku I gjeti vjehrri miliona euro për ta ndërtuar, ndërkohë që ka qenë një ish ushtarak I liruar në vitet 90 dhe roje I VEFA, prap duhet të arrestohet. Nëse hetohet kush bleu aty dhe me çfarë nderesh pushteti u shkëmbue ndërtimi, pasi ndërtuesi I pallatit ka marrë gjithë tenderat e Bashkisë së Tiranës më pas, duhet të arrestohet. Nëse më pas shikon se si u manipulua prishja për interes publik, si prishje e paligjshme për të fituar 15 milionë euro dhe për të zbardhur lekët e pista të korrupsionit të familjes Basha, përsëri duhet të arrestohet. Mund të vazhdojmë më tej me detaje nga kjo histori, për të kuptuar se platforma e Bashës, ngjanë më shumë me idetë e një njeriu të dëshpëruar, që i kanë prishur planet e korrupsionit dhe pastrimit të pareve përmes ndërtimit të paligjshëm, se sa një platformë serioze opozitare. Një platformë serioze opozitare kundër krimit të pastrimit të pareve dhe ndërtimeve të paligjshme, natyrisht duhet të jetë shumë më serioze dhe më e gjerë. Por jo vetëm tek ndërtimet ku I ka mbetur mendja Lulzim Bashës. Tek çdo aspekt I zhvillimit të ekonomisë dhe përdorimit të pushtetit dhe pareve publike. Dhe kjo nuk bëhet një mbasdite, kur ke gënjyer gjithë njerëzit e tu për çdo aksion politik, kur I ke nxjerrë nga Kuvendi dhe nga bashkitë, kur I ke gënjyer që kanë fituar 85 për qind dhe në fund kur ke frik të përballesh me zgjedhjet. Kjo është thjeshtë një çështje personale e Bashës, është një përpjekje e re për moton e tij, “gënjeshtrën e përditëshme falna zot”. Shqipëria ka një platformë shumë më serioze se kjo e Lulzm Bashës kundër krimit , korrupsionit dhe përfshirjes së pushtetarëve në veprimtari të paligjshme. Shqipëria ka në përfundim e sipër projektin më serioz evropian në këtë pikë, më të lavdëruarin dhe më të mbështeturin nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për fat të keq të Lulzim Bashës, do të nis para gënjeshtrave të tij. Do të nis këtë vjeshtë. Është përfundimi I Reformës në Drejtësi dhe ngritja e SPAK, ajo që do të shkoj në sitë, në rrugë ligjore çdo gjë të paligjshme në këtë vend këto 30 vjet, përfshi dhe këto ëndrrat e prishura për korrupsion të Lulzim Bashës dhe gënjeshtrat e tij të reja. Lulzim Basha nuk ka pse pret sa të vij në pushtet për këtë ëndër në sirtr reformash kundër korrupsiont. E ka shumë më të lehtë, shumë më të ndershme dhe shumë të shkurtër rrugën. Le të mbështes Reformën në Drejtësi, le të mbështes SPAK, le të mbështes ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lart që janë duke u ngritur dhe Shqipëria do të përballet me një betejë reale kundër korrupsionit, që ndryshe nga kjo e Bashës që është “parashikuar” vetëm për armiqtë e tij është për të gjithë. Është për të futur në skaner Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, dhe gjithë piramidën shtetërore dhe individët që kanë përfituar nga pushteti. Kjo nuk është gënjeshtër elektrale as projekt politik, por projekt konkret në përfudnim e sipër, që ka sot armiqtë e saj të mëdhenj. Ata janë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe shokët e tyre. Mjafton të pajtohen me fatin e saj dhe të jenë të qetë se gjërat që ëndërojnë kundër korrupsionit, do bëhen realitet shumë shpejt, shumë mirë dhe nuk kanë për ti lënë shqiptarët të presin dekada të tëra, ti mbushet mendja Luzlim Bashës të hyj në zgjedhje, e pale më, pastaj të fitoj. Është punë muajsh Lulzim. Ti dhe armiqtë e saj e mallkuat Reformën, e mallkuat ambasadorin Lu, por atje ku ai ka shkuar në Kirgizistan, sot është arrestuar ish Presidenti për korrupsion. Atje ku duket sikur askush nuk preket. Do ta çojmë në vend ëndrrën tënde për luftë kundër atyre që kanë ndërtuar në prona të paligjshme, që kanë ndërtur në mënyrë të paligjshme dhe janë rimbursuar në mënyrë të paligjshme. Është aq afër s ake shanse ta provosh. Do ta bëjmë këtë nder!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Besa kërkon besim, jo paraburgim

13:08 / July 25, 2026

Nga humbja e besimit te Besa

20:52 / July 24, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.