Author: tirana

Siguria rrugore vijon të jetë një problematikë serioze, e shkaktuar ca nga sinjalistika e vakët dhe ca nga shoferët e papërgjegjshëm. Edhe pse kemi një Kod Rrugor si ligj themeltar të rrugës dhe sjelljes së shoferëve me qindra nene dhe faqe duket se ato ngelin veç në letër për një numër të madh drejtues automjetesh. Së fundmi, një emigrant i kthyer në Durrës e ka gjetur zgjidhjen për të transportuar shufrat e hekurit, ku ca nga vapa dhe ca nga papërgjegjshmëria është bërë rrezik për vete, kalimtarët dhe shoferët e tjerë të automjeteve. Për më tepër, ai ka sfiduar Policinë…

Read More

Ngritja i një memoriali në Tiranë për të rënët në detyrë në revolucionin e 15 korrikut në Turqi, ka çuditur shumë kënd dhe ka sjellë reagime të shumta. Memoriali është ngritur në zonën e liqenit Artificial dhe nën bekimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Në lidhje me këtë memorial ka reaguar edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Ai shkruan në Facebook se Edi Rama është një vegël qorre e Erdoganit. “Edi Rama vegël qorre e Erdoganit, një arnaut pa din e pa imam!”, shkruan Ndoka në Facebook.

Read More

Ditët e para të gushtit janë gjithmonë nostalgjike, pasi janë ditët kur shqiptarët në vitin 1990 i hypën anijeve dhe emigruan në Itali. Edhe tani pas 29 vitesh, sërish kujtohen ditët e para të përballjes me demokracinë dhe eksodin e shqiptarëve drejt Europës, pas 50 vitesh izolim. Por sot njeriu i memeve Genc Sejko, ka vendosur të na njohë me një personazh të veçantë. Njeriun i cili guxoi për herë të parë dhe hodhi në erë një bust të Enver Hoxhës. Diktatura ishte ende në këmbë, edhe pse në grahmat e fundit. Ai është shkodrani Sokol Drrasati, i cili ishte…

Read More

Ndoshta disa prej jush nuk e keni ditur që ai ka një djalë dhe s’keni faj! Kjo është hera e parë që ai publikon një foton e tij në Instagram! Djali quhet Fjordi dhe ka një ngjashmëri të madhe me babin, sidomos në pjesën e syve! “Me mbretin tim! (jo me atë mbrapa)”, shkruan Eltoni. Edhe Aurela Gaçe është çuditur me foton e djalit që është rritur dhe e pyet Eltonin:    “Çuni?” Ueeeee sa është rritur🤗🤗🤗 e paçi me jetë”!  “Nja 3 pëllëmbe sipër meje po njëherë. Më fut në katror tani”, ia kthen Eltoni. Këngëtari ndodhet me Fjordin në…

Read More

Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në kryeqytet, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore. Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991). “Ai nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare (lek), por ai mishëron në vetvete kulturën e vendit të tij të vogël. Në Shqipëri, ku ai kalon…

Read More

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Sot janë intervistuar Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, ndërsa dy ditë më parë u intervistua Besnik Muçi. Gjashtë kandidatët konkurrojnë për katër vende në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa KED do të njoftojë Kuvendin dhe Presidentin për plotësimin e dy vendeve të tjera vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të shpallura në datën 28.08.2018 dhe në datën 07.02.2018. KED ka vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre.…

Read More

Pas çlirimit të hapësirës së Plazhit të Gjipesë, e cili ishte zaptuar nga katër biznese në mënyrë të paligjshme, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka zbritur sot në terren së bashku me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi për të kryer kontrolle në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Në fjalën e saj, ministrja e Financave theksoi se në zonën e jugut, nga Vlora në Sarandë janë kryer gjithsej inspektime në 755 biznese, prej të cilave është konstatuar se 40 për qind e tyre janë me probleme ligjore. Ajo paralajmëroi masa më të ashpra në vijim, ndërsa tha se…

Read More

Sipas një raporti të kohëve të fundit të WRI, 164 vende të botës janë të rrezikuar nga mungesa e mundshme e ujit. Ndër to, shtatëmbëdhjetë vende janë ekstremisht të rrezikuar nga mungesa e ujit. Sipas të dhënave, rreth një e katërta e popullsisë botërore jeton në këto vende. Lista e vendeve më të rrezikuara kryesohet nga Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania. Sipas raportit të WRI, për këto vende, thatësirat më të vogla të mundshme mund të kthehen në kërcënime serioze, kjo edhe pse këto vende janë të detyruara të shfrytëzojnë pothuajse të gjitha rezervat e ujit në dizpozicion.. Vihet…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar katër subjekte në Tiranë dhe Elbasan, ndër to një kreperi dhe një restorant kinez. Nga kontrollet e AKU ka rezultuar se 4 subjekte në Tiranë dhe Elbasan nuk përmbushin kërkesat ligjore të Sigurisë Ushqimore. Më konkretisht: Në subjektin “Platea-Fjoralb Kaca” me aktivitet “FastFood&Kreperi”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A. – Prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), nuk dispononte/zbatonte planin HACCP si dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë (lëndë të para pa fatura). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative: “Gjobë” me vlerën…

Read More

Është ngritur në Tiranë një memorial përkujtimorë për viktimat e mbetur më 16 korrik 2016, në grushtin e shtetit në Turqi. Siç shihet në këto foto, nga sheshi Nenë Tereza deri tek kodrat e Liqenit ku është vendosur memoriali, është marshuar me dy flamujt në duar, ndërsa i pranishëm mes përfaqësuesve turq, ka qenë edhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Ardian Mazniku.

Read More