Author: tirana

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje. Ky fakt u zbulua vetëm sot nga mediat shqiptare, ndonëse aktiviteti në të cilin ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është zhvilluar pikërisht më 15 korrik. Aktiviteti i cili ka nisur me një marshim nga qendra e Tiranës, ka përfunduar në një nga zonat e Parkut të Liqenit, ku sipas një postimi në Facebook, ambasada turke në Tiranë, bën të ditur se “me pjesëmarrjen e vëllezërve…

Read More

Laver Tozaj, 47-vjeçari qe u ekzekutua ne Selenicë, ishtë dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë për trafik të lëndëve narkotike. Bashkë me të është dënuar edhe Hasan Gjinaj, Helidon Xhaferi dhe Ardi Xhaferi. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në korrik të 2010-s, dënoi Ardi Xhaferin me 6 vite e 8 muaj burg, Hasan Gjinajn me 7 vite e 4 muaj dhe po aq dhe Laver Tozaj, shkruan Panorama. Në janar 2011, Gjykata e Apelit Për Krime të Rënda Tiranë ndryshoi vendimin duke ulur dënimin për Ardi Xhaferin në 4…

Read More

Prestigjizoja Euronews udhëtoi në Dhërmi për të intervistuar ekskluzivisht kryeministrin Rama i cili ndodhet me pushime në rezidencën qeveritare. Por ajo që duket se mori vëmendje ishte mënyra e veshjes së kreut të qeverisë. Dhe për këtë ka folur vetë gazetari Jack Parrock i cili intervistoi Kryeministrin. Euronews foli ekskluzivisht me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, por ishte paraqitja e tij e cila bëri përshtypje tek mediet shqiptare. Ne e pamë gazetarin Jack Parrock i cili ishte ulur me kryeministrin e Shqipërisë në rezidencën e këtij të fundit, dhe postimi i tij në Instagram, e cila ka shkaktuar reagime në…

Read More

Mësohet se rrobat e viktimave të shpërthimit dhe të mjekëve që dhanë ndihmën e parë janë djegur. Moska nuk ka dhënë shumë detaje për shpërthimin që vrau dy persona dhe plagosi 6 të tjerë ditën e djeshme. Thuhet se niveli i radiacionit është aktualisht 20 herë më shumë sesa normalja në Severodvinsk, një qytet rreth 15 km larg vendit të shpërthimit. Disa media ruse thonë se rritja e radiacionit mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një nga predhave hipersonike Zirkon gjatë një testi. Mendohet se predha të tilla janë të përzgjedhurat e Putinit në rast të një lufte bërthamore.…

Read More

Hyrja e Durrësit ka përjetuar një trafik të denduar, sa lëvizja e makinave thuajse ka qenë e pamundur. Edhe pse nuk është fundjavë, kur dihet që e shtuna dhe e diela janë më të ngarkuara, edhe kjo e premte ka përjetuar trafik të dendur.  Siç tregojnë edhe fotot, edhe në Thumanë ka një radhë të gjatë të makinave. Ky aks është gjithnjë problematik sa i përket trafikut, sidomos gjatë sezonit të verës.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj postoi në ”Facebook” një foto të gjobitjes së një Lamborghini në ditën e sotme në kryeqytet. Ai ka ironizuar drejtuesin e mjetit duke iu drejtuar me fjalët ‘’makina yll, parkimi yll’’. Me këtë foto, Veliaj paralajmëron se nuk do të ketë tolerime për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.‘’Makina yll- parkimi fyll! Herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!’’

Read More

Nga Mero Baze Më në fund kemi një ndarje të qartë brenda opozitës rreth 13 tetorit. Gjëja më e qartë është se Sali Berisha me Lulzim Bashën, nuk duan ta marrin seriozisht Ilir Metën në dekretimin e zgjedhjeve të 13 tetorit, çka do të thotë, se nuk e kanë marrë seriozisht, as çdekretimin e 30 Qershorit. Thjesht kanë pasur planin e tyre për bojkot, të cilin as Ilir Meta nuk e ndali dot. Por ajo që bie në sy në qëndrimin e ri të Berishës dhe Bashës ndaj ilir Metës, është se ata e trajtojnë atë, jo si partner opozitar,…

Read More

Pasi ka mbajtur fjalën e rastit në inaugurimin e një agrobiznesi në Arapaj të Durrësit, Kryeministri Edi Rama ka pranuar me dëshirë edhe rolin e përkthyesit. Ai ka ftuar të flasë shefin e resortit, shtetas italian i cili i është drejtuar kreut të qeverisë si ‘president’. Por i shpejt ka qenë reagimi i Ramës, i cili e ka korrigjuar duke i thënë se është kryeministër dhe më pas ka përkthyer çdo fjalë të shefit. “Mirëmbrëma të gjithëve. Sigurisht është një detyrë sfiduese që më ka propozuar presidenti…”, tha shefi italian. “Në fakt unë jam kryeministri jo presidenti”, sqaroi Rama.

Read More

Një luaneshë në një kopsht zoologjik në Gjermani ka ngrënë dy këlyshët e saj të porsalindur. Kjo ngjarje ka lënë të habitur rojet në kopshtin zoologjik gjerman. Nëna për herë të parë, e quajtur Kigali, lindi këlyshët në kopshtin zoologjik të Leipzig të premten dhe papritmas i hëngri ato tre ditë më vonë, njoftoi kopshti zoologjik. “Luanesha e cila ishte bërë nënë për herë të parë u kujdes për këlyshët e saj në mbrëmje para se t’i hante të dy këlyshët”- tha kopshti zoologjik të martën, sipas mediave gjermane. “Për shkak se luanesha hëngri këlyshët, nuk mund të bëhet një autopsi…

Read More

Ish-banorja e Big Brother Albania, Genta Gjalpi ka rënë në një ”hall” dhe ka kërkuar ndihmë tek të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në një foto që ka publikuar në Instastory, Genta shkruan se ka vendosur pa dashje numrin e saj të telefonit në Instagram dhe e kanë marrë shumë njerëz. Ajo kërkon ta heqë tashmë, por nuk di se si dhe për këtë gjë u ka kërkuar ndihmë miqve të saj. ”Si ta heq numrin e telefonit nga Instagrami. E kam vënë pa dashje dhe s’ka ngel arab e Kurdistan e pa më marrë”,-shkruan Gjalpi në postimin…

Read More

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi sot se PD doli përfundimisht jashtë sistemit. “Bashkitë e fituara nga PD, ikën një nga një dhe përfundimisht PD është jashtë sistemit, si në pushtetin qendror edhe ne atë vendor”, thekson ai. Po ashtu, Ristani shprehet se objektivat e publikuara nga PD janë të paqarta nga demokratët. “Ndërkohë PD ka një objektiv të vendosur dhe të shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramën Kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, mundësisht edhe lokale. Objektivin afat shkurtër e kemi, por rrugën se si do e realizojmë dhe mjetet qe do përdorim, askush nuk i…

Read More

Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajze në janar të këtij viti dhe që prej asaj kohe janë më të lumtur se kurrë me gjithçka po përjetojnë si prindër të rinj. Ata zgjodhën një nënë mbartëse për ta sjellë në jetë të voglën, të cilën e pagëzuan me emrin Lucia. Lajmin e zbuloi vetë këngëtari i njohur me anë të një postimi të ndjerë në rrjete sociale, ndërsa mbrëmjen që shkoi për herë të parë, ai zbuloi edhe imazhin e saj. “Drita e syve të mi”, shkruan ai krahas fotos së ëmbël të…

Read More