Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën sot dhe 16 të tjerë rezultojnë të humbur në Lindjen e Kinës për shkak të një rrëshqitje toke të shkaktuar nga kalimi i Uraganit Lekima, e cila gjithashtu bëri që qindra anulime të fluturimit dhe më shumë se një milion njerëz të evakuohen pas alarmit për kalimin e saj. Sipas rrjetit televiziv publik CCTV, tragjedia ka ndodhur në zonën e qytetit Ëenzhou, në Kinën lindore. Uragani Lekima mbërriti herët në mëngjes në provincën lindore të Zhejiang, i shoqëruar nga erërat të forta me një shpejtësi maksimale 187 kilometra në orë, megjithëse ishte dobësuar në krahasim…
Author: tirana
Nga Denis Dyrnjaja Memoriali i ushtarëve turq duhet parë si shenjë realiteti të thelbit tonë si një popull servil dhe kryesisht pa karakter. Kështu ndodhi edhe me ushtarët grekë, ndërkohë që u harrua skandali i varreve në Kosinë. Po pse çuditeni kur ne jemi i vetmi shtet që kemi më shumë emërtesa rrugësh e sheshesh të të huajve nga të gjitha shtetet e botës. Natyrisht këto janë cilësuar si akte mirënjohjeje, por në fakt janë akte servilizmi që politika për interesa të saj ka luajtur me çështje varrezash, emra rrugësh e sheshesh në periudha të ndryshme përfshirë dhe sistemin diktatotial…
Miliarderi Jeffrey Epstein është gjendur i vdekur në qelinë mëngjesin e sotëm në një burg të New York. Rojet e burgut e gjetën pa ndjenja 66-vjeçarin. Mediat amerikane raportojnë se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij. Ai ishte dënuar dy herë për trafikim seksual të vajzave minorene nën 18-vjeç. Në 2008, investitori në bankën ‘’Bear Stearns’’ u arrestua pasi u provuan dëshmitë e 36 vajzave 14-vjeçare që ishin abuzuar dhe trafikuar seksualisht prej tij prej 13 vitesh (2002-2015). Epstein kreu 14 muaj paraqitje të detyruar si dhe punë vullnetare, por sërish në vitin 2019 u arrestua për të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari vijon të sfidojë kreun e PD-së, Lulzim Basha. Edhe njëherë ajo tregon se ka marrëdhënie të ngushta, por edhe mbështetje nga SHBA. Ditën e sotme ajo ka postuar në rrjetet sociale, foto nga aktiviteti i mbledhjes së fondeve për fushatën e radhës së Presidentit Amerikan, Donald Trump, në Hamptons, ku ajo ishte e ftuar. “Ndihem e nderuar që isha e ftuar në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për fushatën e rradhës së Presidentit Amerikan, Donald Trump, në Hamptons. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shquara amerikanë, si Bill O’Reilly dhe Geraldo Rivera, Senatori…
Kryeministri Edi Rama në një postim në tëitter ka reaguar pas publikimit të dokumentarit “Narcotica”, në RAI 3. Rama ka ‘sulmuar’ RAi 3 duke shkruar se ajo që serviret sot nuk ka aspak lidhje me gazetarinë. “S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat. Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, shkruan Rama. Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruante se e vërteta ishte krejt ndryshe nga ç’ka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur…
Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet shoqërore, por disa komplikime në dashuri mund ta bëjnë të vështirë dialogun me të dashurin tënd. Arritjet do jenë shumë më të lehta për beqarët, edhe nëse ndjejnë një shenjë lodhjeje nuk do të humbin asnjë aventurë. Puna: Jupiteri afrohet dhe ju fton të jeni ndërmarrës. Kjo është koha më e mirë për të bërë plane. Demi Dashuria: Yjet janë gjithashtu të favorshëm me ju sot. Partneritetet e testuara mirë do të jenë…
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Raportohet paraprakisht se shkak është bërë një masë elektrike ose dyshohet që familjarët të kenë lënë pajisje elektrike ndezur. Shqiptarja.com sjell video nga vendngjarja ku shihet se flakët e zjarrit kanë qenë të mëdha. Zjarrfikësja ka shuar në kohë zjarrin, duke mos përbërë rrezik për apartamentet përreth.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit. Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe…
Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe u paraqit para mediave në lidhje me aksionin e “Antiinformalitetit” dhe ndryshimeve të reja në Kodin Penal. Numri i 2 qeverisë bëri me dije se zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve janë kërcënuar nga administratorët dhe pronarët e subjekteve gjatë aksionit për parandalimin e informalitetit. I pyetur nëse është kërcënuar personalisht nga këta persona, Braçe i shpërfilli mesazhe të tilla. “Jemi të detyruar të respektojmë këtë ligj. Ndryshimet e miratuara në Kodin Penal dhe të kthyera pas nga Presidenti shtojnë masat ndaj kërcënuesve. Këta punonjës duhet të jenë të mbrojtur, por mbrojtësi më i fortë është…
Në prill të këtij viti, Ministria e Arsimit Besa Shahini i dha fund beqarisë. Për shkak të punës, çifti i ri nuk arriti që të bënte pushime të gjata për t’u reklaksuar me njëri-tjetrin. Por me ardhjen e pushimeve të verës, edhe ministrja Shahini ka zgjedhur që të shkëputet disa ditë nga puna dhe të pushojë me bashkëshortin e saj në plazh. Sikurse shihni edhe nga kjo foto, ministrja ndodhet në jug të vendit. Ky vendim vjen edhe në zbatim të urdhrit të Ramës që të gjithë deputetët dhe ministrat socialistë të pushojnë brenda Shqipërisë. / tirananews.al
Me ujëra të smeralda, qielli blu dhe një peizazh të thyer të zbrazët, Zannone ka gjithçka që do të prisni nga një destinacion gati i shkretë i ishullit italian. Ai gjithashtu ka një reputacion për diçka më të papritur: Orgjitë. “Shikoni atë vilë të bardhë koloniale atje lart?” thotë ish-peshkatari Giorgio Aniello teksa tregon një gisht të ashpër në një vilë shkëmbore me pamje nga deti Tirren. “Kjo është aty ku Marquis Casati Stampa mbajti festa të çthurura seksi.” Aniello është një vizitor i rregullt në Zannone, duke marrë turistë në udhëtime me varkë në zonën më të egër midis…
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi sot myslimanët për festën e Kurban Bajramit që është ditën e nesërme duke dhënë një mesazh gjithashtu edhe për të gjithë shqiptarët. Spahiu tha se është koha që të shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. “Le të shërbejë kjo festë për të kontrolluar ndjenjat tona jo të mira, si urrejtja, smira, thashethemi dhe të ripërtërijmë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje, gëzim e paqe. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin…