Author: tirana

Një 40-vjeçar mund të cilësohet si personi me më fat në botë këto ditë pasi shpëtoi në momentin e fundit teksa po e kafshonte një peshkaqen në oqean. Në momentin e sulmit pranë tij qëlloi një skaf me mjekë, të cilët fillimisht ia hoqën nga goja peshkaqenit dhe më pas filluan ta kuronin deri sa e dërguan në spital për ndihmë të metejshme. Burri nga dëmtime në një pjesë të madhe të trupit nga kafshimet e peshkaqenit, ndërsa janë të paqarta rrethanat se si shkoi ai deri atje për t’u bërë pre e përbindeshit të oqeaneve.

Read More

Vera e vitit 2019 do të mbahet mend për disa ndarje të bujshme në showbiz-in shqiptar dhe atë të huaj, pasi çifte që nuk na i priste mendja i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Shkak për ndarjen janë bërë arsye të ndryshme dhe një pjesë e tyre nuk i ka zbuluar ende, megjithatë duhet të pranojmë se vendimet e tyre na kanë lënë zemërthyer. Stresi-Keisi Stresi dhe Keisi prej disa kohësh po përfliten në media për një ndarje të mundshme. Keisi priti disa muaj që Stresi të dilte nga burgu për të sqaruar situatën, pasi reperi u arrestua në një…

Read More

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, këngët e të cilës prej vitesh janë kthyer në hite e dëgjohen edhe sot, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar së fundmi në emisionin “Sonte” në televizionin T7. Mihrije dhe Naimi treguan se kanë blerë një apartament në qytetin e Vlorës dhe tashmë janë qytetarë të këtij qyteti. Ne tashmë jemi qytetarë të Vlorës, e kemi një apartament atje” tha Mihrija. “Jemi pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare si banorë apo qytetarë të Vlorës” shtoi këngëtarja duke falenderuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Read More

Kryeministri Edi Rama shpesh replikon me qytetarët në rrjetet sociale. Në një video të publikuar nga kreu i qeverisë dje në ‘Facebook’ në lidhje me inaugurimin e një resorti të ri në vend, lumë komentesh u nisën në adresë të Ramës. Mes shumë komentesh, dikush akuzonte se të gjithë politikanët vidhnin, ndërsa në këtë rast nuk vonoi përgjigja e kryeministrit. Ky i fundit nuk i kurseu ironitë duke shtuar se: “Ti me merr te keqen mua se unë s’jam politikan ashtu si kujton ti dhe nuk jetoj per te mbushur xhepat me leke, po per te mbushur jeten me kuptim,…

Read More

Realiteti ndonjëherë mund të jetë një enigmë. Ligjet e fizikës mund të krijojnë iluzione dhe fenomene të mahnitshme optike që na bëjnë të dyshojmë atë që shohim. Truri ynë është gjithmonë në kërkim të modeleve për gjërat e përditshme dhe kur i gjejmë ato na shpërblen me këto kapje të mrekullueshme. Shihni këto imazhe…

Read More

Britania do të lehtësojë rregullat e saj të emigracionit për të tërhequr më shumë shkencëtarë të elitës pas Brexit, tha kryeministri Boris Johnson të enjten. “Për t’u siguruar që vazhdojmë të udhëheqim rrugën në avancimin e njohurive, ne duhet të mbështesim jo vetëm talentin që kemi tashmë këtu, por edhe të sigurohemi që sistemi ynë i emigracionit tërheq mendjet më të mira nga e gjithë bota”, tha ai. Rruga e shpejtë e emigracionit, që qeveria shpreson të nisë më vonë këtë vit, do të jetë e dizejnuar për të tërhequr studiues dhe specialistë elite në shkencë, inxhinieri dhe teknologji, tha…

Read More

Milani ka kryer një transferim tjetër ditën e sotme, teksa ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Lionit. Bëhet fjalë për Riad Tahar, i cili luan për 19-vjeçarët e Lionit në Francë. Lojtari do të aktivizohet te Milan Primavera dhe do të marrë vendin e Tiago Dyalo në qendër të mbrojtjes, pasi ky i fundit kaloi tek Lila, për shumën e 5 milionë eurove. 17-vjeçari kaloi tek Milani si një transferim i lirë, pasi nuk kishte rinovuar kontratën me klubin francez. Pas përfundimit të vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, Tahar do të bashkohet me të rinjtë e Milanit, me të…

Read More

Ish-mjeku i Enver Hoxhës, Isuf Kalo ka promovuar dje në qyetin e Pogradecit librin e tij “Blloku”. Lajmi për këtë aktivitet u shoqërua me incidente. Posterit që njoftonte takimin me qytetarët, persona të paidentifikuar i kanë shtuar një tjetër letër poshtë ku shkruhej: “E ftuar Nexhmije Hoxha”. Nën një bashkëbisedim me Ilir Shytën dhe Alda Bardhylin, Kalo rrëfeu para të pranishmëve jetën e tij si mjeku i një prej njerëzve më të rëndësishëm të vendit. Ai e quajti Enver Hoxhën një pacient shembullor vetëm pas infraktit të parë. Më parë ai pinte 80 cigare në ditë. Ai risolli në kujtesë…

Read More

Rasti gjyqësor ‘zhvatja’ në Maqedoninë e Veriut dita ditës po ngre dyshime për përfshirjen e mundshme të prokurores së posaçme në largim Katica Janeva. Bëhet fjalë për një skandal korrupsioni prej qindra mijë eurosh. Një prokurore tjetër e Prokurisë së Posaçme hodhi sot akuza ndaj zonjës Janeva se pa pajtimin e saj ka marrë vendime lidhur me një rast gjyqësor. Ndërkohë, gazetari Branko Geroski cili e zbuloi skandalin, duke folur për Zërin e Amerikës u shpreh se “pret një tërmet politik në vend”. Një ditë pas publikimit në shtypin italian të audio dhe video regjistrimit rreth skandalit të njohur në…

Read More

Vëllai i 20-vjeçares, Sabrina Lekaj që u vra nga babai i saj në makinë, ka bërë një dedikim prekës për motrën e tij, në ceremoninë mortore. Ai ka treguar fjalët e fundit të saj, para se të largohej nga shtëpia dhe të ndodhte tragjedia. “Gjëja e fundit që ajo tha ishte: ‘Unë ju dua dhe do t’ju shoh më vonë.’ Ajo ishte shumë e zgjuar dhe gjithmonë ndikoi që unë të ecja përpara. Ajo më ndihmonte në studimet e mia, të bëhesha i suksesshëm në jetë sepse kjo është ajo që do të dëshironte më shumë. Motra ime ishte shumë…

Read More

Klubi i Palermos është detyruar që të nisë përsëri gjithçka nga amatorët, për shkak të problemeve financiare dhe falimentimit nën administrimin e mëparshëm. Thuajse të gjithë lojtarët që ishin pjesë e ekipit u larguan, për të mos zbritur në Serinë D me klubin, ndaj administrata e re është e detyruar që të rikrijojë nga e para ekipin, duke u bazuar te talentet e rinj të cilët do të jenë pjesë e një plani disavjeçar që ka si synim kthimin sa më parë në elitën e futbollit italian. Pjesë e këtij projekti duket se do të jenë edhe dy të rinj…

Read More

Një nga atraksionet më të mëdha të International Army Games, të quajtura edhe Olimpiadat e Ushtrisë. Por gara ka dhe janë spektakolare, ku pikërisht tanket bëjnë akrobaci nga më të papriturat, por nuk mungon edhe “baleti i sinkronizuar” mes tyre, ajo e qitjes dhe të tjera.Aktiviteti organizohet çdo vit nga Ministria e Mbrojtjes ruse, qysh nga viti 2015, ku marrin pjesë rreth 30 vende, kryesisht ato që bënin pjesë të Bashkimit Sovjetik ose bllokut socialist, superfuqi si Kina, India, Pakistani, vende pjesërisht diktatoriale por edhe Izraeli, Greqia dhe Serbia.

Read More