Author: tirana

Nëna e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka sot ditëlindjen. Ndaj në këtë ditë të shënuar për të nuk mund të mungonte edhe urimi nga djali i saj. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit kosovar pohoi se nëna për të mbetej shtylla e familjes. “Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82-vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë!”, ka shkruar Thaçi.

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta po kalon me sa duket disa ditë pushimi në Kosovë. Meta ka zgjedhur Prevallën, një zonë malore në Prizren për të pushuar, ndërsa shfaqet me familjen e plotë, bashkëshorten Monika Kryemadhi, djalin dhe dy vajzat. Duke postuar foton në “Facebook”, Meta uron shqiptarët për një të diel të bukur. “Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja!”, shkruan Meta në “Facebook”.

Read More

Nga Bernd Riegert / Marrëveshja, që i ndalonte SHBA-së dhe Rusisë, zhvillimin e raketave tokësore me predha me rreze të mesme veprimi dhe armatosjen e tyre me lëndë bërthamore, nga sot i përket historisë. Kjo është një ngarkesë për arkitekturën e sigurisë në Europë, sepse pikërisht për këtë kontinent u nënshrkua 32 vjet më parë marrëveshja INF. SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik, pas garës së armatimeve që kishte paraprirë, ranë dakord që të asgjësojnë një kategori të tërë armësh. Një kërcënim i panevojshëm dhe me shumë kosto u eliminua prej SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, e ky ishte edhe një avantazh për…

Read More

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, Durrës. Policia bën me dije se shtetasi A.Zh., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin Sh.P., 56 vjeç. Fatkeqsisht këmbësori ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read More

Nga Mero Baze Ilir Metës i është dashur të fusë këmbët në ujë të ftohtë, dhe të ecë përmes një përroi në Prevallë, për të kuptuar më në fund se nuk po e përfill askush. Më konkretisht nuk dihet pse i është kujtuar zoti Palmer, duke ecur i vetëm nëpër mal qysh herët në mëngjes. Zakonisht në orët e para të mëngjesit, të ngelen në mendje emra apo ëndrra, që të lënë pa gjumë gjatë natës. Dhe duket se Palmer, ja ka prishur qetësinë Ilir Metës. Sot në mëngjes herët në Prevallë, duke futur këmbët në ujë të ftohtë dhe…

Read More

Dy pilotët e linjës ajrore “United Airlines” u arrestuan pasi dështuan në testin e alkoolit para fluturimit për në Nju Jork. Burrat e moshës 45 dhe 61 vjeç nuk janë dënuar ende, por po qëndrojnë në paraburgim. Ata u arrestuan në aeroportin e Glasgow të martën rreth orës 7:35 të mëngjesit. Pritej që të bënin një fluturim dhe të zbrisnin në Newark rreth orës 09:00, por u anulua. “United Airlines” thanë në një deklaratë sigurie se prioriteti i tyre mbeten gjithmonë pasagjerët dhe ekuipazhi. “Ne mbajmë punëtorët tanë në standard të larta dhe jemi striktë, nuk kemi asnjë tolarancë për…

Read More

Dortmund thyen Bayernin, fiton Superkupën e Gjermanisë (VIDEO) Dortmund ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke mposhtur Bajernin me rezultat të pastër 2:0. Golat i shënuan Paco Alcacer në minutën e 48-të dhe Jadon Sancho në të 69-tën. Kjo ishte finalja e nëntë e Bajernit në 10 vitet e fundit, ku i ka fituar 5 të tilla. Klubi bavarez e kishte fituar tre herë radhazi këtë kupë para se Dortmund ta prishte këtë seri. Për Dortmundin kjo është hera e 5-të në histori që e fitojnë këtë kupë.

Read More

Nuk do të ketë paradë të fitimtarëve antifashistë në Tiranë në këtë jubile, sikurse bëjnë vit pas viti fitimtarët e mëdhenj të asaj lufte me të cilën jemi krenuar për 75 vjet me radhë. Do të ketë një parodi. Një konferencë që ka planifikuar Akademia e Shkencave për 75-vjetorin e çlirimit ka zhdukur termin LANÇ dhe orienton piesëmarrësit të fokusohen tek “antifashizmi pa armë dhe pa uniformë”, madje “synohet ndikimi shkencor” për “saktësimin e termit” dëshmor. Nga Xhevdet Shehu Nuk ka paradë të fitimtarëve antifashistë në Tiranë në këtë jubile, sikurse bëjnë vit pas viti fitimtarët e mëdhenj të asaj…

Read More

Ishim mësuar ta shihnim bjonde, por Eneda Tarifa duket se ka vendosur t’i rikthehet ngjyrës së saj natyrale. Këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj disa foto ku zbuloi dhe ndryshimin që kishte bërë në pamje, duke u kthyer plotësisht, nga një bionde që ishim mësuar t’a shihnim prej kohësh tashmë, në brune. “Rikthim në natyrale. Kjo është ngjyra ime, ‘si mi ka bërë mami’”, ka shkruar ajo krahas fotos ku shfaqej pa asnjë pikë grimi në fytyrë. Eneda ka eksperimentuar disa herë me flokët e saj, pasi vetëm pak kohë më parë ajo i shtoi flokëve një ngjyrë xhinxher,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në. Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një qendër tregtare në Teksas, duke shënuar disa viktima. Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa e gjithë policia ka blinduar zonën, duke mbyllur të gjitha bizneset dhe evakuuar banorët. Raportohet se të shtënat me armë kanë zgjatur për më shumë një orë, teksa policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët.

Read More

Greqia po kalon ditë të tmerrshme, për shkak të fatkeqësive natyrore, nga tërmetet e fuqishme dhe moti i keq, me erëra të forta dhe shtrëngata shiu. Mediat fqinje raportojnë se përveç tërmeteve të njëpasnjëshme, moti i keq ka goditur sot një pjesë të vendit. Kështu, qyteti i Xanthit është goditur pasditen e sotme nga reshje të mëdha shiu dhe stuhi breshëri, duke krijuar panik te qytetarët. Sipas medieve, gjithçka ka ndryshuar krejt papritur, teksa retë kanë mbuluar qiellin dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët e qytetit të shndërrohen në “lumenj”. “Protothema” raporton se breshëri…

Read More

Është një nga pyetjet që i frikëson më shumë gratë shtatzëna, por që flitet me pak se kanë frikë mos gjykohen. Pyetjet më të shpeshta, në këto raste, kanë të bëjnë me aftësinë e trupit se kur mund të kthehet në kushtet normale para shtatzanisë. Zakonisht gjinekologu këshillon që çifti të presë 30-40 ditë pas lindjes se femijës përpara se të rifillojë aktivitetin seksual. Seksi pas lindjes, edhe nëse lindja ka ndodhur në mënyrë natyrale nuk është diçka e menjëhershme. Duke marrë parasysh ardhjen e qumështit dhe humbjet e gjakut të cilat zgjasin rreth 15 ditë nuk është e lehtë…

Read More