Te Napoli kanë hequr dorë përfundimisht nga Elseid Hysaj dhe divorci mes palëve është i pashmangshëm. Duke parë bllokimin e merkatos në klube të ndryshme mendohej se mos kishte ndonjë mundësi për mbrojtësin që të vazhdonte të paktën edhe në këtë sezon te napolitanët për të bindur Ançelotin. Por vendimi i fundit i klubit bën të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe në klub po bëhen gati t’i japin lamtumirën. Sipas mediave italiane, Napoli ka vendosur që Hysaj të mos udhëtoje me skuadrën drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në një turne promocional veror.…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamjet nga transformimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit. Përmes një videoje që tregon si ishin kushtet e godinës dhe amortizimin në cdo cep dhe si u bë pas ndërhyrjes, Rama shkruan ‘s’po flas fare për çfarë do të shihni e gjykoni vetë’. Duke bërë krahasimin mes dy godinave, dje kryeministri u shpreh se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe Teatër të Ri Kombëtar. Por opozita dhe një grup artistësh e kundërshtojnë.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook ish deputeti i Lëviszjes Socialiste për Integrim ka quajtur zgjedhjet e 30 qershorit si të pavlefshme dhe si turpi më i madh i Shqipërisë. Në statusin e tij Vasili thotë se zgjedhjet me 13 tetor janë zgjidhja e vetme për shqiptarët dhe integrimin. “KQZ kreu një veprim banditësh dje sepse zgjedhjet nuk i ndalin dot 4 kamikaxe të rilindjes nr KQZ. Edi Rama dhe rilindja gjallojnë vetëm përmes bojkotimit zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe bojkotit të çdo formë të funksionimit të shtetit të drejtës”- u shpreh Vasili.
Në fakt, në një artikull të publikuar pak muaj më parë nga gazeta turke “Sabah”, flitej për parashikimet e frikshme të Nostradamusit. Në to thuhej se në 2019 do të ketë tërmete të fuqishme, që do të trondisin Mesdheun. Gjithashtu shtohej se këto tërmete do të shkaktonin vdekje e tmerre të mëdha në rajon. Gazeta shkruan konkretisht se sipas Nostradamusit: “Në vitin 2019 do të ketë tërmete të fuqishme që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre”.
Historia e qytetit të Librazhdit është e re, por historia e trevave të tij të banimit, është e lashtë. Gjurmët e tij të para gjenden që në periudhën e Gurit të Vjetër, Paleolitit. E tillë është edhe zona e Çermenikës. Një zonë me 11 fshatra dhe 7 mijë banorë. Dikur ishte baza e Luftës Nacional Çlirimtare. Atje ku nënë Zyraja theri dhinë e vetme për Enver Hoxhen. Mbas Çlirimit nuk u investua vetëm se quhej “Çermenika e Kuqe” dhe vendasit krenoheshin me figurën e udhëheqësit. Të afërmit e “Nënë Zyrasë” morën disa bursa, por rrugë nuk u shtruan. Sot ata…
Krishtërimi, i cili lindi në pjesën lindore të Perandorisë Romake në Palestinë, mbi bazën e legjendave dhe e besimeve të ndryshme; në rrugën e gjatë të formimit dhe të zhvillimit, në vende dhe epoka të ndryshme, ai ka marrë trajtën e rrymave të ndryshme. Në Shqipëri krishtërimi njihet vetëm me dy rite: ortodoksizmi dhe katolicizmi. Krishtërimi filloi të përhapej në Iliri që në kohët apostolike (shek. I të e.sonë) si fe ilegale dhe vetëm në gjysmën e parë të shek. IV e.sonë u bë fe zyrtare nga shteti romak. Në zonat bregdetare të Ilirisë krishtërimi triumfoi përfundimisht mbi paganizmin gjatë…
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur me një artikull të revistës italiane “Voglio Vivere Cosi”, lidhur me ekonominë shqiptare. “Investoni, hapni një kompani ose blini një shtëpi në Shqipëri”, kështu fillon titulli i artikullit, ku shpjegohen edhe arsyet pse duhet jetuar apo hapur një biznes në vendin tonë. Gjëja e parë që flitet janë çmimet e qerasë, ushqimeve dhe produkteve të përditshme, ndërsa i tregon lexuesve edhe sektorët më fitimprurës ku duhet të investojnë. Gazetarja Enza Petruzziello sugjeron jetesën në qytetet kryesore të Shqipërisë, siç janë Tirana, Durrësi, Saranda dhe Vlora. Artikulli i plotë: Investoni, hapni një…
Një sulm me armë mbi qytetarët ka lënë 20 persona të vdekur dhe 26 të plagosur në El Paso të Teksasit. Masakra ndodhi në një qendër tregtare Walmart në kohën kur brenda kishte një numër të lartë njerëzish. Një 21-vjeçar ka qëlluar me kallashnikov drejt turmës sapo ka hyrë në ambientet e qendrës tregtare. Autoritetet thonë se ky është një nga incidentet më vdekjeprurëse në historinë e Teksasit. Autori është identifikuar nga mediat si Patrick Crusius, nga Allen Teksas. Ai iu dorëzua policisë pas sulmit. Krimi dyshohet se ka në thelb urrejtjen ndaj popullsisë hispanike. Autoritetet janë duke hetuar një…
Një i ri, 29-vjeç, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Cërrik, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një shtëpi. Sipas policisë i riu me inicialet S.T., ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., por është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe menjëherë është vënë në pranga.
Kryetari i PR, Fatmir Mediu, me anë të një postimi në “Facebook” e ka quajtur antikushtetuese mungesën e anëtarëve të KQZ-së, ndaj dhe i ka kërkuar Kuvendit të nisë procedurat për shkarkimin e tyre nga detyra. “Çdo gjë ka marrë fund, s’ka Kushtetutë, s’ka shtet, s’ka institucione, jetojmë në Republikë bananesh. Partia Socialiste me mospjesëmarrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe institucionet. Mosparaqitja e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni. Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh dekretit të Presidentit në fuqi dhe s’kanë respektuar…
Moderatorja Luana Vjollca është tepër aktive në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat momente nga puna e përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo mori vëmendjen e të gjithëve me pushimet luksoze në Francë, ku udhëtoi me helikopter privat dhe shijoi nga lart pamjen e të gjithë vendit. Postimet e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë mijëra pëlqime e komente, mirëpo nëse mendoni se Luanën e njihni thjesht duke e parë në Instagram, e keni gabim! Vetë moderatorja ka treguar pak më parë se ajo nuk është aspak si në Instagram. Luana ka publikuar dy video në profilin e saj.…
Teknologjia nuk shkon kurrë me pushime! Ky është rezulati i një studimi të “Booking” i cili konsiderohet koloseu i prenotimeve “online”. Shumë prej gjërave që ne bëjmë në 24 orët e para të udhëtimit janë: 22 % fillojnë shkrepjen e fotografive për rrjetet sociale. 16 % lexojnë opinionet për restoratet rreth e qark zonës, 7 % kontrollojnë postën elektronike. E gjithë kjo falë aplikacioneve të ndryshme që ofrohen për “smartphone”. Si më poshtë do të gjeni disa prej tyre që mund t’ju ndihmojnë apo parandalojnë nga të papriturat. Para se të planifikoni pushimet Ata që planifikojnë pushimet bëjnë të mesatarisht…