Në mëngjes presidenti i vendit, Ilir Meta, postoi një foto me familjen e tij. Ata po pushojnë këtë të diel në Prevallë të Kosovës. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shpërndau me të gjithë ndjekësit e saj në instagram, një foto me të birin. E veshur sportive, duke qeshur pranë njëri tjetrit Monika shkruan se ky është momenti më i bukur i së dielës.
Author: tirana
Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë me vendndodhje në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh. Video ështëpublikuar nga Kryesministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” Ky subjekt është gjobitur në shumën 70 milionë lekë, pasi hedhja për konsum nga ana e operatorit, e kësaj sasie birre, pa paguar detyrimet e akcizës, sipas ligjit përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar./
Dikur ajo ka qenë zëri dhe figura e PD teksa jepte deklaratat për shtyp, ndërsa sot është sërish një ndër moderatoret më të dashura. Fjala është për bukuroshen Ori Nebiaj, e cila ndër të tjera cilësohet si një ndër vajzat me fizikun më të bukur. Këtë verë, ajo po e zhvillon emisionin e saj në jug të vendit, ku nuk mungojnë fotot e postuara në rrjetet sociale nga plazhi. Në këto foto, ajo duket kaq bukur me bikini…
Kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Parkun e Shebenikut së fundmi kanë fotografuar edhe dhinë e egër. Prej shumë kohësh kafsha nuk ishte parë në pyjet tona. Duket se moratorium i gjuetisë po jep efektet e duhura për shtimin e faunës së egër. Edhe rracat në zhdukje duket se po shtohen si ariu i murrmë apo rriqebulli i Ballkanit. Ariu i murrmë, macja e egër, ujku, derri i egër, kunadhja etj. tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe po shumohen dita ditës. Moratoriumi i gjuetisë u vendos në vitin 2014 me një afat 2…
Pas rënies së komunizmit, vendi ynë është karakterizuar nga një fenomen shqetësues, atë të gjobëvenies. Bizneset dhe drejtuesit e tyre, në jo pak raste janë përballur me grupet e të fortëve të cilët u kanë marrë para nëpërmjet kërcënimeve, dhunës dhe presioneve. Në vetëm tre ditët e fundit, policia ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pasi ata nëpërmjet kanosjes dyshohet se i kanë vënë gjobë një tjetër personi. Këto janë momente nga arrestimi që u bë pak ditë më parë në Durrës, 3 personave që dyshohet të kenë gjobitur një biznesmen në vlerën…
Dekreti me të cilin u internuan dhe dëbuan familjet antikomuniste në Shqipëri, dhe të gjithë të tjerët, të shpallur kohë pas kohe armiq të pushtetit, u hartua sipas modelit sovjetik. Një relacion i hartuar nga Ministria e Brendshme, më 22 prill 1954, zbulon se si dhe pse u hartua ky dekret si një masë administrative, e cila më vonë u zbatua mbi të gjithë familjet e kundërshtarëve të komunizmit, deri në rënien e regjimit komunist. Në këtë relacion shkruhet: “Duke marrë parasysh nga njëra anë se dekret-ligja nr. 649, datë 10/1/1949 “Mbi zbatimin e dënimit të dëbimit dhe të konfiskimit…
Një zhvillim i ri mjekësor mund të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë grave. Tashmë gratë mund të vonojnë menopauzën deri në 20 vjet. Procedura mjekësore ngrin indet nga vezoret duke ndikuar në orën e tyre biologjike. Kjo metodë ka përfitime të mëdha shëndetësore për gratë, të cilave menopauza u shkakton probleme serioze në shëndet, sikurse janë osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës. Po kështu, evitohen edhe djersitjet gjatë natës, problemet me kujtesën, ndryshimet e humorit dhe ankthi, të gjitha këto efekte anësore që shkaktohen nga menopauza, raporton Sunday Times. Procedura mjekësore që vonon menopauzën, e para e këtij lloji në…
Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka kujtuar nënën e tij të ndjerë me disa fjalë prekëse dhe plot dhimbje. Si sot një vit më parë, Gjebrea u përballë më një situatë që nuk është e lehtë të kalohet, pasi nëna e tij ndërroi jetë. Lajmin asokohe e bëri të ditur vetë moderatori. Përmes një postimi të bërë pak më parë në “Instagram”, Ardit Gjebrea shkruan: “Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A…
Duda Balje është cilësuar si deputetja më seksi shqiptare ne Kuvendin e Kosovës. Ajo njihet për linjat perfekte dhe për stilin e jetesës që bën. Mirëpo ndryshe ngasa e kemi parë, Duda Balje na shfaqet me një lopatë në dorë dhe një karrocë me llac. “Fillova të ndërtoj shtëpi për pushime sociale, krenare”, shkruan deputetja.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se opozita e bashkuar është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato. Basha deklaroi se 30 Qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës. “Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 Qershorit. Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan…
Arrestohet autori i djegies së makinës së biznesmenit Resul Mema pak ditë më parë. Autori është Ylli Kola 25 vjeç nga Tepelena. I riu është identifikuar nga kamerat e sigurisë në momentin që bleu benzinën pranë një pike karburanti për të djegur më pas makinën. Report Tv sjell pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina kur Kola blenë benzinën. 25 vjeçari dyshohet se është paguar për të djegur makinën. Pas dokumentimit të veprimeve, policia ka arrestuar autorin, i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vepra të tjera të ngjashme.
Një burrë rreth 60 vjeç, është mbytur në plazhin e Spillesë. I moshuari u fut në det për të notuar, por dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Një roje plazhi ka ndërhyrë për të nxjerrë burrin në breg, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Mëngjesin e sotëm në plazhin e Spillesë ka patur dallgë të mëdha. Duket se 60-vjeçari nuk e ka përballuar dot notimin mes dallgëve duke u mbytur.