Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Modeli sovjetik/ Mehmet Shehu: Ja si do ta hartojmë dekretin për internimin dhe dëbimin

12:26 / August 4, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mehmet shehu debimet dekreti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dekreti me të cilin u internuan dhe dëbuan familjet antikomuniste në Shqipëri, dhe të gjithë të tjerët, të shpallur kohë pas kohe armiq të pushtetit, u hartua sipas modelit sovjetik.

Një relacion i hartuar nga Ministria e Brendshme, më 22 prill 1954, zbulon se si dhe pse u hartua ky dekret si një masë administrative, e cila më vonë u zbatua mbi të gjithë familjet e kundërshtarëve të komunizmit, deri në rënien e regjimit komunist. Në këtë relacion shkruhet:

dekret mehmet shehu

“Duke marrë parasysh nga njëra anë se dekret-ligja nr. 649, datë 10/1/1949 “Mbi zbatimin e dënimit të dëbimit dhe të konfiskimit si masë administrative” bie në kundërshtim me dekretligjën Nr. 1836, datë 22/III/1954, “Mbi konfiskimet”, simbas së cilës konfiskimet në përgjithësi kalojnë në kopetencën e Gjykatave dhe nga ana tjetër, duke u nisur nga fakti që në dekretligjën e mësipërme nuk janë të kjarta nocionet e dëbimit dhe internimit si dhe kuptimi i tyre, gjë që pengon organet tona në punën e tyre, propozojmë abrogimin e dekret-ligjës nr.649 datë 10/1/1949 “Mbi zbatimin e dënimit të dëbimit dhe të konfiskimit si masë administrative”, dhe nxjerrjen e një dekret ligje të re mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative, projekti i së cilës i bashkangjitet këtij relacioni.

Në përpilimin e projektit, u shfrytëzua legjislacioni sovjetik përsa i përket internimit dhe dëbimit si masë administrative si dhe u muarën parasysh dispozitat e neneve 21 dhe 22 të kodit penal t’onë.

Në projektin t’onë parashikohen në mënyrë të kjartë personat kundër të cilëve mund të aplikohet internimi dhe dëbimi si masë administrative si dhe jepet përkufizimi i kuptimit të pjesëtarit të familjes të personit që ndodhet i arratisur brenda ose jashtë vendit.

Vlen të theksohet, gjithashtu fakti që në këtë projekt paraqitet e nevojshme pjesëmarrja e prokurorit të përgjithshëm ose e zëvendësist të tij në mbledhjet e komisionit të veçantë të internimit dhe dëbimit si dhe ushtrimi i protestës nga ana e tij në këshillin e Ministrave në rastet kur nuk e gjen me vend vendimin e Komisionit të sipërm, gjë që siguron kontrollin nga ana e organeve të prokurorisë për mbrojtjen e ligjshmënisë.

Ministri i Punëve të Brendshme

Gjeneral Leitnant

p.(Mehmet Shehu)

(Kadri Hazbiu) d.v.

Dakt.D.XH.

22/4/1954

Relacionit të mësipërm, ju bashkëngjit edhe projekt-dekreti i mëposhtëm, mbi internimin dhe dëbimin si masa administrative dhe u dërguan për aprovimin në Këshillin e Ministrave.

Ja çfarë parashikonte ky projekt-dekret:

Projekt–dekret mbi Internimin dhe dëbimin si masë administrative

Neni 1.

Kundër personave që paraqesin rrezikshmëri shoqërore, mund të vendoset si masë administrative internimi ose dëbimi. Dëbimi kundër të huajve mund të vendoset edhe me nxjerrjen e tyre jashtë kufijve të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Neni 2.

Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjestarëve të familjes së të arratisurit Brenda ose jashtë shtetit.

Quhen pjestarë të familjes personat që bashkëjetojnë me të arrestuarin si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat si dhe persona të tjerë që bashkëjetojnë me të ose janë në ngarkim të tij.

Neni 3.

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative vendoset nga një komision i veçantë. Po nga ky Komision kërkohet, kur është rasti, edhe marrja e masës së konfiskimit mbi pasurinë e t’arratisurit.

Neni 4.

Komisioni i veçantë i përmendur në nenin e më sipërm përbëhet nga 7 veta që caktohen me dekret të presidiumit të Kuvendit Popullor dhe kryesohet nga Ministri i P.Brendëshme. në mbledhjet e Komisionit merr pjesë edhe prokurori i Përgjithshëm ose zevëndësi i tij.

Neni 5.

Masa administrative e internimit ose e dëbimit mund të revokohet nga komisioni edhe para mbarimit të afatit të caktuar në vendimin e tij.

Neni 6.

Kundër vendimeve të Komisionit mund të bëhet protest në këshillin e Ministrave nga prokurori i përgjithshëm.

Neni 7.

Afatet e caktuara nga nenet 21 dhe 22 i kodit penal zbatohen edhe për internimin dhe dëbimin si masë administrative.

Neni 8.

Me zbatimin e këtij dekreti ngarkohet Ministrija e P.të Brendshme

Neni 9.

Dekret-ligja nr.649 datë 10/1/1949 “Mbi zbatimin e dënimit të dëbimit dhe të konfiskimit të pasurisë si masë administrative” mbetet pa fuqi.

Neni 10

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dakt.D.XH.

22/VI/1954

konfiksim Mehmet Shehu Pasuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: 61 milionë euro të sekuestruara në vitin 2025, në fokus edhe kripto-asetet

10:15 / May 25, 2026

Koçiu: 65 mln euro pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë 2025-ës

12:33 / February 20, 2026

12 miliarderë me më shumë pasuri se gjysma e njerëzimit

09:44 / January 22, 2026

I dënuar për ‘trafik narkotikësh’ dhe pjesë e një organizatë kriminale, Prokuroria e Vlorës sekuestron 400 mijë euro pasuri të një personi

10:43 / January 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.