Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një tjetër rast të aksionit për dhënien fund të zaptimit të plazheve publike dhe rikthimit të kësaj hapësire tek qytetarët. “Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund”, shkruan ndër të tjera Rama në llogarinë e tij të “Facebook”. Postimi i plotë: Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në…
Author: tirana
Një banesë është djegur në Gjirin e Lalëzit dhe 5 makina si pasojë e një zjarri. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtullungat e tymit kanë mbuluar zonën mesditën e sotme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve. Ende janë të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.
Duke zbuluar në qytetin e Glinës një bust për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, presidentja aktuale e vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi se, për hir të paqes dhe të së ardhmes, Kroacia kishte falur shumë gjëra, por krimet e luftës duhej të hetoheshin dhe të penalizoheshin. “Ne kemi falur shumë gjëra për hir të paqes dhe të së ardhmes, por duhet të hetojmë dhe ndjekim penalisht krimet e luftës, kjo është ajo që shteti kroat u detyrohet viktimave”, deklaroi presidentja në Glinë, 70 kilometra në jug të Zagrebit, ku mori pjesë në ceremonitë për Ditën e Fitores, Ditën e…
Polumbarët e Forcës Detare i shpëtojne jetën pushuesit 55-vjeçar. Sot në mesditë, mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, polumbarët, Detari Klinti Beqaj dhe Detari Erion Hysenaj shpëtuan nga mbytja qytetarin me iniciale G.C, 55 vjec nga qyteti i Kukësit. Burri kishte hyrë në det për t’u larë, por për shkak të kohës së keqe, erës dhe dallgëve të forta, qytetari e ka patur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën. Falë ndërhyrjes së shpejtë, qytetari është mundur të nxirret nga deti dhe është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së duhur mjekësore.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për largimin e Tv Klan nga platforma e Digitalb, për shkak të mos aaritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Berisha sjell ndër mend sherrin e drejtorit të Top Channel Ben Blushi dhe ish-drejtorit të Digitalb Alban Jaho në restorantin Padam në Tiranë. Duke iu referuar qytetarit dixhital, ish-kryeministri deklaron se në të njëjtin restorant Blushi ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij kanë bërë plane për shkatërrimin e Tv Klan. Berisha më tej paralajmëron falimentimin e Top Medias nga Blushi, duke pretenduar se ky i fundit i vuri flakën…
Drejtuesi i një motori ka humbur jetën në vend pasi është përplasur me një makinë. Aksidenti rrugor ka ndodhur ne segmentin Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”. Sipas policisë mjeti me drejtues një banor të Lezhës, u përplas me motoçikletën që drejtohej nga një banor i Shënkollit. Policia arrestoi në flagrance drejtuesin e makinës dhe dyshohet se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor. Grupi hetimor po vazhdon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Regjistrimet e tre padive të para për shpifje të firmosura nga Edi Rama në gjykatën e kryeqytetit datojnë në 3 nëntor 2018, ndërsa tre të fundit në 17 qershor 2019. Sipas padive të siguruara nga A2 CNN, në 18 raste Rama kërkon nga 1 milionë lekë dëmshpërblim nga drejtuesi dhe ish-drejtuesi i opozitës, nga ish-deputetë të PD e LSI, si dhe nga gazetari Ylli Rakipi e aktivistja Sevim Arbana. Kryeministri pretendon që të paditurit kanë shpifur ndaj tij apo ekipit qeverisës në dalje publike, ose në postime në rrjetet sociale. Shifra e dëmshpërblimit ndryshon vetëm në një prej padive. Në…
Një video propagandistike e publikuar nga Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës i ka treguar publikut për herë të parë dhomën sekrete të kontrollit të raketave. Në video shihen një grup ushtarësh që diskutojnë strategjitë, bëjnë telefonata dhe punojnë në kompjuter brenda zyrës. Aty shikohet edhe një nga predhat Dongfeng-41 ose DF-41, që mendohet se ka shtrirjen më të madhe në botë dhe mund të arrijë deri në Londër.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 10 gjyqtarët e parë. Këta gjyqtarë sipas KLP-s do të plotësojnë situatën emergjente të krijuar në disa gjykata rrethi ku për shkak të dorëheqjeve, largimit nga vettingu apo daljes në pension të togave të zeza janë krijuar pamundësi të formimit të trupave gjykuese. Magjistratët janë caktuar të shërbejnë nga Tropoja, Puka, Dibra, Shkodra, Kukësi, Lushnja, Saranda, Kurbini, Korça e Gjirokastra. Pas futjes në sistem magjistratët do t’i nënshtrohen procesit të vettingut, i cili do të caktohet me short nga KPK për secilin prej tyre. Ndërsa ata kanë kryer stazhin e paguar deri këtë periudhë…
Dashi – Marrëdhëniet afatgjata Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata. Magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që e dini se do t’ua thyejë zemrën. Demi – Partneri ideal Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati ta çojë gjithçka në djall. Duhet t’u jepni një mundësi marrëdhënieve. Binjakët – Nuk hapen Ju pëlqen t’u tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme…
Mes 20 viktimave në El Paso, Texas, ku një 21-vjeçar hapi zjarr kundër klientëve në një supermarket, ishte dhe një grua e re, 25 vjeçe me djalin dy muajsh në krahë. Kështu ka treguar motra e viktimës 19-vjeçarja Leta Jamrowski pasi mësoi se Jordan Jamrowski Anchondo, ishte vrarë në qendrën tregtare Walmart ndërsa po blinte mjete shkollore për fëmijët më të mëdhenj. “Nga plagët mbi fëmijën-ka shpjeguar 19-vjeçarja për Associated Press- duket që motra ime është kthyer në mburojë. Kështu që kur është qëlluar me fëmijën në krahë mund t’i ketë rënë sipër, pra ka dhënë jetën për ta mbrojtur”.…
Për vite me radhë, europianë u joshën të mendonin se paqja dhe begatia e periudhës së pas Luftës së Ftohtë do të ishin të vetë qëndrueshme. Por, tashmë dy dekada pasi kemi hyre në shekullin e XXI, është e qartë që Kontinenti i Vjetër i ka bërë gabim llogaritë dhe tani duhet të kapë ritmin e revolucionit digjital. Nga Joschka Fischer Dy dekadat e para të shekullit të XXI po fillojnë të hedhin një hije të gjatë mbi botën perëndimore. Kemi bërë rrugë të gjatë që nga fundi i shekullit, kur njerëzit kudo, por sidomos në Europë, përqafuan me ngulm “fundin…