Tre ditë më parë, Ariana Grande solli projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Mikey Foster, një nga anëtarët e bandës “Social House”. Kënga u titullua “Boyfriend” dhe në klip Ariana dhe këngëtari shfaqen në skena mjaft intime me njëri-tjetrin. Mirëpo, kujt do t’i shkonte në mendje se në fakt këngëtarja dhe Mikey janë çift në jetën reale. Burime për revistën “People” e kanë konfirmuar këtë lajm, duke treguar se Ariana dhe Mikey janë në fillimet e marrëdhënies së tyre. Çifti ende nuk e ka bërë publike marrëdhënien, mirëpo me siguri s’do t’i shpëtojnë gjatë syve të paparacëve.
Author: tirana
Bllokohen tre hotele të tjera në kuadër të aksionit të anti-informalitetit. Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion ku janë mbyllur tre hotele. “Stop InformalitetitEh, kështu është kur, “për një viç t’xen nata jasht”!”, shkruan Rama.
Prej kohësh në media është përfolur për çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar, këngëtaren Jonida Maliqi dhe aktorin Romeo Veshaj. Megjithëse nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, ata janë parë kudo së bashku dhe tashmë nuk kanë ngurruar edhe të puthen në publik. “Revista Who” ka publikuar një video të çiftit teksa ndodhen së bashku me Donaldin dhe Borën në plazhin e Llamanit dhe po shijojnë pushimet e tyre. Teksa ndodheshin të ulur në shezlong përballë njëri-tjetrit, Jonida i ka vënë dorën në qafë Romeos dhe e ka puthur në buzë, siç mund ta shihni në video.…
Shikoni mirë foton? Ju duket sikur prezantuesja Xhemi Shehu ka dalë në foto me motrën e saj, pasi ngjajnë kaq shumë me njëra-tjetrën? Po është e vërtetë që ngjajnë shumë, por nuk janë motra. Ajo krah Xhemit është një bukuroshe e cila ka qenë në vëmendje të mediave javëve të fundit për shkak të dasmës me një nga aktorët më të mirë të humorit, Gaz Paja. Ajo është bashkëshortja e Gazit, Ira . Në foton që moderatorja ka publikuar të gjithë komentuesit kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe të dy bukurosheve.
Ilir Metës i është dashur të fusë këmbët në ujë të ftohtë, dhe të ecë përmes një përroi në Prevallë, për të kuptuar më në fund se nuk po e përfill askush. Më konkretisht nuk dihet pse i është kujtuar zoti Palmer, duke ecur i vetëm nëpër mal qysh herët në mëngjes. Zakonisht në orët e para të mëngjesit, të ngelen në mendje emra apo ëndrra, që të lënë pa gjumë gjatë natës. Dhe duket se Palmer, ja ka prishur qetësinë Ilir Metës. Sot në mëngjes herët në Prevallë, duke futur këmbët në ujë të ftohtë dhe duke shijuar kontrastin…
Blloku ishte ndoshta zona më e mistershme në Shqipërinë e paraviteve ’90. E ëndërruar dhe e paarritshme prej shumicës. Isuf Kalo, asokohe mjek i ri, me shumë gjasë nuk e kishte menduar se do të hynte brenda asaj zone të ndaluar e aq më pak të kishte në duar jetët e njerëzve që jetonin aty, jetën e udhëheqjes së lartë të shtetit; jetën e vetë Enver Hoxhës. Pas gati 30 vjetësh nga rënia e diktaturës, mjeku i njohur, Isuf Kalo, boton një libër kujtimesh e refleksionesh, të titulluar “Blloku”, një botim i UET Press. Në këtë libër, Kalo tregon njohjen…
“Sazani: Tokë e Askujt” është një ekspozitë e bazuar në hulumtimet fotografike dhe arkivore, që sjell bashkë harta origjinale nga forcat e ndryshme që kaluan përmes ishullit, me lentet e 5 artistëve: #HelidonGjergji, Dritan Hyska, Giaime Meloni, Abi Shehu, dhe Gerta Xhaferaj; e kuruar nga Niku Alex Muçaj & Elian Stefa (Tukuru Kuturu). Ekspozita shërben si një mision zbulues për projektin ArtileriA Sazan; një projekt planifikimi kulturor i cili shndërron ishullin e Sazanit në një vendbanim të përkohshëm, ku fushat krijuese ndërthuren me trashëgiminë, natyrën dhe izolimin; duke ruajtur strukturat ekzistuese si një muze i përhershëm në ajër të hapur.
E konsideron veten “njeri nate”, por duke drejtuar një program mëngjesi, kuptoi se ia vlen më shumë të jetë një person i orëve të para. Por pas tri vitesh nga jeta e tij duke moderuar “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani ka njoftuar ndjekësit se po largohet nga emisioni. Ish-fituesi i “Big Brother” njoftoi marrjen e këtij vendimi që nuk pritej, ndërkohë që në këtë intervistë zbulon arsyen pse po e mbyll me kaq këtë eksperiencë. Për jetën mes biznesit dhe televizionit, dashurinë dhe planin për t’iu rikthyer një formati mbrëmjeje dhe të tjera sekrete nga jeta e tij, i rrëfen të…
Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme pasi vidhnin shpërndarëse të internetit. Mësohet se në pranga kanë rënë E. D.,23 vjeç dhe B. K.,31 vjeç. Dy të rinjtë janë arrestuar pas kallëzimeve të bëra nga administratorët e disa pallateve të cilët vidhnin kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike. Por nuk u kishin mjaftuar vetëm pallatet. Mësohet se ata janë autorë edhe të vjedhjes së kasetës së internetit në një një nga zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në Tiranë. Vjedhjet janë kryer gjatë periudhës shkurt-mars. Pas arrestimi, policia arriti të sekuestrojë materialet elektrike të vjedhura, konkretisht…
Prishtina ka bërë bashkë përgjatë dy ditëve të fundit shumë artistë që tashmë i kanë bërë jehonë vendit në arenën ndërkombëtare. Ndër to kanë qenë edhe Dua Lipadhe Gashi, dy artistë tashmë të afirmuar ndërkombëtarisht. Pasi kanë dhënë një koncert në sheshin kryesor të Prishtinës, ata kanë marrë dhe një valle tradicionale shqiptare. Dua Lipa është mbështjellë edhe me flamurin kuq e zi e ndërsa Gashi e ka shoqëruar vallen gjatë gjithë kohës me simbolin tonë kombëtar.
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka vijuar sërish me citimin e aktorëve të njohur, të cilët shprehen se janë pro ndërtimit të një Teatrit të ri. Këtë herë, në një postim në Facebok, Rama ka cituar deklaratën e aktorit Reshat Arbana, i cili shprehej se duhet bërë një teatër ui mirë “dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër”. “Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët dyshohet se vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate duke dëmtuar fibrat optike dhe së fundmi ne zyrat e njësisë se mirëmbajtjes se rrjetit elektrik në kryeqytet. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas kallëzimeve të marra nga administratorët e disa pallateve për vjedhjen e kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike, si dhe së fundmi për vjedhjen një nga zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të…