Policia Rrugore ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në rrugë, kryesisht në ato zona ku fluksi i qytetarëve është i lartë me qëllim parandalimin e çdo fatkeqësie të mundshme. Me një porosi të veçantë, Policia Rrugore iu drejtohet qytetarëve, të cilët janë faktuar me foto dhe video se me karvanët e dasmave në zonat e banuara jo vetëm që shkelin ligjin duke përdorur boritë në mënyrë të pa nevojshme, por në të shumtën e rasteve kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve gjatë gjithë segmenteve ku ata lëvizin. Apeli i Policisë drejtuar qytetarëve:…
Author: tirana
Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një ligj që u ndalon hyrjen në SHBA politikanëve nga vendet e tjera të botës, të cilët rezultojnë të përfshirë në afera korruptive apo në shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk është thjesht një refuzim vize, por një shpallje “non grata” e tyre dhe e familjarëve të tyre për një kohë të pacaktuar. Ky është mekanizmi i distancimit të SHBA-së nga kjo kategori politikanësh, i damkosjes dhe djegies së tyre politike në ato vende ku ka një opinion publik të gjerë proamerikan, siç është vendi ynë për shembull. Ky është, ndërkaq, mekanizmi që…
Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu dhe partnerja e tij 17 vite më e re, Ertemiona Mejdani, janë kurorëzuar me martesë larg syve të publikut. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari, i cili në profilin e tij në Instagram i kishte uruar ditëlindjen Ertemionës duke i shprehur dashurinë në disa rreshta. “Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe t’i dërgoj me trëndafila. Ps: A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua?”-shkruante…
Gjykata për Krime të Rënda caktoi dje masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefi, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin. ë parë, pasi dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro. Gjatë seancës së djeshme, pretendimet e Prokurorisë janë rrëzuar nga avokatët e 3 të arrestuarve, duke mohuar që ata të kenë kërcënuar biznesmenin. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë. Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime…
Ndahet nga jeta kryetari i Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafit. Kreu i PD, Lulzim Basha, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjarët e tij, ndërsa shprehet se Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. “Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Basha. Postimi i plotë: Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të…
Ditën e sotme reperi Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili me siguri do të kthehet në hit. Kënga mban titullin “Sytë e tu” dhe në tekst flet për një bukuroshe me sy blu. Pjesë të klipit reperi ka bërë ish-banoren seksi të Big Brother, Françeska Jaçe dhe në fillim të klipit shihen disa skena të nxehta në shtrat. Françeska shfaqet mjaft tërheqëse teksa i shkon në shtrat reperit i cili e puth plot pasion në qafë. Që në orët e para të publikimit kënga ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ajo numëron me…
Vrau babanë dhe i hodhi trupin në liqenin e Farkës, dënohet me 21 vite burg Selman Alija. Gjykata për Krime të Rënda e ka gjetur fajtor 28- vjeçarin për veprën penale të vrasjes në familje dhe rreth një muaj më parë e ka dënuar atë. Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit, goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Selman Fejzi Alijës, për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për…
Nëse keni planifikuar pushimet gjatë kësaj jave jeni shumë me fat. Moti ka rezervuar ditë të mbushura me diell dhe vetëm pasdite do të fryje erë e lehtë. Temperaturat do të jenë të favorshme për plazh, megjithatë nuk do të kemi të bëjmë me temperatura ekstreme. Sipas parashikimeve temperaturat maksimale do të arrijnë gjatë javës deri në 35 gradë ndërsa fundjava do të ketë një rritje të lehtë. Ditët e para të muajit gusht kanë nisur mirë, prandaj shfrytëzojini pasi vera po mbaron.
Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama se në shtator, vija bregdetare nuk do të administrohet nga pushteti vendor, por do t’i kalojë shtetit. Por sipas Nishanit pas kësaj nisme fshihet një tjetër tentativë për të grabitur pronat e bregdetit. “Deklaratat e Edi Ramës për administrimin e vijës bregdetare një propagandë e shpifur në interes të një kurthi të ri për ti mashtruar shqiptarët dhe për të grabitur pronën më me vlerë të vendit, Bregun e Detit. Vija bregdetare, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda kanë 20 vite që janë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dënoi dhunën e gjobave ndaj biznesve të vogla, me të cilat mbijetojnë shumica e familjeve shqiptare. Në një tëkim me strukturat e PD në Belsh, zoti Basha tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë. “Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.” Kreu i opozitës tha se keqtrajtimi i biznesit të vogël…
Pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish-e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016. Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo iku, kaq ishte e shkruar”. Madje, ai shtoi se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar. E teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, para pak ditësh është mësuar se Dafina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, politikani i njohur Milaim Zeka. Ky i fundit publikoi disa fotografi në profilin…
Është shumë pranë mbyllje telenovela e gjatë e merkatos së verës, ndërsa tifozët e futbollit duhet të përgatitjen për goditjen më të madhe në tregun e transferimeve. Pritet zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurt se Paris SG dhe Barcelona janë shumë pranë marrëveshjes që do të rikthejë Neymar në La Liga. E përditëshmja katalunjase “Sport” shkon më larg dhe jep detajet e akordit mes dy klubeve, që kanë vendosur t’i japin fund “luftës” së ashpër mes tyre. Por ndryshe nga sa ishte folur deri tani, termat e akordit që do të rikthejnë sulmuesin brazilian në “Camp Nou” kanë ndryshuar…