Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndahet nga jeta themeluesi i PD në Berat, Lulzim Basha ngushëllon familjarët

16:04 / August 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fehmi telegrafi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndahet nga jeta kryetari i Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafit.

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjarët e tij, ndërsa shprehet se Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi.

“Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të Fehmi Telegrafit, kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, në ditët e para të janarit të 1991-it. Në një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare, mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.

Ai së bashku me një grup intelektualësh dhe qytetarësh beratas, mori pjesë aktive në organizimin e mitingut të parë të Partisë Demokratike më 9 Janar 1991 në Berat. Zyra e tij si trajner i sportit të peshëngritjes tek “Poligoni” u bë pikëtakimi për grupin organizator që do të merrej me mitingun e parë të PD në Berat, një miting madhështor e mbresëlënës që beratasit e kujtojnë sot e kësaj dite.

Komisioni nismëtar i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, i përbërë prej 26 vetësh, e zgjodhi Fehmi Telegrafin kryetar, pavarësisht se në komision merrnin pjesë intelektualë të klasit të parë si i paharruari Simon Vrusho, Bardhyl Sheme, Dhimitër Papa, Nuri Ibro, Piro Leka, Agron Musaraj, Pëllumb Nako apo Ylli Kapllani. Këta guximtarë drejtuan Partinë Demokratike të Beratit në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe korrën sukses në një zonë të vështirë, kur mund të themi me plot gojën se regjimi diktatorial ishte ende i fortë.

Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. Pinjoll i nje familjeje qytetare, profesor Fehmiu ishte intelektuali, atdhetari i kulluar dhe trajneri i shkëlqyer i peshëngritjes beratase, trajner i shumë prej ikonave të peshëngritjes së Klubit Sportiv të Tomorit, që korrën sukses në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Triumfi i Fehmi Telegrafit dhe miqve të tij, themelues të PD në Berat, është një trashëgimi frymëzuese për përballjen me sfidat e sotme. Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike e ka pasuri këtë histori frymëzuese, këtë fibër qëndrese dhe mospranimi të së keqes.

Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, nuk do ta lëmë të keqen të triumfojë, sepse Partia Demokratike është trashëgimtare historike e qëndresës që pesha të rënda si Fehmi Telegrafi bënë në ditët e vështira të 1991-it.
Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Kryeministri Rama takim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

13:02 / July 27, 2026

Dezinformimi, Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit. Nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend

12:54 / July 27, 2026

Balla kërkon miratimin e marrëveshjes 302 mln dollarë me SHBA: Historike për mbrojtjen e Shqipërisë

12:13 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.