Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

50 mijë euro gjobë biznesmenit, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

16:44 / August 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata për Krime të Rënda caktoi dje masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefi, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin.

ë parë, pasi dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro. Gjatë seancës së djeshme, pretendimet e Prokurorisë janë rrëzuar nga avokatët e 3 të arrestuarve, duke mohuar që ata të kenë kërcënuar biznesmenin. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi i bërë nga shtetasi N.L., janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 5 mijë euro. Burime bënë të ditur se Prokuroria ka edhe përgjime dhe një pjesë e këtyre janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shuma që do të dorëzonte fillimisht ishte 10 mijë euro, por në pamundësi kishte siguruar vetëm 5 mijë, të cilat kanë qenë me të njëjtën seri.

LIRIMI

Ndërkohë, pavarësisht se sipas njoftimit të Policisë, të tre këta persona kanë bashkëpunuar për arritjen e qëllimit kriminal, përfitimit të shumave monetare, sipas Prokurorisë nuk ka të dhëna të mjaftueshme për përfshirjen e Ergi Shullazit në ngjarje. Kështu, Prokuroria kërkoi dje ndryshimin e masës për këtë të arrestuar, pasi në analizë të provave dhe fakte të deritanishme nuk është e qartë nëse ka qenë i përfshirë. Prokurori kërkoi arrest në burg për dy të arrestuarit e tjerë. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e Akuzës, duke liruar një prej të arrestuarve dhe lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të tjerë.

ARRESTIMI Duke iu referuar njoftimit të Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N.L., banues në Durrës. Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N.L.. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Prokuroria do të vazhdojë hetimet për këta persona për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.