Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-të fejuarat e Seldi Qalliut bëhen nëna, këngëtarit i ngec filmi edhe te vajza e Sabianit dhe stopon jetën virtuale

15:06 / August 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seldi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish-e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016. Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo iku, kaq ishte e shkruar”.

Madje, ai shtoi se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar. E teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, para pak ditësh është mësuar se Dafina është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, politikani i njohur Milaim Zeka. Ky i fundit publikoi disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqej duke festuar pasi kishte mësuar se ishte bërë gjysh.

“Sapo mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë së bashku me Edën dhe disa miq nga Brukseli dhe Gjermania. Që Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtetë. Që unë u bëra gjysh, kjo është rrenë…”, ka shkruar me humor Zeka, i përfolur si deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate.

Kujtojmë që Dafina është e dyta ish-e fejuar e Seldit që bëhet nënë pas ndarjes prej tij. E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohu në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të. Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenika u pasua me konflikt e polemika.

Pas “Big Brother”, Domenika iu rikthye jetës në Itali, ku pas pak vitesh u bë nënë e një djali. Vitet e fundit ajo punonte pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës si asistente teknike në skenografi. Nga ana tjetër, Seldi Qalliu, pasi i dha fund lidhjes me të, u nda edhe nga e fejuara prej pesë vitesh, Dafina Zeka, dhe e fejuara tjetër këngëtare, Mimoza Shkodra. Pas ndarjes nga Mimoza u fol se ai kishte nisur një histori të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit.

Në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpunimi u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të stopuar aty. Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, sepse prej muajsh nuk poston asgjë nga aktiviteti i tij aktual.

Duket se kënga me Kejsin, me titull “S’ka dashni”, është një fabul që i përshtatet dhe historisë së tij të jetës deri tani me tri fejesa të dështuara. Nuk dihet nëse Seldi është tipi i djalit të vështirë në marrëdhënie, apo nuk ka fat në dashuri sa t’i çojë fejesat në martesë.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.