Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, pasi një burrë i cili kishte humbur të gjithë pasurinë e tij në kumar, ka lënë në lojë edhe gruan e tij. Ai ka lejuar dy miqtë e tij t’i përdhunojnë bashkëshorten dhe kjo e fundit e ka akuzuar atë në polici. Gruaja ka treguar se bashkëshorti i saj pinte shumë kohëve të fundit dhe shokët e tij Arun dhe Anil i shkonin shpesh në shtëpi. Pas përdhunimit, gruaja ishte larguar në shtëpinë e xhaxhait të saj, mirëpo bashkëshorti kishte shkuar t’i kërkonte falje. Ajo e kishte pranuar faljen e tij, por…

Read More

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi përballjet në fazën e play-off në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, çiftet do të zyrtarizohen vetëm pas përfundimit të sfidave në raundin e tretë kualifikues të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian. Megjithatë, që tani projektohen ndeshje të rëndësishme, pasi në skenë do të hyjnë skuadra të mëdha si Ajax Amsterdam, që do të luajë kundër fituesit të përballjes mes APOEL dhe Karabak. Më parë holandezët duhet të kalojnë PAOK-un e Selanikut. Një sfidë e madhe në play-off të Champions League mund të jetë edhe ajo mes Porto dhe Olympiacos. Ndeshjet e…

Read More

Partia Demokratike ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme i është vendosur tritol në banesë nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Vendim Demaj, ndërsa akuzon policinë se fsheh ngjarjen. Në lidhje me këtë rast, burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në të njëjtin pallat ku jeton Demaj duke hedhur poshtë kështu pretendimin e PD-së se lënda plasëse është vendosur në apartamentin e nënkryetarit të bashkisë. Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në katin e tretë në derën e banesës me qira të shtetasit, Paulin Gjegjaj.

Read More

“Na vranë hajdutët”, kështu ka lajmëruar kushërinjtë vajza e çiftit Buci, pasi ka parë prindërit e saj të plagosur. Siç ka dëshmuar ajo në Gjykatën e Tiranës, me vëllain e vogël në krah, është munduar të lajmërojë të afërmit që ta ndihmonin me prindërit, të cilët ishin të dy përtokë. Ndërkohë, vetë Rita Buci ka shpjeguar para togave të zeza momentin e ngjarjes. Duke iu referuar dëshmisë, Hoda e Kurti i kanë kërkuar lekët, ndërsa ajo u ka thënë: “Çfarë lekësh kërkoni?”, duke u kërkuar të dilnin jashtë. Por, njëri nga personat, ka thënë zonja Buci, pas kësaj është afruar…

Read More

Në një kohë që sot është afati i fundit që partitë politike të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta pas anulimit të 30 qershorit, dhe LSI e PR kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim në këto zgjedhje, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, thekson se përballja e ardhshme elektorale është për zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shit. “Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishëm ku fitoi qytetaria, fitoi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja…

Read More

Tayna dhe Kida janë dy këngëtare mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar. Me muzikën e tyre ato kanë arritur suksese të mëdha edhe pse në pak kohë. Prej disa ditësh ne media po përflitet për një debat të mundshëm mes tyre dhe thuhet se vajzat nuk flasin me njëra-tjetrën. Ato janë parë në të njëjtin ambient së bashku dhe nuk janë përshëndetur, prandaj dyshohet se marrëdhënia mes tyre nuk është aspak mirë. Por me sa duket ky ka qenë vetëm një moment pakujdesie, pasi gjesti i fundit që ka bërë Tayna i hedh poshtë të gjitha. Reperja ka postuar në…

Read More

Mbrëmë në mesnatë i është vendosur tritol në banesë nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Lajmin e ka bërë me dije zyra e shtypit e PD Në momentin e ngjarjes, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë, raportojnë burimet nga selia blu. Në një njoftim për mediat, PD bën me dije: “Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë. Policia e Shtetit po e…

Read More

Prej vitesh, mbetjet urbane të qytetit të Himarës transportoheshin në Landfillin e Bajkaj, një distancë prej mbi 75 metrash katrorë, me kosto të lartë transporti për shkak të distancës së largët. Me fillimin e punimeve për ndërtimin e fushës së stabilizimit dhe riciklimit të mbetjeve në stacionin e transferimit në Vumblo të Himarës, distanca e transportimit të mbetjeve urbane do të ulet, për rrjedhojë edhe kosto do të reduktohet. Duke mos përjashtuar faktin, që ky stacion tranzitor mbetjesh, do të garantojë ndarjen e mbetjeve që në burim, duke sjellë në Shqipëri një mënyrë të re të trajtimit të mbetjeve, në…

Read More

Kështu nisi e me këtë model lideri, historia e pluralizmit politik në Shqipëri. Diku nëpër podiumet e mitingjeve të ethshme kundër diktaturës në ato fillime të postkomunizmit, ishte shfaqur edhe një personazh tjetër. Ishte Edi Rama, intelektual i kohës që mbante fjalime kundër komunistëve e propozonte nxjerrjen jashtë ligji të partisë së tyre, që kishte qenë partia-shtet e diktaturës. Ndërkohë Ilir Meta ishte një student dhjetori, që sapo kishte vendosur t’i bashkohej historisë së re të PPSH-së, që muajt e parë të pluralizmit kishte marrë emrin Partia Socialiste e Shqipërisë. Në atë kohë askush se njihte Lulzim Bashën. Ishte veçse…

Read More

Sezoni i ri i Milanit ka nisur sa i përket moshave, me formacionet Primavera dhe U-18, që janë të impenjuar në grumbullimet verore në Storo, në Trentino, deri më 10 gusht. Mes risive të stafeve teknike ka një rikthim të veçantë, ai i Nelson Dida, portieri i Milanit nga viti 2000 deri në 2010 me shumë suksese. Dida kthehet për t’u marrë me përgatitjen e portierëve në formacionin U-17.

Read More

Shumë teori janë parashtruar për shkaqet e vdekjes së Aleksandrit të Madh. Herë pas here, bashkëluftëtarët e tij, alkoolizmi, mjeku i tij personal, sëmundje të ndryshme, si tifoja dhe gripi, janë fajësuar dhe tonet e bojës janë derdhur në komplotet e ngritura kundër tij. Sipas ekspertëve të Universitetit Otago në Zelandën e Re misteri është zgjidhur. Siç thuhet nga Dr. Katharine Hall, një profesore në Shkollën Mjekësore Dunedin, në një artikull të botuar në Buletinin e Historisë së Lashtë , tha se vdekja e ushtarit të madh duket se është shkaktuar nga një çrregullim neurologjik, Sindromi Guillain-Barre, një sëmundje autoimune…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë gjuajtur me armë në një lokal në këtë zonë, duke plagosur pronarin e objektit i cili ndodhet në gjendje të rëndë, si dhe 3 persona të tjerë. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt mes tyre paraditen e sotme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. Policia ka identifikuar dy autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa në ndihmë është vënë edhe Delta Force e FNSH…

Read More